Uashingtoni kundër blerjes nga Turqia të sistemit raketor rus

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth blerjes nga Turqia të një sistemi rus për mbrojtjen nga raketat që nuk mund të integrohet në NATO.

Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë paralajmëruar Turqinë se do të jetë objekt sanksionesh dhe se blerja prej saj e avionëve luftarakë nga firma amerikane Lockheed Martin rrezikohet, nëse Ankaraja nuk heq dorë nga planet për sistemin rus.

“Është e qartë, se duke sjellë Turqia një sistem rus anti-ajror dhe anti-raketë në një vend të NATO-s, ne nuk mund ta integrojmë këtë vend në NATO.

Po, kjo na shqetëson dhe ne nuk e rekomandojmë këtë,” u tha zoti Mattis gazetarëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Uashingtoni kundër blerjes nga Turqia të sistemit raketor rus”

  1. USA citizen says:

    Pirdh o Mattis pirdh. Lidhni te marrin ne zyren ovale te tjerat rregullohen.

    1. Baca says:

      Ke te drejte i nderuar zoteri, ai nuk eshte vetem i marri por edhe spiuni i Putinit ne Washington!
      I madhi dhe i paharrueshmi John Mccain e pat parashikuar rrollin e koklakres ne Shtepine e Bardhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *