Audio-përgjimi, shantazh katërvjeçar i Biankut për biznesin e vet!

29 Gusht 2018, 21:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Reagimi i Gjykatës së Strasburgut dhe sqarimi prej saj, se ka qenë në dijeni të bisedës mes gjyqtarit Ledio Bianku dhe nënkryetarit të KQZ në Shqipëri, për çështjen e pronave, por kjo çështje nuk ka shqetësuar Gjykatën dhe nuk ka ndikuar në vendimet e saj, i vë kapak zhurmës rreth audio-përgjimit.

Ajo që lë shije të hidhur nga gjithë kjo histori, është përpjekja e gjyqtarit Bianku për të regjistruar një zyrtar shqiptar, që e paska pasur dhe mik, dhe përdorimi i këtij regjistrimi prej katër vitesh si shantazh, në momentin kur Gjykata po shqyrton kandidaturat e reja të Shqipërisë për në këtë gjykatë.

Nga pikëpamja morale, përgjimi i zyrtarit të Tiranës, është një vulgaritet që tregon për një personalitet të dyfishtë të tij. Ai është treguar korrekt që ja ka referuar Gjykatës ndërhyrjen e qeverisë shqiptare, dhe Gjykata nuk ka pasur nevojë për audio-përgjimin që ai e ka mbajtur katër vite në sirtar, për këtë ditë.

Audio-përgjimi i është dashur për katër vite Ledio Biankut, për ta përdorur si presion ndaj qeverisë shqiptare, pasi në vitin 2016 qeveria shqiptare e akuzoi atë për konflikt interesi pasi vjehrri i tij kishte dy çështje pronash dhe ai nuk mund të ishte më pjesë e trupave gjykuese për pronat.

Deri në atë kohë ai ka qenë kyç për çështjen e pronave dhe thjesht kjo qeveri i ka prishur biznesin.

Dhe ky ësht i vetmi skandal në këtë histori.

Një gjyqtar që tenton të kapë peng qeverinë e vendit të tij, me audio-përgjime.

Për katër vite rresht, Bianku nuk qenka shqetësuar nga audio-përgjimi. Nuk është shqetësuar as Gjykata, dhe normal, nuk kishte pse të shqetësohej.

Nga ana tjetër, ai nuk e ka denoncuar audio-përgjimin as në Prokurori, as në publik, por e ka ruajtur për shantazh.

E gjithë kjo e kthen gjyqtarin nga të shantazhuar, në shantazhues, në një gjobëvënës ndaj qeverisë së vendit të vet.

Pasi ka parë se po konsumohet procedura e zëvendësimit të gjyqtarit në Strasburg dhe, pasi bëri dhe nja dhjetë ditë pushime tek “Laguna Blu” në shtëpinë e Genc Pollos, më në fund vendosi të bëjë një shërbim për sezonin e ri politik.

Në fakt, tani është koha që të hapen vërtet hetime për audio-përgjimin dhe të vihet para përgjegjësisë shantazhuesi me audio-përgjimin.

Qeveria nuk ka bërë shantazh ndaj tij. I ka shpalosur qëndrimin e saj për pronat përmes një zyrtari dhe i ka kërkuar ndihmë. Biles ato kërkesa ja ka bërë dhe zyrtarisht Strazburgut.

Ai ka bërë detyrën dhe ja ka referuar Gjykatës, dhe Gjykata ka bërë detyrën e saj, duke ruajtur pavarësinë.

Në rast se këtu ka ndonjë vepër penale dhe Bianku nuk e ka denoncuar, po ashtu duhet të jetë përgjegjës. Por fakti që e ka mbajtur katër vite në sirtar për ta përdorur për qëllimet e veta personale, është shantazh i pastër dhe duhet të hetohet seriozisht.

Është rasti më i pastër se si një gjyqtar turpëron jo vetëm Gjykatën për të cilën ka punuar, por tregon anën vulgare të personalitetit të tij, , ose si baxhanak, ose si specialist çimkash. Sikur ta kishte vëlla këtë Pollon!

 

27 komente në “Audio-përgjimi, shantazh katërvjeçar i Biankut për biznesin e vet!”

  1. wetingu says:

    Te lumte Mero ke goditir ne shenje.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    cpune ka nenkryetari i komisionit te zgjedhjeve me pronat dhe me ceshtjet gjyqesore ne strasburg o njeri?

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    cpune ka nenkryetari i komisionit te zgjedhjeve me pronat dhe me ceshtjet gjyqesore ne strasburg o njeri??

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    cpune ka nenkryetari i komisionit te zgjedhjeve me pronat dhe me ceshtjet gjyqesore ne strasburg o njeri???

  5. Ajet Delaj says:

    Mendoj se shume njerz do donin te dinin se cfare fonte z Biba ne delegacionin qeveritar ne Strasburgu
    kush ja ka prere bileten se pjesa tjeter qe eshte raportuar si shantazh tek kryetari I Gjykates se Strasburgut kjo tashme dihet.
    Te tjerat do vijne me vone
    Tung

  6. Arbeni says:

    KY ËSHTË VET NJE ÇIMKË E SALIUT DHE ILIRIT.???.PO KU ÇAN BUTHË LUANI NGA NJE MIZE QË I RRI TEK BYTHA.KY PALO NJERI ËSHTË NJE NGA LAROT E SALIUT QË DO HAJE VETËM SHIT…

  7. Mul Noka dhe Paloka says:

    Të fala Skypionit. Dhe disa te tjereve që u hapen bythsh, dhe tani mbeten me bythe hapur. Legena.
    Dhe ketu nuk ka rendesi fare se kush eshte Rama, Berisha, apo edhe Pollo.
    Ky Bianku e tregoi veten qe eshte nje legen materniteti, qe ka shkuar ne Strasburg nepermjet gruas se tij, dhe që ka perdorur poziten per biznes personal, si edhe shoket e tij gjykates ne Shqipëri.
    Berishen mund ta kesh inat, por duhet t’i jaoesh hakun se eshte i zoti. Ndersa ky Bianku eshte shok i Lulushit – zvarranik pa shtylle kurrizore.

  8. Komentuesi says:

    Shume i poshter eshte treguar Bianku me Denar Bibe,Hipokrite i pakrahasueshem.Epo keshtu jane te gjithe keta te pd-ke.

  9. Pensionisti says:

    Edhe un qe po ju shkruaj jame nga pronaret e pa demshperbluer .Beni mire qe te gjithe ish pronaret qei kane derguar çeshtjet ne strasburg ti jepni me emra Do dale qe jane te gjithe qeveritare dhe ishqeveritare.

  10. veqilharxhi says:

    krushqia ngjan pa behet o Mero djali!

  11. Maloku says:

    Edi Rama nuk eshte i zoti te perdore pushtetin qe ja besoji populli me vote. Keta karaktere duhej te ishin qeruar me kohe nga administrata publike. KM kot shfajsohet qe ky ka pushtet egzekutiv dhe nuk mund te nderhyje ne gjyqsore. Mundet qe ç’ke me te sidomos me pushtetin e madh qe i dhane njerezit ne zgjedhjet e kaluara. Me e keqja eshte qe po lejon opoziten dhe ca idiote komentues qe te dominojne axhenden e lajmeve dhe luftrave politike me budalleqe te tilla. Kjo eshte pa-aftesi e kryeministrit ne rradhe te pare. Ai ka drejtimin politik te shtetit, le te drejtoje dhe jo te shfajsohet.

  12. Martini says:

    Metastaza e kancerit shqiptar ne drejtesine evropiane e perforcuar me virusin e mbartur nga Mori i kuq 007 Pollo.Shembell tipik i “aritjeve” shqiptare te sotme.

  13. Iliri nga Gjermania says:

    Nuk kane te mbaruar keto Plerat e Gjygjtareve te Plepave Zoti Baze.

    Respekt per Artikullin, i qarte dhe i kuptueshem.

  14. Skypion says:

    Gjykata e Strasburgut ne nje reagim zyrtar verteton shantazhin qe zuzaret e Rames, per llogari te tij, i bejne gjykatesit shqiptar.
    Loja qe bejne bashibozuket e Rames me termat profesional qe perdoren ne raste te tilla, i ka dale boja qe shpejt dhe i ngjan asaj perpjekjes se atij qe zihet mat e qe flet vec marrezira.
    Ne gjithe daljet publike, te vete shantazhuesit por edhe politikaneve dhe ne shkarrashkrimet e bashibozukeve mediatike socialiste, degjojme e lexojme vetem budallalleqe. Keta duket sikur jane ne gare me njeri-tjetrin kush keput te trashen me te madhe!
    Publiku ka rastin te shohe edhe nje faqe tjeter te shemtuar te ketyre shumefaqeshavet: pikerisht ate kur zihen ngushte dhe perpeliten mes justifikimesh idiote , akuzash e hakerrimesh burracake.
    Ate qe e mohojne, e pohojne fill pas pak , kur akuzojne. Ne fillim e mohuan ( nje bisede mes miqsh – ishte varianti i pare mbrojtes i qelbesirave), por menjehere me pas, gjithe duke shperfillur ate qe sapo kishin thene, e pohojne duke akuzuar te shantazhuarin se e paska perdorur regjistrimin per shantazh…!!!
    Po mire more shejtanbudallenj, a nuk sapo thate qe ishte “nje bisede mes miqsh” ?! Kaq shpejt e harruat, apo nuk u eci ndermjetesimi per ta bindur te shantazhuarin te deklaronte qe ishte nje “bisede mes miqsh”?!
    Gjykata e Strasburgut vertetoi gjithe c’thuhet ne audiopergjim. Gjykatesi i shantazhuar nga mafiozet Rama-Agaci-Biba, verteton ajo, na qenkesh ankuar tek autoritetet perkatese qe kur eshte bere shantazhi, ne vitin 2014.
    Gjithcka eshte e qarte. S’ka vend per asnje spekulim.
    Ajo qe mbetet , mbetet ne dere e ne dore te Prokurorise. Drejtuesit e rinj(reja) te saj jane kamikaze te Edi Rames. Apo, sic i quaj une, jane prurjet me te reja ne haremin politik te Rames.
    A mundet qe keto femra, te cilat deri me tani kane treguar besnikeri te pathyeshme ndaj tutorit te tyre, t’i bejne keq atij?!
    Ata qe mendojne se keto pune do t’i zgjidhe kjo prokurori, kjo drejtesi, eshte fare budalla. Prandaj, edhe Opozita duhet te heqe dore nga kjo korrektesa bajate, kur i drejtohet, edhe pse me ironi, Prokurorise te beje punen e saj.
    Jemi ne ate pike, kur edhe ironia per prokurorine e kapur, nuk ka me kuptim.
    Duhet vepruar si ne nje vend pa gjykata dhe prokurori. Sepse, fundja ashtu jemi vertete ne kete kohe.

    1. Lola says:

      Mos e ha tere mutin tani se plas e qelb dynjane.Ler ca dhe pas zgjedhjeve the there qe I fiton Rama.Apo ke stervitur ata to shtepise dhe e vazhdojne at ngrenien.

    2. BUJARI JU DEGJON says:

      U “ngjalle”,o Skypion?…
      Epo vazhdo zanatin,ha,ngopu…
      Pavaresisht se u hyn ne pjese pulave…

  15. Shushica says:

    Nje leter per z.Mero..
    Jam i ndergjegjeshem se per shitjen e gazetes te duhen edhe temat e ..vogla..qe bejne shume zhurme ne publik.Por dua te theksoj ceshjen themelore qe preokupon vendin .VENDET E PUNES PER BREZIN E RI DHE ZHVILLIMI INDUSTRIA i MUNGUAR.
    RAMA dhe qeveria e tij , ne se ka pak ndergjegje kombetare duhet te kuptojne se pa INDUSTRI MODERNE KONKURUESE vendi nuk ka te ardhme ,nuk dilet nga varferia
    ,korrupsioni,droga,krimi.Natyrisht per kete duhen investitore serioze .Oligarkia vendase ka para por eshte e prapambetur ,parate i ka fituar jo ne rruge tipike kapitaliste ,por ne menyre te dyshimte .Borgjezia shqiptare ne shumice ,nuk ka as deshire as kapacitete teknike e shkencore per te zhvilluar industrine.Per ta eshte me lehte te fitojne tendere dhe te fitojne lehte ne kurriz te taksapaguesve duke paguar rroga mjerimi .
    TE GJITHE SHKOJNE NE KINE .
    Eshte i vetmi vend qe mund te ndihmoje ne ngritjen e nje industrie moderne konkuruese.Jo vetemm vendet e varfera por ato SUOER te pasura ,GJERMANIA,BRITANIA,FRANCA ,ITALIA ,per te mos folur per fqinjet tane kane marredhenie miliardare me KINEN ,blejne shesin ,thithin investime ,forcojne marredheniet financiare .Britania pas Brexit kerkon te zhvilloje Londren ne bashkepunim me Kinen si qendren me te madhe financiare boterore ,Merkel ka vizituar 10 here Kinen per te mbajtur lart ritmet e industrise ,Italia pervec marredhenieve tregetare kerkon te garantoje qendrueshmerine duke ofruar bonot bankave kineze.ShBA blejne ,shesin ,investoje apo thithin investime me Kinen mbi 500 miliarde dollare ne vit…Shumica e produkteve te te gjitha llojeve ne tregun boteror direkt apo indiriekt kane lidhje me Kinen .
    Atehere cfare pret Rama ….Ka frike nga ata qe thone ..kujdes Kina po futet…nderkohe qe vete jane te lidhur koke e kembe me Kinen?…Rama …zgjohu ,lere politiken e madhe ta bejne ata qe komandojne boten Praktiko pragmatizmin dhe neutralitetin ,sic bejne vendet e vogla dhe te pasura.Merr valixhet shko ne Shenxhen apo Shangai,leri diskutimet idiote me barbaret e Berishes,hiq dore nga hipokrizia gjigande e perendimit,leri aleancat ..strategjike…qe ne 28 vite nuk kane hapur as 100 vende pune .Populli i majte te ka votuar me shpresen e permiresimit te jetes ,jo per te pare shfaqje me bunkarte e shtepi me gjethe .Mjaft vendose ne poste kyce njerezit e Berishes..Nuk e shikon Trump ,ne se nuk je me te brenda javes te fshin .Politika eshte e komplikua dhe e eger, nuk mjaftojne takimet apo rrjetet.sociale ,jane veprimet konkrete ato qe ndryshojne boten .Kerko nga gjigandet kineze te informatikes dhe elektronikes te hapin disa qendra prodhimi moderne ku te futen ne pune mijra te rinj.Vetem keshtu ndryshon situata ,zinxhiri i prodhimit industrial ve ne levizje te gjithe ekonomine ,shkencen ,aresimin,rrit mireqnien ,krijon hapsire per nje shoqeri me te perparuar,me humane .Ne se nuk vepron tani me fytyre nga populli i majte ,do te mbetesh i denuar nga historia dhe i mallkuar nga ata qe te besuan .

  16. @ says:

    @Mero, qe del me i ditur dhe me i drejte se vete gjykata e Strasburgut. Deri tani nuk ka reagim kunder gjykatesit.
    Nese, nje gjyqtar i Strasburgut nuk respekton etiken e institucionit, eshte vete institucioni qe duhet te reagoje.

  17. Brss says:

    PER KREDO POLITIKE KY BIANKU PERGJOKA MIKUN DHE E NXJER MBAS 4VJETESH SI KY MOTERQIR JAN TE GJITH TE PD NJERI PA KARAKTER E MORAL NJERI I PA BESE GJYQTAR NE ROLIN E SPIUNIT

  18. Gri says:

    Bianku ne veting Kjo duhet tani! Tani! Se bashku me pergjimin! Te jape edhe Presodenti njed mendim duke marre parasysh Vidion e 7%.

  19. Thanasi qe ta plasi says:

    Qenke shqetesuar shume o Mero djali, dy editoriale per kete ceshtje. Nuk ke faj. Te eshte shqetesuar shume shefi e ti vrap ti vish ne ndihme. Por kush nxiton shume edhe gabon shume. Ke gabuar o Mero se ne vend qe ti biesh fenomenit i bie Ledi Biankut i cili ne te vertete nuk eshte ndonjefare burri. Edhe si e beri karrieren e dime mire. Ledi i tille ka qene qe ne fillim. Shfrytezues. Por kjo nuk krahasohet kurresesi me ate qe ka bere Denari dhe ata qe jane pas tij. Por le te bejme bilancin e atyre qe dime deri tani. Denari ne fillim thote se eshte nje bisede mes miqsh por rezulton qe nuk qenkan miq perderisa e kane pergjuar. Thote se vajti ne Strasburg si ekspert ligjor. Edhe kjo bie se nderkohe shpalos injorancen e tij duke mos ditur se si funksionon Gjykata e Strasburgut persa i perket vendimmarrjes. Thote se ishte pjese e delegacionit por nderkohe pranon se nuk ishte pjese e bisedimeve. Historine e Strasburgut e perforcon edhe me shume fakti se qeveria e Rames ka propozuar 4 here Sokol Berberin kunatin e Fatmir Xhafes si anetar i Shqiperise ne Gjykaten e Strasburgut megjithese kjo kandidature eshte refuzuar vazhdimisht nga gjykata. Pse njeriun e Fatmir Xhafes? Jo vetem per faktin per te ndikuar ne Gjykate por edhe per nje fakt tjeter. Fatmir Xhafa eshte kumbari i Akacit, ketij mafiozi te lidhur me qarqe te dyshimta ne Itali. Eshte pikerisht Fatmir Xhafa qe e solli Agacin ne Tirane. Sot keta te dy i bejne presion Rames dhe sado skandale qe dalin ne skene me keta te dy Rama eshte i pafuqishem te veproje.

    1. Grigor says:

      O Thanas
      Shiko see mos te shperthen ndonje gje nga shtepia, dhe ta plasin te tjeret. Mos u bej garip me plasje, see duke e patur to mendjen per t’ja plasur dikujt perpara, ta plasi tjetri nga mbrapa.
      Prandaj leri kumbaret dhe thashethemet si grate e keqija, se e ka zene radhen Kastriot Myftari para teje per keto gjera. Apo keshtu e keni ju, ja plasni njeri tjetrit? Se most je dhe ti kumbar me Myftarajn?
      Mbetet me thashetheme Babalesh a derezi. Po që see urren Ramen kaq shume, pse nuk beheni bashkë nja 500 mije vetë dhe ta rrezoni me vota?
      Keshtu me komente dhe thashetheme nuk rrezoni dot edhe nje tulle, dhe Jo më qeverinë.
      Bëni gam gam kot, se kur ju therret Luli per protesta fshiheni vrimave. E late te varferin cullak ne mes te sheshit.

  20. SKYPION -pordhës !? says:

    NA HËNGSH MUTIN, SKYPIONO!!!!???????

  21. pen says:

    Mero mos mbaj krah, eshte ne te mire te vendit te mos mbash krahe.

    si i ve kapak nje fenomeni qe nuk eshte korrekt? Pse fakti qe gjykata “nuk qenka shqetesuar” dhe nuk eshte ndikuar nga rasti kjo do te thote qe mbyllet ky muhabet? Apo ngaqe ne jemi mesuar qe meqenese vrasjet jane bere normale ne vendin tone keto punet e nderhyrjeve nuk merren fare ne konsiderate?

    Me shume te shqeteson se pse shoku regjistroi shokun ne menyre te fshehte dhe pse e nxori tani regjistrimin?
    Si i paska kerkuar ndihme qeveria, ne kafe duke i futur nje shok qe ti mbush mendjen, i cili zyrtarisht nuk ka pune me procesin ne fjale?

    Qytetarit nuk i interesojne marredheniet private te paleve por marrdhenia institucionale mes institucioneve.
    Bjeru te dy kraheve dhe mos u bej pale nese mendon sadopak per interes te vendit. Perndryshe je i pabesueshem

    Tung

  22. Illyria-Shqiperia says:

    Prokuroria fjeti me gramshiotin, po fle edhe me pukianen. Mjere ne cfare duarsh kemi rene.

  23. Penit! says:

    Penit!
    Dhe ti Peno, mutin na hëngsh!??

  24. Zigur Qarri says:

    “Rilindasit” kan eliminuar Shtetin,kan nxjerre jasht loje ligjet.Por fale Zotit qe ka akoma mekanizma qe i ndalin.Probleme
    qe zgjidhen vetem ne rruge institucionale,nuk jan biseda mes miqsh qe diskutohen ne telefon,sepse mbajn pergjegjesi
    ligjore.”Turp” eshte perkufizim moral dhe jo ligjor.Kur kerkon te abuzosh me ligjet,fshihesh mbas kodit moral te rruges ,
    ku “nderi shperblehet me nder” .Hierarkia e antiligjit fillon nga Edi Rama → Engjell Agaçi →Denar Biba →qe ushtron
    shantazh me urdher nga lart mbi Ledio Binakun → i cili e mbyll qarkun konform ligjeve tek Presidenti Gjykates se
    Strasburgut Dean Spealmann.Rama ,Agaçi ,Biba duhet te denohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje