Bllofi i audi-përgjimit të opozitës: Qeveria shqiptare ia kërkoi zyrtarisht Gjykatës së Strasburgut, atë që PD thotë se iu kërkua në kafe Ledio Biankut

Gjyqtarët e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut gjatë hapjes së sesionit të vitit 2018

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut deklaroi se qeveria shqiptare ishte përpjekur përmes takimeve zyrtare në vitin 2014 që të siguronte një shtyrje të shqyrtimit për dhjetra çështje të depozituara në Strasburg për kthimin dhe kompensimin e pronave-fatura e të cilave kërcënonte me falimentim financat e shtetit shqiptar.

Një zëdhënës i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut i tha BIRN se lëvizjet e  qeverisë shqiptare u përballën me “refuzimin e plotë”, si nga gjyqtari Ledi Bianku, ashtu edhe nga autoritetet më të larta të Gjykatës së Strasburgut, të cilët u takuan asokohe me një  delegacion zyrtar shqiptar.

Takimi mes Denar Bibës dhe Ledio Biankut u zhvillua në kohën kur qeveria e kryesuar nga Rama tentoi të merrte një shtyrje të dytë të shqyrtimit të çështjeve të pronave të aplikantëve shqiptarë në Gjykatën e Strasburgut. Kjo perspektivë ishte hapur me çështjen pilot “Manushaqe Puto v.Albania” në korrik të vitit 2012, ku Gjykata kishte vendosur të shtynte për një periudhë kohore çështjet e ngjashme, duke i lënë si detyrë qeverisë shqiptare përmirësimin e masave për kthimin e pronës në nivel kombëtar.

Ndërkohë që qeveria shqiptare dështoi të prezantonte një plan për zgjidhjen e çështjes së pronës deri në përfundim të afatit 18 mujor, kabineti i kryesuar nga Rama synoi të merrte një shtyrje të dytë jo më në sallën e gjyqit, por përmes takimeve të emisarëve politikë me autoritetet drejtuese të Gjykatës së Strasburgut.

Një kërkesë e tillë, sipas zëdhënësit të Gjykatës u përball me “refuzim të plotë” gjatë takimit zyrtar mes delegacionit të drejtuar nga Peleshi dhe presidentit Spealmann në qershor 2014-duke u cilësuar në kundërshtim me rregullat proceduriale.

“Veçanërisht, çdo vendim i tillë është kompetencën e Dhomës përpara së cilës çështjet ishin në pritje dhe nuk mund të merret nga presidenti i Gjykatës. Për më tepër, një kërkesë e tillë mundet të shtyrtohet vetëm në përputhje me rregullat normale proceduriale,” tha zëdhënësi i Gjykatës së Strasburgut.

“Nuk ka pasur pra, dhe as nuk mund të kishte një “marrëveshje” mes Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Shqipërisë në lidhje me shtyrjen e mundshme të çështjeve në fjalë,” shtoi zëdhënësi.

Deklarata e zëdhënësit të Gjykatës së Strasburgut rrëzon audi-përgjimin e nxjerrë së fundmi nga baxhanaku i Genc Pollos dhe që po përdoret nga opozita, si një “skandal”.

Kjo, pasi atë që Ledio Bianku thotë se ia ka kërkuar në formë shantazhi Denar Biba, në fakt qeveria shqiptare e ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata e Strasburgut.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...