Bllofi i audi-përgjimit të opozitës: Qeveria shqiptare ia kërkoi zyrtarisht Gjykatës së Strasburgut, atë që PD thotë se iu kërkua në kafe Ledio Biankut

29 Gusht 2018, 20:59Politika TEMA
Bllofi i audi-përgjimit të opozitës: Qeveria shqiptare ia

Gjyqtarët e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut gjatë hapjes së sesionit të vitit 2018

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut deklaroi se qeveria shqiptare ishte përpjekur përmes takimeve zyrtare në vitin 2014 që të siguronte një shtyrje të shqyrtimit për dhjetra çështje të depozituara në Strasburg për kthimin dhe kompensimin e pronave-fatura e të cilave kërcënonte me falimentim financat e shtetit shqiptar.

Një zëdhënës i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut i tha BIRN se lëvizjet e  qeverisë shqiptare u përballën me “refuzimin e plotë”, si nga gjyqtari Ledi Bianku, ashtu edhe nga autoritetet më të larta të Gjykatës së Strasburgut, të cilët u takuan asokohe me një  delegacion zyrtar shqiptar.

Takimi mes Denar Bibës dhe Ledio Biankut u zhvillua në kohën kur qeveria e kryesuar nga Rama tentoi të merrte një shtyrje të dytë të shqyrtimit të çështjeve të pronave të aplikantëve shqiptarë në Gjykatën e Strasburgut. Kjo perspektivë ishte hapur me çështjen pilot “Manushaqe Puto v.Albania” në korrik të vitit 2012, ku Gjykata kishte vendosur të shtynte për një periudhë kohore çështjet e ngjashme, duke i lënë si detyrë qeverisë shqiptare përmirësimin e masave për kthimin e pronës në nivel kombëtar.

Ndërkohë që qeveria shqiptare dështoi të prezantonte një plan për zgjidhjen e çështjes së pronës deri në përfundim të afatit 18 mujor, kabineti i kryesuar nga Rama synoi të merrte një shtyrje të dytë jo më në sallën e gjyqit, por përmes takimeve të emisarëve politikë me autoritetet drejtuese të Gjykatës së Strasburgut.

Një kërkesë e tillë, sipas zëdhënësit të Gjykatës u përball me “refuzim të plotë” gjatë takimit zyrtar mes delegacionit të drejtuar nga Peleshi dhe presidentit Spealmann në qershor 2014-duke u cilësuar në kundërshtim me rregullat proceduriale.

“Veçanërisht, çdo vendim i tillë është kompetencën e Dhomës përpara së cilës çështjet ishin në pritje dhe nuk mund të merret nga presidenti i Gjykatës. Për më tepër, një kërkesë e tillë mundet të shtyrtohet vetëm në përputhje me rregullat normale proceduriale,” tha zëdhënësi i Gjykatës së Strasburgut.

“Nuk ka pasur pra, dhe as nuk mund të kishte një “marrëveshje” mes Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Shqipërisë në lidhje me shtyrjen e mundshme të çështjeve në fjalë,” shtoi zëdhënësi.

Deklarata e zëdhënësit të Gjykatës së Strasburgut rrëzon audi-përgjimin e nxjerrë së fundmi nga baxhanaku i Genc Pollos dhe që po përdoret nga opozita, si një “skandal”.

Kjo, pasi atë që Ledio Bianku thotë se ia ka kërkuar në formë shantazhi Denar Biba, në fakt qeveria shqiptare e ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata e Strasburgut.(TemA)

13 komente në “Bllofi i audi-përgjimit të opozitës: Qeveria shqiptare ia kërkoi zyrtarisht Gjykatës së Strasburgut, atë që PD thotë se iu kërkua në kafe Ledio Biankut”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    kjo nuk rrezon por konfirmon presionin o gazetari i Meros. mesa duket endri fuga e ka vene nen kontroll te plote gazeten. ia ke shitur gazeten dhe jo vetem gazeten fuges e nuk na paske thene gje o Mero, turp te te vije.

    1. Komentuesi says:

      Bravo zoti mero! Je nje gazetar i zoti,inteligjent dhe kap problemet drejte dhe i denoncon ne kohe sa me shpejt.Shkrimet e tua jane te besueshme dhe te sakta.Mos degjo pordhet e njerzeve injorant te pd-keAta ashtu lehin gjithmon duke shpifur.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    kjo nuk rrezon por konfirmon presionin o gazetari i Meros. mesa duket endri fuga e ka vene nen kontroll te plote gazeten. ia ke shitur gazeten dhe jo vetem gazeten fuges e nuk na paske thene gje o Mero, turp te te vije..

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    kjo nuk rrezon por konfirmon presionin o gazetari i Meros. mesa duket endri fuga e ka vene nen kontroll te plote gazeten. ia ke shitur gazeten dhe jo vetem gazeten fuges e nuk na paske thene gje o Mero, turp te te vije…

  4. ALBAN DEGA says:

    LEDIO BLANKU NE BURG

    Ka dhunuar ligjet shqiptare dhe ligjit e rregullat e Gjykates se Strasburgut…
    Se shpejti do kexoni pretencen publike kunder tij dhe “ Bandes se Gangstereve” qe u sherbeu ….

  5. Nacionalist says:

    Si mund te beni te Zezen te Bardhe!
    Kaq Monstra jeni!
    A ka Kafshe qe ju beosn Juve!
    Ate e deklaron vet Gjykata e Strazburgut dhe vet Ledi Bianku, per juve qenka Bllof!
    Cafer mund te presesh me nga plehra si ju!

  6. ALBAN DEGA says:

    LEDIO BIANKU NE BURG

    Ka dhunuar ligjet shqiptare dhe ligjet, etiken e rregullat e Gjykates se Strasburgut…
    Se shpejti do kexoni pretencen publike kunder tij dhe “ Bandes se Gangstereve” qe u sherbeu ….

  7. bllofi i rames says:

    qeveria shqiptare kerkonte te lobonte ne kurriz te te drejtave te njeriut. duke perdorur shantazh edhe ndaj perfaqesuesit shqiptar atje. Kaq loqe jane keta te qeverise sa harrojne qe gjykata e Strasburgut nuk eshte gjykate qe mbron qeverite por mbron individe qe i shkelen te drejtat nga shteti. Vetem nje autokrat kerkon qe te ndikoje gjykaten ne favorin e vet dhe ne dem te te drejtave te individit.

  8. Fieri says:

    Pergjime dhe vetem pergjime, fiks si ne komunizem, besoj se i meson dhe i stervit KOMUNISTI FAHRI BALLIU

  9. Komentuesi says:

    Bravo zoti mero! Je nje gazetar i zoti,inteligjent dhe kap problemet drejte dhe i denoncon ne kohe sa me shpejt.Shkrimet e tua jane te besueshme dhe te sakta.Mos degjo pordhet e njerzeve injorant te pd-keAta ashtu lehin gjithmon duke shpifur.

  10. Fieraku nga Ferrasi says:

    @ Fieri pse cuditesh
    A Ka qene ne tre veta nji spiun
    Perfshire edhe fariun,neritan muT ceken
    A ishin te gjithe komuniste ata
    Qe bene sikur terhoqen bustin zvarre
    Dhe te gjallet i denuan per kafe jo per genocid
    A s’ jane te gjithe pjese te bajges ppsh.
    Kam rrespekt per fierin se kam lind e jam rrite atje.
    Komunistet e thjeshte mezi nxirrni pesembedhjete ditshin.Vendasit ishin njerez te thjeshte dhe nuk i urrenin te ardhurit,komuniste ,balliste punonin ne nje vend neper fushat e myzeqese.tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje