Donald Lu nis kërkimin për krerët e drejtësisë: Me ç’patriotë do krijohen KLGJ e KLP?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Donald Lu duket se ka gjetur çelësin për të zhbllokuar situatën e krijuar nga furtuna e vettingut që po eleminon të gjithë kandidatët që kanë garuar për në dy organet e lartë të Gjyqësorit, KLGj e KLP.

Kandidaturat që janë përgatitur një vit më parë nga Kuvendi që drejtohej nga Ilir Meta, po rrëzohen dita-ditës nga vettingu, ndaj dhe ambasada amerikane, si një vit më parë ka marrë situatën në dorë.

Selia diplomatike e SHBA-së ka bërë thirrje për aplikimin e kandidatëve të pastër për Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke i mikluar dhe me fjalën “patriot”.

Ambasadori Donald Lu, gjatë një mesazhi pak ditë më pare, tha se “duhet të paktën një gjyqtar i ndershëm nga gjykatat e Apelit”.

Edhe një vit më pare, për kandidatët e komisioneve të vettingut pati hezitim në aplikim, por kur ndërhyri Ambasada Amerikane rinisi procesi dhe këto organe u mbushën kryesisht me njërëz jashtë gjyqësorit.

Ndërsa në rastin e KLGJ-së dhe KLP-së situata është më komplekse, pasi duhet të paktën një eksperiencë 15-vjeçare në sistem.

Dhe duket po gjenden homologët e Arta Markut nëpër gjykatat e Apelit, dhe jo “ujqërit e vjetër” të sistemit,

Ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së hap rrugën më pas për të startuar SPAK apo Prokuroria Speciale, e cila do të marrë kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ambasada amerikane dje u ka bërë thirrje sot të gjithë gjytarëve që kalojnë vetingun të aplikojnë për vendet vakante.

 “Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni”, thuhet në thirrjen e përfaqsisë së Uashingtonit në Tiranë.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ishte planifikuar të ngihej që në fund të vitit 2016, por politika ka bërë tentativa të shumta që ky organ të mos zyrtarizohet. Fillimisht ishte Partia Demokratike e cila ankimoi në Kushtetuese ligjin e vettingut. Kushtetuesja e pezulloi për 3 muaj dhe procesi u shty.

Kur pritej që të zgjidheshin anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, PD hyri në çadër dhe vonoi me 3 muaj votimin e tyre. Pasi u zhbllokua vettingu, u futën në ngërç KLGJ e KLP. Gara për përfaqësues nga shoqëria civile e avokatia u hap 4-5 herë. Kushtetuta e ka të përcaktuar se SPAK ngrihet dy muaj pas ngritjes së KLP. Pra, pa u ngritur KLP nuk ka organe antikorrupsion.

Por ngrija e këtij organi po has vështirësi. Përveç kësaj, problemi është se KLP do emërojë prokurorët e SPAK. Kushtetuesja ka rrëzuar nenin bazë të mbledhjes së KLP dhe, nëse ai nuk ndryshon nuk bëhen dot emërime. Pra tashmë gjithçka është në dorë të politikës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Donald Lu nis kërkimin për krerët e drejtësisë: Me ç’patriotë do krijohen KLGJ e KLP?”

  1. Eshte e veshtire te gjesh ndonje te ndershem,kurse patriota gjen edhe ne burg duke bere shqiponjen me duar.
    Sot per sot patriotizmi kuptohet te besh shqiponjen dhe pastaj vidh shkaterro drogo e urre njeri tjetrin.
    E kam thene dhe e perseris ,sillni prokuror dhe gjykates nga hashte qofte amerika gjerman apo emigrant te fushes

  2. Kalec Dega says:

    Lu Lu ka te drejte ashtu si e quajti Saliun burre shteti dhe Lulin yll ne ngritje kinezi tjeter i ambasades amerikane.Ne e besojme shume kete kinezin e Kyrgistanit se ky i ka qejf cirronkat….dhe nuk ka pare ndonjehere peshkaqen si ata te Albanistanit.

  3. U zgjua luja,
    e kish marre gjumi
    ne breg te lumit
    me fyll ne dore tu …..
    ndjell cironkat
    e tu admiru Peshkaqenet…..
    Uhuhuh

    Peshkaqejt…. duhen me firmos kartrat….

  4. Qytetari I thjeshte says:

    I nderuar Zoti Ambasador!
    Ne vazhden e punes suaj te palodhur ne ndihme te qytetareve shqiptare ju lutem nje kerkese do te kisha:
    Jane me dhjetra djem e vajza te arsimuar ne universitetet me te mira te USA dhe Europes, aty ti kerkoni kandidaturat, se tek ky llumi i drejtesise shqiptare vetem llum do te nxirrni. Nuk ka xhevahire tek sistemi yne i drejtesise, kalbur deri ne qelize.
    Respekte e rrofte Shqiperia Etnike!

  5. mikojani says:

    Ik o Lu,se mjafte ka fute pordhes.Lu fute ne tru:NUK KA ASNJE GJYQTARE,QE NUK KA VJEDHUR,ASNJE.LU FUTE NE TRU,NUK DO TE GJESH,ASNJE PROKUROR,QE NUK KA VJEDHUR.LU,PROKURORET ZENE VENDIN E PARE SI HAJDUTET ME TE MEDHEJ,TE DYTET LU VINE POLICET,ATA QE HETOJNE LU,TE TRETET VINE GJYQTARET LU.PROKURORI LU(TE GJITHE),BEJNE PAZARE ME AVOKATET LU,MARRIN PARATE NGA AVOKATET LU,DHE I JAPIN PJESEN GJYQTARIT.KRYE HAJDUTET LU JANE POLWRIKANET,QE VJEDHIN DHE HANE NGA KETA TRE KATEGORI.PRANDAJ LU MO NA CAJ B…….EN,IK ANDEJ NGA TE KANE CAKTUAR,SE DHE TI JE BERE MUTIN KESAJ PUNE.NDERIME LUUUU…..!

  6. Nipi-uk says:

    I nderuar miku i shqiptareve Donald Lu.
    Ju lutem qendroni te pakten edhe 2 vjete sa te burgosen peshkaqenet si Sali Millosheviqi dhe Ilir Karaxhic me gjithe vrasesit e Gerdecit, 21 Janarit hajdutet ministra dhe deputet nga PS=PD=LSI
    Sa per kujtes ketu ne Angli si ne USA e Europe jane qindra te rinj e te reja qe kane mbaruar me rezultate te shkelqyer Univeristeret. Nje pjese do vijni me deshire te kontribonin nqs do kishte drejtesi qe jam skeptik se nuk do vij kurre ne Shqiperi
    Rrofte memedheu Yne

  7. Komentuesi says:

    Po ngeli ne doren e politikes nuk kane per tu ngritur kurre institocionet qe po thuhet,dhe reforma ne drejtesi nuk do behet.Pd-ke e ka deklaruar hapur me punen e saj kundra,se nuk e do reformen ne drejtesi.Nga ky qendrim i keq i saj,pd-ke ka humbur besimin e popullit.

Lini një Përgjigje te Kalec Dega Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *