"Dritëro Agolli, dekomunistizimi është huazuar nga intelektualët e Etiopisë…“

29 Gusht 2018, 14:49Kulturë TEMA

Nga Elona Agolli

Duke dëgjuar në TV një nga të shumtat marrëzi të radhës (nuk do të kenë askurrëherë fund mesa duket thagmat e çdo epoke e sistemi në Shqipëri), m’u kujtua “Etiopianët shqiptarë “, përkufizim aq i goditur i Dritëroit për këtë racë intelektualësh, mendjendriturish radikalë shqiptarë, që kanë 25 vjet që përsërisin të njëjtin avaz( ndoshta fare pak të modifikuar, pasi tanimë nuk kërkojnë anatenim absolut, por njëfarë vulosje, damkosje të veprave letrare të krijuara gjatë sistemit komunist me shënime të formuluara nga kritikë e ekspertë te gjithëditur të epokës së tashme demokratike).

Ja çfarë thotë Dritëroi për etiopianët shqiptarë:  “Letërsia dhe në përgjithësi kultura e krijuar dhe e formuar në këtë gjysmë shekulli -(shkrimi është i vitit 1995- )tani mallkohet dhe hidhet poshtë përmes artikujve të shumë gazetave dhe përmes diskutimeve nihiliste të mjaft njerëzve që kanë marrë pamjen e intelektualëve të qëruar.

Madje shkohet dhe më larg . Sipas tyre edhe gjuha e njësuar qenkësh pjellë e regjimit dhe u dashka zëvendësuar .

Ky është një mendim i huazuar nga intelektualët e Etiopisë. Në Etiopi në kohën e diktaturës së Halije Salasjesë, deri më 1974, përdorej gjuha ahmarike.

Pas rënies së dinastisë, disa intelektualë, gazetarë e shkrimtarë abisinezë filluan të shajnë nëpër gazeta gjuhën ahmarike, pasi me këtë paska folur diktatori dhe duhej zëvendësuar me dialekt tjetër.

Edhe letërsia duhej zëvendësuar, pasi ishte krijuar në kohën e dinastisë diktatoriale. Abisinezët shquhen për disa intelektualë mendjendritur, modernë, si shquhemi edhe ne! Këta intelektualë u përpoqën shumë, shanë sa mundën nëpër gazeta, por nuk ia dolën mbanë.

Gjuha ahmarike në Etiopi nuk u zëvendësua. Etiopianët edhe sot me këtë gjuhë flasin dhe e çmojnë letërsinë e krijuar edhe më parë .

Etiopianët tanë po i vazhdojnë kërkimet e lëna përgjysmë nga vëllezërit e tyre abisinezë, duke ngulur këmbë në zëvendësimin e gjuhës së njësuar dhe letërsisë së krijuar në këtë pesëdhjetëvjeçar.”

Dhe vijon:- Por a po seleksionohet ky gjysmë shekulli letrar? Doemos ai po seleksionohet me shpejtësi. Ai ishte për t’u seleksionuar.

Koha me shoshën e madhe në dorë, do ta seleksiononte edhe sikur mos kishin ardhur kaq shpejt proceset demokratike. Ne që disa vjet më parë, që në kohën e monizmit kishim filluar t’i harronim shumicën e veprave skematike.

Me lindjen e demokracisë shosha shpejtoi me rrëmbim shoshitjen, pasi shkriu nga akujt mendimin. Vetë shkrimtarët me vetëdije të lartë krijuese e dinë dhe e kuptojnë se ç’vepra u mbeten, si vëllime dhe si radhë linotipi. Shosha e kohës vazhdon të shoshitë.

Asnjë individ nuk mund ta shpejtojë ose ta ndalojë këtë shoshitje. Letërsisë, një, dy, dhjetë apo njëqind individë nuk kanë ç’t’i bëjnë, nuk e hedhin dot poshtë.

8 komente në ““Dritëro Agolli, dekomunistizimi është huazuar nga intelektualët e Etiopisë…“”

  1. Mbi Monumentet says:

    Moj bije…
    nuk ke ndopak medyshje
    se Driteroi origjinal ishte me i qarte,
    me i natyrshem, pra edhe me i falshem, se ky portret qe kerkon t’i rilindesh ti?!
    Ai thoshte, psh, une jam komunist, kam qene kryetari i Byrose Politike ne Lidhje dhe i ftonte te tjeret te rrefeheshin si ai. Ne, qe e donim sic ishte, e kalonim me te qeshur hiperbolen e tij, se ishte e kote ti kujtonim ofiqet e bukfiqet e kohes.
    Del ti tani dhe i ve maske ketij Driteroi dhe ne nuk e njohim me, dmth as e falim dot per perandorin Selasie E Hoxha, te cilit pothuaj e harruam se i kendoi deri edhe pas dekjes…
    Mos ia prish babushit natyren!

  2. pa e lexuar.. says:

    Nuk ka ngjarje dhe lajme aktuale qe merreni kaq shume me te vdekurit???

  3. drita bashaj says:

    Elona nuk ke ndonje gje tjeter per te bere, se na ke peshtirosur me mediokritetin tend dhe gjithe familjes tende delirante. Jeni bere ti dhe jot eme per t’u qare me kuje me pozat intelektuale dhe dashurine e shpifur te familjes tuaj katundare. Race e ndyre delirante injorante.

  4. Lili says:

    Edhe cka pret me prej bijes se Sadijes ? Edhe baben e vete e poshterson fort bukur deri ne karikature kjo idiote me keso deklarime qe here pas here na tregon.Nje here se si per driteron shqiptaret ishin karkaleci,tash si na qenkan abisinez etj etj..
    O katundare kur nuk te rritet vlera me fyerje e shamje ,mesoje bile kete gje ne jeten tende te kot.Ti shan e fyen kombin tend pike se pari edhe poshterson figuren e babes tend kur vepron keshtu.
    Vertet mendon se je mbi shqiptaret ti ? Pse je bija e Driteros ?
    Je edhe bija e Sadijes,qe e mbylli Driteron per se gjalli nga pritesa..

  5. Aldo says:

    Bjetexhiu komunizmit qe donte degradonte dhe te njolloste figurat e larta intelektuale shqiptare thjesht nga xhelozia dhe nga servilizmi i tij per kriminelet e rregjimit komunist. Sic ishte figura e Sejfi Protopapes i cili ishte njeri shume here me i larte se Driteroi. Nje profesor i nderuar i fizikes berthamore ne unversitetet e ShBA-se. Keshtu e hante buken ky bejtexhi i atyre qe ngriten kampe perqendrimi per shqiptaret dhe i vrisnin pa gjyqe.

  6. epiroti says:

    Si nuk arrijne te kuptojne evolucion e shoqerise kohesore. Keni ngelur mbrapa, dogmatike, te nje dogme tashma qe i vjen era myke.Falenderoni ato qe u sakrifikuen; dhe ju po shijoni sakrificat e tyre .Perbindesha .me mentalitete urrejtej ndaj progresit uman. rot in hell!

  7. atdhetari says:

    Dolen ballister luislinget dhe zogistet plehra.Brezi i rrepistevei degjenerimit,i shthurrjesi prostitucionit muzikor televiziv.Ku kellirashani ate sistem qwas ne maje te prapanices nuk i vini.Mbetje toksike jeni

  8. fshatare te qelbt
    qe vec poshtersive si sollet tjeter atij vendi

    gjithmon ,
    te pafytyre ,
    te pacipe ,
    ordinere si edhe vet gjenetika fshatare

    sikur mos ti mjaftonte atij populli
    50-vjet derdelliktja e bedexhionjve ,qe idiotat e fshataret habiteshin e i mbanin
    per poete te medhenj e shlrimtare bla bla bla

    duhet edhe pasi jane zhdukur nga kjo bote te degjojne per bemat e tyre
    brockulla alla turka
    flisni njiher per krimet e kriminelave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje