Facebook ka një lajm të mirë për të gjithë përdoruesit: Ja produkti që do të ofrojmë në gjithë botën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

 Facebook njoftoi sot se do të shpërndajë në të gjithë botën shërbimin e tij të videove për orët inteligjente, që është prej më shumë se një vit funksional në SHBA.

“Ne kemi krijuar këtë produkt në mënyrë që përdoruesit të mos jenë në një situatë pasive me videot, por që të mund të marrin pjesë. Ne shpresojmë se ata do të kenë ndjesinë se kanë kaluar çaste të bukura”, shpjegoi zëvendëspresidentja e ngarkuar me shërbimin e videove dhe të reklamimit, Fidji Simo.

Ky shërbim duhet t’i mundësojë përdoruesve të propozojnë video të reja por të mund edhe të gjejnë, gjithashtu, videot e reja të klasifikuara sipas tematikës, të ruajnë disa video, të këmbejnë me krijuesit ose të ndërveprojnë.

Kjo deklaratë e rrjetit social vjen dy javë pas asaj që ka të bëjë me publikimin falas dhe drejtpërdrejtë të kupave europiane të futbollit, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, në Amerikën e Jugut, si dhe të “La Liga” (kampionati spanjoll) në Azinë e Jugut.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Facebook ka një lajm të mirë për të gjithë përdoruesit: Ja produkti që do të ofrojmë në gjithë botën”

  1. Plaku says:

    Asgjë e kuptueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *