Flamurtari, kundër bojkotit. Idrizi: Të forcohet zbatimi i ligjit në stadiume

29 Gusht 2018, 15:58Sport TEMA

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi është një nga drejtuesit që gjithmonë ka kërkuar civilizimin e stadiumeve shqiptare, madje herë pas here duke marrë edhe masa drastike në zbrazjen e tribunave vetëm prë arsye të fjalorit vulgar që përdoret rëndom në stadiumet shqiptare.

Gjithsesi, në çështjen e sigurisë dhe rikthimit të policisë në stadiumet shqiptare, ai ka një mendim ndryshe nga kolegët e tij, të shprehur në intervistën e dhënë për Top Channel.

“Policia nëpër stadiume nuk është një akt civil, nuk është një akt qytetar. Për mua nuk është një vendim i parakohshëm, është një vendim që duhet mbështetur. Thjesht duhet të diskutohen detajet e tjera që rrjedhin pas këtij vendimi. Pra, nga njëra anë ne duhet të forcojmë ligjin, e nga ana tjetër duhet që stadiumet tona të bëhen civile. Është shumë e thjeshtë, nuk mbahet çdo gjë në Shqipëri me uniformën e policit, por ka një problem të madh, që klubet shqiptare nuk janë të përgatitura financiarisht të përballojnë këtë situatë”, tha Sinan Idrizi, administrator i Flamurtarit.

Sa i përket thirrjes për bojkot nga kolegët e tij, Idrizi është kundër kësaj zgjidhjeje.

“Nëse neve sot nxjerrim si parësore bojkotimin e kampionatit për shkak të elementëve të largimit të policisë nga stadiumet, më duket si gjëja e fundit që të mendojmë për të bërë. Ejani të dialogojmë, por jo të bojkotojmë”, tha Sinan Idrizi.

Për administratorin e klubit të Flamurtarit, zgjidhja është e thjeshtë për këtë situatë.

“Një qytetërim si anglosaksonët, që janë disa kohë përpara nesh, e shtrënguan stadiumin nëpërmjet ligjit, jo nëpërmjet policisë, nëpërmjet ligjit! Vendosni kamerat nëpër stadiume, identifikoni njerëzit që janë problematik dhe çdo gjë mbyllet thjesht, sepse bojkoti është një fjalë shumë e rëndë”, tha Idrizi.

3 komente në “Flamurtari, kundër bojkotit. Idrizi: Të forcohet zbatimi i ligjit në stadiume”

  1. Zike Kau says:

    Te ka paguar dhe premtuar per kampion Edi Rama o shoki Idrizi ndaj po del ne mejdan, por Erjon Bracja kete vit ka vendosur qe titullin ta jape per Partizanin e tij.

  2. Zike Kau says:

    Te ka paguar dhe premtuar per kampion Edi Rama o shoki Idrizi ndaj po del ne mejdan, por Erjon Bracja kete vit ka vendosur qe titullin ta jape per Partizanin e tij.

  3. Zike Kau says:

    Te ka paguar dhe premtuar per kampion Edi Rama o shoki Idrizi ndaj po del ne mejdan, por Erjon Bracja kete vit ka vendosur qe titullin ta jape per Partizanin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje