FOTOT: Jo vetëm Lumi i Shalës, Lugina e Kirit një perlë turistike e pazbuluar në Shkodër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Besar Bajraktaraj

Bukuritë natyrore në qytetin e Shkodrës, nuk kanë të “mbaruar”. Nëse mendoni që destinacioni turistik i zbuluar së fundmi në Lumin e Shalës, është i fundit në qytetin e Shkodrës, atëherë me siguri gaboheni.

Një tjetër luginë vitet e fundit është shndërruar në destinacion turistik, ku turistët ditorë sa vijnë e shtohen nga viti në vit.

Bëhet fjalë për Luginën e Kirit, e cila ndodhet në Njësinë Administrative Postribë, sapo kalon Urën e Mesit, përgjatë fshatrave: Omaraj, Ura e Shtrenjtë dhe Prekal, zonë kjo që të con në drejtim të fshatit të Dukagjinit.

Gjatë verës kjo zonë popullohet nga qytetarë të shumtë të zonës dhe jo vetëm, të ardhur dhe nga jashtë Shkodrës.

Ideale për një ditë pushimi dhe pa shpenzime “Lugina e Kiri” është kthyer në destinacionet kryesore të turizmit ditor në qytetin e Shkodrës.

Përmirësimi i infrastrukturës së kësaj zone në vitin 2010, i mundësoi qytetarëve shkodranë dhe jo vetëm, të zbulojnë këtë vend të pa prekur nga dora e njeriut.

Zona në fjalë pas viteve 90 është braktisur nga banorët e zonës, por tani pas pothuajse 30 viteve duket sikur është ringjallur dhe më shumë se më përpara.

“Lugina e Kirit” nga të dy anët e rrugës është e rrethuar me shkëmbinj të lartë dhe të gjelbëruar, të ofron një panoramë fantastike. Kjo luginë është ideale për të apasionuarit pas hedhjeve nga lartësitë, pasi aty mund të gjesh shkëmbinj të lartë. Një tjetër “mrekulli” që mund të shijohet në këtë zonë janë dhe ujëvarat e shumta që mund të gjenden jo shumë larg njëra-tjetrës.

Zona në fjalë nga viti në vit ka nisur të sistemohet dhe të bëhen investime private, ku mund të gjesh 2 apo 3 lokale, në anë të rrugës mund të gjesh parking me roje, por zona ka nevojë ende për investime të reja apo dhe ndihmë nga shteti për ta kthyer një destinacion më të madh turistik.

Zona është e gjallëruar vetëm gjatë periudhës së verës, ndërsa në vjeshtë “zhduket” cdo gjë, vetëm ata pak banorë që janë, presin verën tjetër që të gjallërohet sërish. Nga shteti nevojitet të ndërtohet një qendër shëndetësore, pasi është e nevojshme në rast të ndonjë urgjence, pasi dhe valët telefonike mungojnë pavarësisht se është zonë rreth 20-30 minuta nga qendra e qytetit të Shkodrës.

Por dhe kjo duhet parë në anën pozitive, pasi një ditë larg telefonit dhe përditshmërisë të bën të ndihesh më i lumtur dhe i relaksuar. (Frekuenca)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *