Gjykata e Strazburgut sqaron audio-përgjimin: Jemi informuar, por nuk jemi ndikuar!

29 Gusht 2018, 20:50Politika TEMA

Ne një sqarim për nje tv shqiptar Gjykata e Strazburgut, shpjegon natyrën e kërkesës së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas pretendimeve të gjyqtarit Bianku.

“Në vitin 2014, një zyrtar i afërt me Qeverinë Shqiptare (z. Denar Biba) kontaktoi z. Ledi Bianku, gjyqtar për Shqipërinë, duke kërkuar që Gjykata të shtyjë shqyrtimin e çështjeve në lidhje me kthimin e pronës. Gjykatësi Bianku i tregoi këtij personi se një qëndrim i tillë ishte i papërshtatshëm dhe menjëherë informoi Dean Spielmann, President i Gjykatës Evropiane në atë kohë. Ai më pas e njoftoi Presidentin aktual të Gjykatës, Guido Raimondi, sapo ai u zgjodh në detyrë” – thuhet në reagimin e gjykatës.

Megjithatë, Gjykata e Strasburgut thotë se ky episod nuk ndikoi ne vendimin përfundimtar për ta pranuar kërkesën e delegacionit shqiptar për të shtyrë shqyrtimin e çështjeve për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Në vitin 2014, në të njëjtën ditë të takimit Bianku – Biba, kërkesa u refuzua për arsye se vendimin s’mund ta merrte presidenti i gjykatës, por u pranua në vitin 2016 nga Dhoma relevante e saj.

“Kërkesa zyrtare për shtyrjen e rasteve në lidhje me kthimin e pronës është bërë në të njëjtën datë në një takim midis autoriteteve të Gjykatës Evropiane dhe autoriteteve shqiptare. Kjo kërkesë mori të njëjtin refuzim të plotë. Në veçanti, çdo vendim i tillë ka qenë në kompetencë e Dhomës, tek e cila rastet ishin në pritje të shqyrtimit dhe nuk mund të merreshin nga Presidenti i Gjykatës. Për më tepër një kërkesë e tillë mund të shqyrtohej vetëm në përputhje me rregullat normale procedurale.

Më pas, në vitin 2016, Dhoma relevante e Gjykatës vendosi të shtyjë shqyrtimin e këtyre rasteve. Megjithatë, kjo shtyrje nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Gjykatësi Bianku nuk mori pjesë në këtë vendim, sepse ai ishte tërhequr nga këto raste” – thuhet në reagimin e gjykatës së STrazburgut.

Teksa thekson se takimi Bianku – Biba nuk pati lidhje me vendimet e saj, gjykata e Strasburgu sqaron gjithashtu se të gjitha vendimet për rastet merren në një formë gjyqësore dhe në përputhje me procedurën e përcaktuar në Rregulloren e Gjykatës.

2 komente në “Gjykata e Strazburgut sqaron audio-përgjimin: Jemi informuar, por nuk jemi ndikuar!”

  1. Berti says:

    Deshtoi dhe Babale 2.
    Tani jemi ne pritje te serialit Babale 3.
    Çifte ne darke mbyllni dritaret e dhomave te gjumit.
    PD pergjon !

  2. Aliu says:

    Gujdua eshte nje napolitan mik i Ledios. Se cfare e lidh ate miqesi mund te thuash cfare te duash, por nje gje eshte e sigurt se ky gjykates (kryetar) u vizitua nga Bujar Nishani dhe po ky gjyqtare mori vendim kunder shtetasit shqiptar A. Arapi pasi Lediua kishte futur ne dosjen e Arapit nje vendim te gjykates te Fierit qe kishte denuar nje A. Arap nga Fieri per vrasje. Ajo qe duhet te sqaroj Lediu eshte e vuri ne dijeni Gujdon per falsifikimin qe beri ne dosje. Keta mafjoze duhen cuar ne te semes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje