Jari i del zot Fevzos: Sfida e Sinanit të Vlorës është gjëmë për demokracinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot një biznesmen nga Vlora që është aksioner në shoqërinë ajrore turko- shqiptare që po çelet se shpejti, ka sfiduar Fevzon, duke shkruar se ai ka më shumë libra se Fevzo në shtëpi.

Jari e konsideroi këtë sfidë të Edi Ramës ndaj intelektualëve, dhe e nxiti Fevzon të reagojë:

“Aq libra se ka ke ti në shtëpi, Fevzo ka videokaseta.

Edi Rama kërkon të na poshtërojë. Me Fevzon#”, shkruan Jari.

Dhe më poshtë vijoi sqarimin e tij:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Reagimi i atij biznesmenit Sinani, duhet marrë seriozisht.

Edi Rama po përpiqet të sfidojë intelektualët e mëdhenj shqiptarë, duke i krahasuar me biznesmenët.

Pasi na futi ne politikanëve në garë me biznesmenët, pasi na bëri njësoj me ata, tani u ka ardhur radha intelektualëve të mëdhenj.

Ai po përpiqet të sfidojë Fevzon për libra.

Me siguri dikush i ka thënë se Fevzo nuk ka shumë libra në shtëpi.

Por ky është një i mjerë.

Fevzo ka shumë shtëpi dhe varet kë kanë parë.

Por kjo nuk është më e rëndësishmja

Më e rëndësishme është se Fevzo librat nuk i lexon, por i dëgjon.

Kështu që ai ka në shtëpi video-kaseta të tëra dhe një video-kasetë është sa 10 libra.

Mbi të gjitha, Fevzo është një njeri i shëtitur në 102 vende të botës.

Biles, siç ma tha vetë disa ditë më parë, ai ka shpëtuar paq dhe nga rënia e urës së Xhenovës, pasi pas dy ditësh do kalonte aty.

Ka qenë fat që ajo u rrëzua më parë.

Si mund ta krahasoj veten një bisnesmen i tillë me Fevzon, vetëm se mendon se ka lidhje me Turqinë.

Por pesë nga tetë gjyshërit e Fevzos, kanë qenë nga Turqia, biles kanë lënë dhe bibliotekat e tyre aty.

Por kjo nuk duhet marrë si sfidë biznesmeni.

Kjo është e qëllimshme dhe bëhet nga Edi Rama, se kërkon të relativizojë intelektualët e mëdhenj dhe t’i krahasojë ata dhe me biznesmenë, për të thënë që librat nuk janë gjithçka, pasi aq libra sa ka Fevzo, mund të blejë dhe një biznesmen.

Biles ai mund të blejë dhe më shumë.

E gjithë kjo bëhet në kuadrin e kriminalizimit të vendit dhe elitave, dhe krijimin e një elite fallco njerëzish të pasur, që mbajnë dhe libra në shtëpi.

Duhet ta denoncojmë fort këtë gjest.

Është një zhvillim i rrezikshëm.

#Me Fevzon#Kundër Sinanit#”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Jari i del zot Fevzos: Sfida e Sinanit të Vlorës është gjëmë për demokracinë”

  1. Bledi says:

    Il or cam turke legen i korruptuar

Lini një Përgjigje te Bledi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *