Ndahet nga jetë në moshën 90-vjeçari hetuesi i tmerrshëm i Sigurimit të Shtetit, që kishte torturuar dhjetra persona. Mes tyre dhe At Zef Pllumin

Ish-hetuesi Shyqyri Çoku, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Çoku është i njohur për hetimin dhe torturimin e 92 të dënuarve politik në veri të vendit, dhe veçanërisht për torturimin e At Zef Pllumit.

Kush është Shyqyri Çoku

Shyqyri Çoku ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë.

Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike.

Ndër më të spikaturit mbeten At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo meshtarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë.

Ata që kanë vuajtur nga torturat e Çokut dhe proceset e improvizuara politike të tij, tregojnë se ai ishte një njeri që donte të përmbushte misionin e luftës ndaj klerit, duke përpiluar deklarata dhe fakte të paqena në dosjet e tyre”, shkruan Panorama.

At Zef Pllumi e përmend Shyqyri Çokun në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, i botuar në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese Hylli i Dritës.

Hetuesi Çoku ka përdorur deklarimet e At Zef Pllumit rreth fjalimeve të Enver Hoxhës për ekzistencën e lirisë së fesë dhe besimit në Shqipëri, si akuza për t’i ngritur atij një proces tërësisht politik kundër regjimit komunist e për ta dënuar me 25 vjet burg.

Torturat dhe përndjekjet e Shyqyri Çokut i ka provuar edhe publicisti dhe historiani Sami Repishti.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...