Rrëfimi i At Zef Pllumit: Si i përdori hetuesi Shyqyri Çoku fjalët e Enver Hoxhës në gjyq kundër meje dhe robnia e gjatë pas tyre

22 Gusht 2018, 17:36Politika TEMA

Një prej hetuesve të periudhës së komunizmit, Shqyri Çoku, është përshkruar me mjeshtëri  në librin “Rrno vetëm për me tregue” nga At Zef Pllumi, duke krijuar portretin e një hetuesi të diktaturës por edhe përshkruar mekanizmat si funksionin hetuesitë dhe gjykatat e regjimit komunist, dredhitë për të marrë deklaratat e të arrestuarve, por edhe kërcënimet dhe dhunën që ushtronin në dhomat e hetuesisë.

Tre fragmentet e mëposhtme janë shkëputur nga libri III “Rrno  vetëm për me tregue” i At Zef Pllumit.

Robnia e gjatë

1967¬1989

GJYQET E POPULLIT VAZHDOJNË

Ditën e gjykimit më thirrën shpejt. Dola i veshun e i mathun me ato tesha të reja. Në dhomën e hetuesit ishte vetëm Shyqyri Çoku. Më foli pa u ulë në karrigë.

– Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqyit prapë këtu në duert tona vjen. E kupton apo jo? A e ndigjove mbramë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bajmë ma zi se atij në rasë se i përmendë fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojmë ta shajsh publikisht.

– Un nuk e kam sha, por vetëm të kam tregue fjalimet e tij fjalë për fjalë. Pse i shkrueve ti në procesverbal?

– I shkrova se i the ti.

Gjatë përpilimit të procesverbalit Shyqi (Shyqyri Çoku) më kishte pyetë se si e konsiderojshem un mbylljen e kishave. Iu përgjigja se ishte veprimi ma i gabuem i Pushtetit Popullor, sepse lirinë e fesë e garantonte nji nen i veçantë i Kushtetutës, mbi të cilin ishte perpilue edhe ligji “Mbi komunitetet fetare”.

Përveç kësaj në nji prej fjalimeve të Enver Hoxhës, i mbajtun në Rrëshen në vjetin 1954, thohet tekstualisht se “propaganda kapitaliste e revizioniste çirret me të madhe se në Shqipëri nuk ka liri feje, se janë mbyllur kisha e xhamija. Por kur kanë ndodhur këto në Shqipëri? – pyet Enveri. – Këto gjëra mund të ndodhin atje ndër vendet borgjeze, kapitaliste e revizioniste, por jo kurr në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

– I kam thënë ato fjalë me të vërtetë, – iu drejtova Shyqit (Shyqyri Çokut), – por ti e ngarkove me to procesverbalin për me më ngarkue sa ma shumë.

– Me të ngarkue sa ma shumë? Ti pate fatin që të mora un, shkodranë. Ti e din fjalën e popullit që thotë: “Vllau yt mishin ta han, por kockën ta len”. E sikur t’ish kenë për ty nji hetues nga jugu? Ik, ban si të duesh e fol si të duesh, para gjykatet je i lirë, veçse përsëri ndër duer tona vjen.

Atëherë thirri me të madhe:

– Jonuz, e ke gadi tjetrin?

– Zoti hetues. Ju e keni në dorë punën; ata prokurorët e gjykatësit shkë i keni dhe mund i porositni që ta kalojnë atë faqe të procesverbalit e mos të më pyesin aty.

– Jo, more jo, na nuk i porosisim ata, por vetëm të themi ty se të duem të mirën.

Jonuzi pruni Dom Nikollë Mazrekun duerlidhun. Ja hoq prangat e me ta na lidhën bashkë të dyve.

Te dera pritshin hetuesat Shyqyri Çoku e Dhimitër Shkodrani. Na shoqnuen deri te “kafazi i të pandehurve”. Kisha ishte plot e përmajë me njerëz. Te vendi i elterit kishin ba nji podium për trupin gjykues. Mbrapa podiumit, nalt, ishte shkrue me shkronja tepër të mëdha: “Drejtësia në shërbim të popullit”. Ndërsa pritej trupi gjykues, Shyqi (Shyqyri Çoku) më tha:

– Bukur ka dalë ky sallon i rinisë.

Iu përgjigja se arkitekt i kësaj kishe ishte kenë Fishta.

– E vetmja gja që i mungon asht ngrofja.

– Ditë kaq të ftohta janë të rralla.

– Sot asht 7 gradë nën zero, – tha Shyqi (Shyqyri Çoku).

Ndërsa ishem ndër këto mendime, mes asaj zhurme popullore, më preku në sup Shyqyri Çoki dhe më tha:

– Zef, motra jote asht aty, në bankën e parë. Don ta shikojsh?

– Sigurisht që po!

Në bankën e parë ishte ulun nji grue zadrimore, nji nuse; përkrah kishte burrin e vet. Shyqi (Shyqyri Çoku) shkoi dhe foli me te. Ktheu dhe më tha:

– A asht motra jote ajo?

– Jo, nuk e njof.

– Nuk e njef?

Në ças u veprue: gruen dhe burrin e saj e nxuerën nga salla. Shifej mirë se publiku aty ishte me ftesa.

Shyqyri Çoku më tha: – Ti nuk ke punë me te as me të tjerët që do të flasin.

Ndërkaq të tjerët mbas tij, kund gjashtë persona, kërkuen dënimin tim me vdekje. Në të vërtetë, kur e kërkojshin ata, më dukej mjaft i largtë.

Të gjithë flitshin me letra në dorë, sikur t’ishin shkrue dikund njeti. Dikur u paraqit nji grue që punonte në spital e kishte ardhë me bluzën e saj të bardhë.

Tha se kishte ndigjue nga altoparlantat e radios lokale se këta priftën këtu thane se feja nuk asht kundra shkencës. Si asht e mundun që t’i thotë këto fjalë, mbasi këta vetë, kur janë të sëmundë, vijnë në spital te ne dhe kërkojnë ndihmën e ilaçeve dhe jo të fesë, tha ajo.

/Fragment nga libri “Rrno  vetëm për me tregue”/ At Zef Pllumi/ LIBRI III/(kujto.al)

19 komente në “Rrëfimi i At Zef Pllumit: Si i përdori hetuesi Shyqyri Çoku fjalët e Enver Hoxhës në gjyq kundër meje dhe robnia e gjatë pas tyre”

  1. Shkodrani says:

    Nje njeri sh imadh edhe inteligjent nje njerri vertet i zotit por tumori komunist i mori jeten njerzeve me intelingjent dhe patriot dhe sot e kesaj dite pas vitetve 1990 ramiz serbi ia kaloi pushtetin kelysheve te tij qe nga saliu e nano pastaj kta stafeten meta rama basha shpresoj se zoti vertet vonon ne disa raste por kurr nuk haron nqs kta enver homo vdiq e shpetoj por jo tamam se mallkimi prapa e ka neper breza ndersa kta pisat kan pee te pas fund te tmershem do ti marin edhe paret me vete se fundi i fundit letra jon por denimi do jete super kapital edhe gjith pisat me tumorin e tyre me vete do i lene rrugve si kurva poahte komunizmi rofte demokracia

    1. na keni care trapin says:

      Ky Pllumi ka qene nje kolaboracionist i fashizmit dhe hengri burgun per kete. Cfare ka bere ky Pllumi? Asgje, ka bere burg! Kjo eshte e vetmja “merite” e ketij mashtruesi. Pasi doli nga burgu pinte vere gjithe diten e rrinte tape dhe shkruajti nje liber idiotesk me “vuajtje”!

  2. DINGO says:

    Ore Pellum ti ke vdekur dhe nuk flet dot,Por ata qe te njifnin flasin per spiun me patente.Si te gjithe Katoliket edhe ti ishe nje antishqiptar.

  3. ME EMER says:

    njerezit qe nuk njohin mire gjuhen shqipe , pamvaresisht “kostumit ” qe veshin , kane shume detyrime ..

  4. joni new york says:

    At Zefi gezoj qe je mir me shendet dhe je gjall nga torturat e komunizmit ne rast se e shef kete koment,a ke ndonje pergjigje per Ramiz Hoxhen shqiptarin e maqedinis qe edhe sot nuk i dihet varri se ku e ke i zhdukur ne kohen e regjimit te sali berishe s te lutem bon nje koment per kete .

    1. ca po thu says:

      Zef Leshi ka vite qe ka shku per lesh or ti!

  5. Popull i thjeshte says:

    He mor prift bythqim.Sistemin socialist e luftoje e shaje e shitje shpirtin te jugosllavi kunder atdheut.Kunder atij sistemi qe respektonte punetorin gruan femijen beje tradhti kombetare villje vrer.Pse nuk e thua nje fjale sot per kete sistem kriminel qe puntorit i hoqi punen e kthhu ne skllav ,gruan e denigroi e cnderoi ,femijet i la pashkolle ,pa buke,pa te ardhme.Mos u merr ca te tha Shyqyri Coku pra 60 vjetesh.Po thuaj nje fjale per gjendjen e popullit sot.Per politikan qe vjedhin,vrasin dhe popullit po i nxjerrin ujet e zi.

  6. The pope says:

    O shkodron,

    Me homo e pedofil e se keta prifterinjze Katolike NUK ka ne Bote.

    Kete e pranoi vete dhe vatikani. Dhe Papa kerkoj te Falun.

    Ketij zef spiunit degjoj vetem zanin KE YouTube e do TA kultish se osht pedofil e uriahip e intrigant i pashoq.

    Ku jeto ti bre burre.

    1. E di si eshte puna says:

      Mjaft me kete ceshtjen e pedofilizmit! Nuk duhen luftuar prifterinjte me kete argument, se ne fund te fundit nuk eshte aty thelbi i ceshtjes. Pedofil mund te jete kushdo, edhe nje prift, edhe nje hoxhe, edhe nje ateist apo kushdo tjeter. Thelbi i ceshtjes eshte se keta prifterinjte jane GENJESHTARE DHE MASHTRUES qe ne krye te heres. A ka krim me te madh se sa te mashtrosh njerezimin? Nuk ka! Prifterinjte jane pikerisht kriminelet me te medhenj ne historine e njerezimit, pasi perhapin genjeshtren me ndihmen e frikes dhe bejne trushpelarje te shoqerise njerezore. KY ESHTE KRIM dhe per kete duhen luftuar dhe denuar prifterinjte! Nje nga te drejtat e njeriut eshte gjithashtu te mos genjehet dhe mashtrohet!!! Keta jane bartesit kryesore te ketij krimi. Ky eshte thelbi i races se poshter te prifterinjve ?

  7. Galileo Galilei says:

    O shkodron,

    Me homo e pedofil e se keta prifterinjze Katolike NUK ka ne Bote.

    Kete e pranoi vete dhe vatikani. Dhe Papa kerkoj te Falun.

    Ketij zef spiunit degjoj vetem zanin KE YouTube e do TA kultish se osht pedofil e uriahip e intrigant i pashoq.

    Ku jeto ti bre burre.

  8. Galileo Galilei says:

    O shkodron,

    Me homo e pedofil e se keta prifterinjze Katolike NUK ka ne Bote.

    Kete e pranoi vete dhe vatikani. Dhe Papa kerkoj te Falun.

    Ketij zef spiunit degjoj vetem zanin KE YouTube e do TA kuptosh se osht pedofil e uriahip e intrigant i pashoq.

    Ku jeto ti bre burre.

  9. na cane k… me kta spiuna antishqiptar, pedofila.

  10. Romak says:

    Hetuesi Shyq Çoku mundohet me aq sa ja lejon mundsia ta ndihmoj,vetem qorri nuk e sheh qe keshillat e tij jane per te miret e Zefit,Zef Pllumit.
    At Zef Pllumi ne disa pasazhe te tjera te librit te tij tregon se gjithe kreu i kishes katolike asht ne sherbim te Sigurimit.

  11. mik says:

    At Zef Pellumbi drit past.
    Franceskan qe per here te par mbas kongresit te drejtshkarravimit te vitit 1973, botoi vepren e tij ne dialektin Gege. Veper si asnji tjeter e llojit te saj per krimet qe ju ban popullit Shqiptar, e popullit te Shkodres ne vecanti.

    1. kuc or ti mik says:

      Nje nga krimet qe duan ti bejne popullit eshte percarja “dialektore”!
      Te fala Plumit dhe serbve ?

      1. mik says:

        Kuc or ti mik – Te fala pac.
        Shko e lexo nja dy faqe liber, edhe fol ate qe duhet , se Ty edhe Tarzani te duket anti komunist.
        Lat nam tu kriju armiq gjithkund.
        KOKERR BOLE

        1. kuc or ti mik says:

          Ik mor bajge, u be bytha jote, analfabet funksional!
          Armiqte ekzistojne qe c’ke me te, mor vic. Ca e bejne me qellim per arsye qe ata i dine, e ca e bejne nga koktrashesia dhe idiotizmi i lindur.
          I vetmi justifikim qe mund te kesh ti, eshte se e ben nga koktrashesia dhe idiotizmi!
          Dhe mos harro, lexo Kendimin e klases se dyte, se te ben mire per shendetin mendor!

  12. ELIOT says:

    HEJ BOLE CHEVIKET SI VJEN MIRE KUR DIKUSH TREGON REALITETIN PER KRIMET E ENVERIT … JENI DEBILA APO SKPUTONI . PRIFTA KA GJITHANDEJ POR SI VRAN SI ENVERI SI KAMUNISTAT .JO SHURRAMANE KOMUNISTA … EDHE PER KRIMET E FASHISTAVE KOMUNISTA GJENI GJITHMONE PRETEKSA ….. JU JENI BAJGAT E EUROPES MUTRAT E BOTES .TURPI I SHQIPTAREVE …TURPI I CIVILIZMIT ….CFARE THEM UNE KU E NJIHNI CIVILIZIMIN JU …. EDHE LOPET NE FRANCE JANE ME TE CIVILIZUARA SE JU ..PRANDJ SJU FUT EUROPA NE EUROPE SE KENI NGELUR MBETURINAT E DEMOKRACISE ..NUK DUAN TA BEJNE PISE EUOPEN ME BUDALLENJ SI JU MERCI BANDE DE PEDE …

    1. tralala zura nje gale says:

      Sapo ke lind, ke ra me koke ne cimento me siguri ? ? ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje