Rruga Tiranë-Elbasan, ‘gropa e zezë’ e qeverisë Berisha gëlltit edhe 16 milion USD. Vendim qeverie për huanë

29 Gusht 2018, 18:51Ekonomia TEMA

Projekti i autostradës Tiranë- Elbasan, i hartuar nga qeveria ‘Berisha’, mund të konsiderohet si një tjetër ‘gropë e zezë’ e rrugëve të Shqipërisë.

Kjo autostradë dhe Rruga e Kombit, janë tashmë 2 simbole të një korrupsioni të pacipë, ku vjedhjet dhe batërdia me fondet publike nga ana e qeverisë Berisha, në vlera miliona euro, janë të qarta ‘ditën për diell’.

Sot qeveria, me procedura emergjente, është detyruar të marrë edhe një hua prej 16 mln USD për të mbyllur ‘gropën e zezë’ të lënë pas nga qeveria Berisha, ku ndërtimi i rrugës u pa si mundësi e arte për të vjedhur.

Zyrtarë të lartë të PD- LSI janë në proces hetimi për abuzime që kapin shifra miliona euro, lidhur me autostraden Tirane- Elbasan.

Keshtu, Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen e huas me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për riparimin emergjent të autostradës Tiranë-Elbasan.

Shuma prej 16 milion dollarësh do të shkojë për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, dhe sipas vendimit të KM, hyn në fuqi menjëherë.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, në shumën prej 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) USD-sh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruhet ndër të tjera në vendimin e publikuar ditën e sotme.

6 komente në “Rruga Tiranë-Elbasan, ‘gropa e zezë’ e qeverisë Berisha gëlltit edhe 16 milion USD. Vendim qeverie për huanë”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    riparimet nuk jane grope e projektit por cilesi e dobet e punimeve. kush e ka bere revizionin e punimeve qe nga 2013 e ketej? Saliu?

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    riparimet nuk jane grope e projektit por cilesi e dobet e punimeve. kush e ka bere revizionin e punimeve qe nga 2013 e ketej? Saliu??

    1. Ani, Kanada says:

      Cilesia e dobet perkthehet ne vjedhje te fondeve ne vend qe te investoheshin per punime cilesore . Me parate e akorduara per ate rruge nuk do kishte nevoje per riparime qe kushtojne 16 milione dollare brenda kaq pak vjeteve.

  3. More qe jane gropar e saliut kete kemi 5 vjet qe po e ndegjojme,por a eshte gropsur ndonje per keto gropa?!!!!!
    Edhe ai qe u arrestua u leshua dhe ka rrezik te demshperblet.
    Kete ta thote edhe sit back qe nga zgjuarsia i boton 3 here theniet e tij xhevahir

  4. Juli says:

    Pune pa pergjegjesi.Dikush ka hedhur firme.Pse duhet te mbytet populli ne borxhe.Kush nuk ka bere detyren duhet te paguaje.

  5. ismaili says:

    Vidh edi rama vidh se po te vjen dita te japesh llogari.//

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje