Tjetër skandal në Vatikan: "Lajthit" prifti, i dërgonte mesazhe erotike burrave të martuar

29 Gusht 2018, 13:18Bota TEMA

Vijojnë skandalet me Kishën Katolike ku një prift italian është shkarkuar nga detyra pasi u dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale burrave të martuar që frekuentonin kishën e tij.

Pas disa muaj hetimesh, Arturo Aiello, peshkop i Avelinos, u detyrua të largonte një prift të ri të dioqezës së tij në lidhje me këtë skandal.

Ishte një tjetër prift i cili mësoi nga qytetarë të ndryshëm se kolegu i tij u dërgonte mesazhe të “nxehta” meshkujve.

Prifti i ri, i thirrur nga peshkopi para një mini komisioni të formuar nga tre priftërinj të tjerë famullitar, nuk e mohoi incidentin dhe për këtë arsye u urdhërua heqja dhe pezullimi.

2 komente në “Tjetër skandal në Vatikan: “Lajthit” prifti, i dërgonte mesazhe erotike burrave të martuar”

  1. Flutura says:

    O gazeta mos ngaterroni llojet e priftrinjeve. Ky ne foyo eshte prift ortodoks gte cilet martohen, jo se ata nuk bejne prapesira, por ata per te cilet flitet jane prifterinj katolike.

  2. Flutura says:

    O gazeta mos ngaterroni llojet e priftrinjeve. Ky ne foto eshte prift ortodoks te cilet martohen, jo se ata nuk bejne prapesira, por ata per te cilet flitet jane prifterinj katolike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje