Taulant Balla iu përgjigjet sulmeve të Blushit: Kam kohë që s’i shoh lajmet e Topit, që kur kryetari i një partie u bë drejtori i televizionit të Tanit

CNA publikoi sot një analizë të lajmeve në Televizionin Kombëtar Top Channel.

Në edicionet e lajmeve në Top Channel, ditët e fundit kronikat e para janë për biznesmenin Edmond Bego, i cili u arrestua disa ditë më parë në Greqi, por që më pas u lirua dhe për një HEC në Dragobi apo dhe vendimet e gjykatave për të.

 U zbulUA se pas këtyre sulmeve qëndron ish-kreu i LIBRA-s, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi, i cili televizionin po e përdor për interesat e tij personale.

Nga verifikmet tona rezulton se Blushi po e përdor Top Channel për intersat e xhepit të tij, duke sulmuar një qytetar, i cili i ka shlyer të gjitha detyrimet e tij me drejtësinë apo duke i vendosur gjoba një biznesmeni. Ben Blushi në vend që të merret me arratisjen masive të shqiptarëve, skandalet e ministrave të qeverisë së Rilindjes apo krimet e Erion Veliajt, sulmon një qytetar të lirë dhe një biznesmen, a thua se qytetarëve shqiptarë me një mijë e një halle, po u digjet barku për një HEC në Valbonë.

Në vend që Blushi të merret me probleme që vërtetë i shqetësojnë qytetarët shqiptarë dhe të përmbushë misionin e një televizioni kombëtar, e shfrytëzon “Top Channel” për intersat e tij personale.

Blushi sulmon edhe kreun e grupit paralamentar të PS-së, Taulant Balla dhe mirë bën, nëse sulmet e tij do ishin për kauza të forta politike e publike dhe jo për të nxjerrë inatin që Balla e përzuri nga Elbasani.

“Top-i” sulmon Taulant Ballën për interesat e Ben Blushit, ndërsa PD e shfrytëzon për hesap të vet.

Blushi sulmon haptaz Taulant Ballën, pavarësisht se ky i fundit ka qenë një ndër miqtë më të afërt të Dritan Hoxhës, Enkelejd Jotit, Filip Cakullit, Sokol Ballës etj.

Ndërkohë, i kontaktuar nga CNA lidhur me këtë fakt, Taulant Balla tha se: “Kam kohë që nuk i shoh lajmet e Topit, që kur kryetari i një partie kot u bë Drejtori i  televizionit të Tanit. Nuk kam asnjë koment.”

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...