Britani, ndalohet shitja e pijeve energjike te fëmijët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shitja e pijeve energjike fëmijëve është ndaluar në Britani.

Të pasura me nivel të lartë kafeine dhe sheqeri, këto pije janë lidhur me një sërë problemesh te fëmijët, si dhimbje koke e stomaku, hiperaktivitet, pagjumësi dhe obezitet.

Shpesh këto pije janë më të pasura me sheqer dhe më të lira se pijet e tjera joalkoolike.

Sipas të dhënave të qeverisë britanike, 2/3 e fëmijëve britanikë të moshës 10-17 vjeç dhe ¼ e fëmijëve të moshës 6-9 vjeç i konsumojnë këto pije.

Nisma është mbështetur nga mësuesit dhe autoritetet shëndetësore britanike.

Pritet që pas konsultimeve të përcaktohet edhe mosha nën të cilën nuk lejohet shitja e pijeve energjike (16 ose 18).

Një nismë të ngjashme ndërmori pak kohë më parë edhe Koreja e Jugut, ku pas problemeve shëndetësore të nxënësve, u ndalua shitja e kafes për nxënënësit e shkollave.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *