Gjykata e Lartë dënon sulmin ndaj gazetares: Të zbardhjet ngjarja, veprim i ulët kriminal

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjykata e Lartë ka reaguar ndaj sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Gjykata e Lartë e konsideron aktin si veprim të ulët dhe kërkon të zbardhet sa më shpejt.

“Ngjarja e rëndë ndaj Znj. Lala, dhe rreziku që iu kanos sot pjesëtarëve të familjes së saj, përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për sigurinë dhe mirëqenien e kujtdo invididi, në ushtrimin e çfarëdo funksioni në shërbim të së vërtetës.

Gjykata e Lartë, duke vlerësuar raportin korrekt me gazetaren Lala dhe profesionalizmin e saj, i drejtohet organeve kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje dhe vënien përpara drejtësisë së autorëve të këtij akti të shëmtuar” thuhet në reagim. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Gjykata e Lartë dënon sulmin ndaj gazetares: Të zbardhjet ngjarja, veprim i ulët kriminal”

  1. Konica USA says:

    Gjalle qenkan keta,ku ishin kur Saliu vrau 4 njerez ne rruge,jo vetem nuk folen,por dhe ju dhane pafajsi.Ptuuuuu,rasat qensh!?

    1. Tani says:

      Hahaha edhe keta ne korin e gabuar. Sulmi ishte ne adrese te vellait te saj jurist burgu dhe jo gazetares qe jeton ne nje apartament tjeter me te shoqin dhe familjen e saj (Lexo lajmin e gazetares investigative Brizida Gjikondi) dhe jo ne shtepi me prinderit. Gazetares nuk i eshte rrezikuarc jeta por vellait te saj jurist.

  2. Jimi says:

    Ka patur edhe ngjarje shum me alarmante ne kete vend dhe askush se ka pas ven ujin ne zjarr!? Sot per cudi , te gjithe jane ngritur ne kembe, sikur kjo te jete ngjarje e jashtzakonshme, ne nje vend te jashtzakonshem, ku nuk njihet asnje lloj krimi!? Mbi te gjitha i cuditshem eshte etiketimi i ngjarjes, ende te pa hetuar, si nje krim politike dhe per shkak te detyres!? Qe eshte detyre e qeverise dhe ne vecanti e policise qe te bej zap krimin dhe te vere para drejtesise kriminelet, kjo nuk diskutohet, por kurrsesi nuk duhet te abuzohet me vete ngjarjen Gazetarja para se te jete profesioniste mbi te gjitha eshte qytetare dhe si e tille edhe ajo si gjithe qytetraret e tjere mund te jete pre e nje krimi ordiner, apo per motive te dobta, sic rendom sot policia etiketon nje numer krimesh.

  3. Feniks says:

    Gjykata e Larte nuk ka pse denon sulmin ndaj gazetares,por te denoje krimin e saj kunder ish ushtarakeve,qe u grabiti pensionet e tyre legjitime!

  4. Alban Dega says:

    KUR GJYKATA E LARTE E ZAGARNJORIT BEHET
    SHOQATE E PARTISE BABALE NR. 3

    KUR MAFIOZET THERRASIN KAPINI MAFIOZET !

    – Nuk merren shqiponjat me kukumjacka

    – Genje e genje se dicka do te mbetet nuk eshte gazetari…. Eshte propagande gebelsiane !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pse do te qellonin me arme banesen e prinderve te nje gazetarjeje qe vetem gazetare nuk eshte.
    Me gjeni nje kronike, me gjeni nje lajm, me gjeni nje analize me fakte, me gjeni nje mendim origjinal vetanak te Klodjana Lales ne nje gazete, televizion, nje media…. Zero Absolute !
    Cinizmi i saj, toni diktues ala Fevziu e ala Zheji i saj, pretencat e saj ala Adriatik Palla e ala Besim Hajdarmataj …. sa ata qene ne kalin e kokaines se fshehur nuk ishin te saj !
    Ishin te ketyre krimineleve qe nxirrnin ne pazarin mediatik shashkat e tyre per te fshehur rolin e tyre antiligjor e pazaret me kriminele e mafioze shqiptare e nderkombetare me imunitet e impunitet te siguruar nga “ Banda e Gangstereve” e “ … Mafia krejt jashte kontrollit” e ligj mbi ligjin ne baze te kryeligjit te Luigjit te 14-te shqiptar Sali Berisha “ Ligji jam une” !
    Kjo eshte aresyeja pse ato media qe heshten, dizinformuan me pagesa te majme te ketyre krye -Gangstereve e kryemafiozeve politike, biologjike, oligarkike e mediatike, kur gazetaret e tyre qelloheshin me plumba ne mish e kur koleget e tyre qelloheshin me plumba verbal te kryevrasesit serial te Shqiperise, me dyfishin e viktimave te 46 vjet diktature barbare komuniste ne 13 vjet demokrature 24 karat Salikraci !
    Sapo u goditen cimkat e Klodjana Lales ne Kryeprokurorine e Shqiperise dhe te Tiranes “ shpatarja “e antikrimit me burime te kryekrimi ra ne heshtje, mbeti si radiostacioni pa antena dhe si celularet pa internet….
    A mund te duronte perendesha e cinizmit, thashethemeve llallisto…. berishiste, nje situate te tille ku ajo te mos ishte as protagonistja e ekranit, as kukumjacka kobezeze e kazanit mediatik !?
    Papritur ne kete fund vere me zheg afrikan qellohet me arme shtepia e prinderve te saj, sikur ata e jo ajo te ishin gazetaret e shpataret e antikrimit ne Shqiperi.
    Pa u mbushur 24 ore nga deshtimi i turpshem i Babales Nr. 2 te Partise Babale, Ledio Bianku, vellai prej gruaje i Genci Korofillak Pollos, mbas deklarates rrenuese te vete Gjykates se Strasburgut, krejt lukunia e Partise se 2 prillit, te ekzekutimit ne tortura dhe zhdukjes se kufomes se atdhetarit Remzi Hoxha, e 10 000 te vrareve, sakatuarve te vetvrareve te Piramidave te Faraonit Sali Milloshi, te 26 masakruarve te Gerdecit, te 4 ekzekuturave pa asnje faj, te dhjetra plagosurve dhe torturuarve te 21 janarit 2011, ne 13 vjet Salikraci vrapuan me turravrap te derdhnin lot krokodili dhe klithje gerditese hijenash kunder qeverise dhe Edi Rames, duke zhurmuar hetimin dhe duke bere kryeprokurorin e kryegjykatesin sikur ta kishin organizuar vete Babalen Nr. 3 me heroinen e Llalles me dy L me pak ne mbiemrin e saj.
    Shoqatat e kazanit mediatik qe heshten dhe fshehen plagosjen me plumb ne mish te kolegut te tyre Fatos Mahmutaj me urdher te kryetarit de jure e de facto te PD-se Sali Berisha dhe ate te kryetarit de jure Lulezim Basha sot cveshin shpatat e mizave ala Don Kishoti i Mances kunder qeverise sikur ajo, Edi Rama e Fatmir Xhafaj te ishin bodigardet e prinderve te Klodjana Lales dhe te asaj vet.
    Kryemafjozet e Mafias krejt jashte kontrollit therrasin ne kupen e qiellit kapini mafiozet!
    Kryegangsteret e Bandes se Gangstereve cirren me gjithe fuqine e zerit te cjerrur e te shterur kapini Gangsteret !
    Kryehajnat e 25 miliarde eurove, me 600 milione me nje dore vetem ne Autostraden e Kusarise se Kombit kukasin kapeni hajdutin !
    Shoqatat e gazetareve te kazanit i bashkohen korit te kukumjackave sikur te ishte sulmuar shtepia apo te ishte plagosur ose gerrithur sado pak simboli i tyre Klodiana Lala e jo prinderit e saj qe nuk kane qene as nuk kane shkruar kurre ne gazete ose shfaqur ne asnje ekran !
    Nje komedi tipike “ Shume zhurme per asgje!” e Shekspirit !
    Mafia nuk merret me kukumjacka e kamikaze mediatike te kryemafiozeve te Shqiperise. I vetmi gazetar profesional i mirefillte investigues qe eshte i rrezikuar nga kapobanditet e Mafias eshte Artan Hoxha qe me fakte te gjalla me ze e me figure ia corrí maskat asaj duke filluar nga Golgota tropojane e Sali Berishes e deri tek 21 janari i Sali Bashes !
    Genje e genje se dicka do te mbetet nuk eshte gazetari. Eshte fake njuz, lajme te rreme, mashtrime !
    Eshte propagande gebelsiane ala Babale Nr. 3 e Partise Babale !
    Nje fakt peshon me shume se nje thes me pallavra eshte percaktimi gjenial i Sulzberger,babai i gazetarise bashkekohore boterore dhe “ The New York Times” Sulzberger qe as Gebelsi, as Hitleri dhe as Enveri nuk kane pasur guximin ta quajne “ nje leter higjienike”, sic e quajti Il Capo dei Capi i Mafias shqiptare dhe idhulli i Klodiana Lales e kazanit mediatik, Sali Berisha, qysh diten kur i plasi ne dore Hiroshima shqiptare e Gerdecit bijeve te tij politike e mediatike, Fatmir Mehdihoxha dhe Shkelzen Berisha me 15 mars 2008 !

  5. sapa says:

    Foleja e kobrave!

  6. Luku says:

    Ballkanizem puro!
    Çpune ka Gjykata e Larte te shprehet per ngjarjen? Per deklarate politike? Po qe keshtu keta duhet te shqelmohen menjehere e pa meshire. Kjo eshte kulmi i injorances. Shkoni ore merruni me zanatin tuaj se ne asnje vend te botes nuk del Gjykata e Larte me deklarate publike per çeshtje te tilla banale. Kur te kapen fajtoret zbatoni ligjin pa meshire e mos lironi kriminelet siç bete me 21 janarin.
    Ne 21 janar u vrane kater veta “pa dashje”. Mos nuk donin ti vrisnin vetem donin ti plagosnin? Atehere ata dhjetra te tjeret qe u plagosen mos jane plagosur me dashje?
    Fale u jush fajtoret e 21 janarit nuk u ndeshkuan ne menyren e merituar.
    Atehere çkeni qe fusni hundet ne politike kur nuk beni dot me korrektesi detyren tuaj? Pse duhet thirrja juaj per organet kompetente lidhur me zbardhjen e ngjarjes? Se po thirret ju do kapen ata, por po nuk thirret nuk do kapen?
    U dashka nje ligj i veçante qe ti tregoje vendin ketyre, qe ti shkarkoje menjehere sapo dalin nga profesioni. O e mjera Shqiperi! Na mbyten injorantet thoshte R. Ndrenika ne nje film. Tamam!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *