Jari entuziast për sulmin ndaj gazetares: Doli fjala ime!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jari ka bërë sot një postim të gjatë ku shpreh entuziasmin e tij që më në fund fjala e tij për regjimin e trafikut të drogës doli.

Sulmi i sotëm ndaj prindërve të gazetares është një dëshmi e vërtetësisë së parashikimeve të mija 40 ditore mbi gjendjen në Shqipëri.

Nëse e analizon me kujdes këtë sulm do të gjeni elementë edhe më të rëndë, që nuk do t’iu shkonte kurrë në mendje.

Shikoni sa shumë e ka humbur besimin qytetari shqiptar tek policia. Sulmi ka ndodhur në orën 3 të natës dhe qytetarët nuk i kanë raportuar policisë. Biles ata mund të kenë menduar se ata që po qëllonin ishin vetë policia kriminale e Edi Ramës.

Me qetësi dhe guxim ata kanë mbledhur plaçkat janë larguar nga shtëpia dhe vetëm pas katër orësh, kanë njoftuar policinë. Kjo është një shenjë e rëndë që regjimi është kalbur dhe qytetarët nuk kanë besim tek shteti. Vetëm kur ishin në vend të sigurt, ata kanë njoftuar shtetin.

Ka zëra që thonë ata nuk e kanë dëgjuar sulmin ndaj nuk kanë raportuar. Kjo është shpifje. Siç e shpjegon dhe vetë gazetarja ata e kanë dëgjuar sulmin por i kanë dhënë kohë vetes të largohen nga shtëpia se nëse do lajmëronin policinë do ta pësonin dhe më keq, pasi policia është e lidhur me ta.

Ndërkohë policia u njoftua në orën 7 të mëngjesit dhe vetëm në dukje e bëri publike. Pse kjo vonesë? Mirë prindërit e gazetares që donin të siguroheshin për vete, po policia përse kishte frikë ta njoftonte?

Tani ashtu siç tha dhe kryetari Basha, shqiptarët duhet të rrinë gati, se nëse dikush i prek një qime floku gazetares ne duhet të fillojmë revolucionin. Në fakt i vetmi dëm që mund të na bëjë Edi Rama, është të marrë në mbrojtje gazetaren, ose t’i japë vizë angleze e ta nxjerrë nga Shqipëria, që ne të mos bëjmë revolucionin. Çfarë nuk pret prej tij, të gjitha i bën, por sidoqoftë ne e kemi si kauzë rezervë. Ose për “Teatrin”, ose për “Babalen”, ose për këtë revolucioni do nisë. Edi Rama nuk e ndalë dot më.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari entuziast për sulmin ndaj gazetares: Doli fjala ime!”

  1. Shaba says:

    Jari eshte shume i emocionuar nga kjo ngjarje. Meqe pas atyre paralajmerimeve qe kishte bere per revolucionin qe po afrohet kishte vene re qe asnje nuk e can b.. per te, mendon se me ne fund njerzit do ta besojne ate. Vecanerisht ai eshte i emocionuar nga fakti qe gjithmone revolucionet kerkojne organizim ushtarak. Ja me ne fund me erdhi prap rasti te shkelqej njelloj si ditet kur ishja President, thote ai ne kofidence. Eshte koha qe me arme ne dore te mbrojme vepren e lavdishme te Sali Berishes, njelloj si ne kohen e “Enverit prej guri” kur ne djemte e Shqiperise mbrojtem bustin e tij me arme ne dore. Historia po perseritet, mendoi ai dhe shpejt e shpejt u nxitua te marri ne telefon Salen per udhezimet me te fundit.

Lini një Përgjigje te Shaba Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *