Nikollë Lesi shfaq një dëshirë: Me 13 shtator plas sherri dhe përplasje fizike në parlament, populli mund të hyjë në sallë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nikolle Lesi, botuesi i gazetes “Koha Jone”, media afer opozites dhe Presidences shkruan se diten kur te rifutet ne Kuvend ligji i kthyer per Teatrin kombetar, do te kete sherr dhe perplasje fizike ne Kuvend.

Madje Lesi paralajmeron se mund te kete dhe rrethim te Parlamentit, dhe tentative te popullit per te hyre ne sallen e Kuvendit per “teatrin”.

Pertej paralajmerimeve qe ben here pas here botuesi i Koha Jone per te mbajtur te karikuar opoziten dhe qe asgje nuk ka ndodhur deri me tani, aq me pak per nje kauze te shuar si Teatri, por citojme ato qe ka shkruajtur Lesi ne artikullin e tij.

“Mazhoranca e do sherrin vetë. Nuk heq dorë nga prishja e Godinës historike te Teatrit. Në 13 shtator do të rifutet sërish në Kuvend ligji i kthyer mbrapsht nga Presideti Meta për Teatrin Kombëtar.

Pra PS do ta rrëzojë dekretin duke i hapur udhë prishjes me fadroma të godinës historike të Teatrit. Por këtë herë, pikërisht me 13 shtator, opozita është përgatitur që me turma të rrethohet parlamenti. Rreziku mbetet realitet se mundet populli të hyjë në sallën e Kuvendit.

Kryeministri Rama insiston që godinën e re të Teatrit ta ndërtojë firma private Fusha shpk e jo shteti dhe si këmbim i jep firmës mijëra metra katror, tokë e cila është pronë e Teatrit, pra e shtetit.

Opozita këtë e kundërshton, pasi thotë se ky është pazar që Edi Rama të marrë mbi 200 milionë euro fitime, sepse Fusha shpk do ndërtojë 6 kulla të mëdha biznesi.

PD dhe LSI kërkojnë që në tokën e Teatrit Kombëtar të mos ndërtohet asnjë kullë private biznesi, por shteti të financojë një godinë të re teatri.

Ndërkohë nga kalendari i punimeve të Kuvendit, duket se Edi Rama nuk heq dorë, duke e çuar popullin në përplasje të dhunshme, sepse opozita dhe artistët do ta bllokojnë në sallë e jashtë salle të parlamentit.

Rreziku është se përplasja atë ditë do jetë fatale për vendin, për arësye se opozita dhe populli mund të hyjnë sëbashku në Kuvend”, shkruan gazeta e Lesit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Nikollë Lesi shfaq një dëshirë: Me 13 shtator plas sherri dhe përplasje fizike në parlament, populli mund të hyjë në sallë”

  1. Alidemsi dixhital says:

    Nuk e kuptoj ne se eshte “deshire” apo thirrje per destabilizim te vendit. Gazeta Koha Jone eshte provokuese per tu djegur prap por kete radhe bashke me botuesin e saj DERRIN e Lezhes.

    1. TOMORRI says:

      Prap te ha bytha ty o servil i te gjtha koheve…Po krujaje mire kete here….

  2. lehesipabuks says:

    LE (HE) SI e paska thene kete???

  3. i papami says:

    hahahhah, e le te hyjne . ca do ndodhi? asgje. do filmohen dhe pas protestes do arrestohen dhe aq me mire. a nuk ndodhikeshtu ne maqedoni?
    o nikolla, po je trap fare more

  4. raul says:

    nikoll paske ikur per leshdhije dhe ti me duket , ke bere me ndonje ndeshje futbolli ne plazh ne bllok me shokun tend te leshitdhise ,,,,,

  5. Shqupi says:

    Ske çfar pret nga partia antishqiptarve me qender ne shqup ,se mos dini me me bo gjo tjeter ju , ju veç te digjni shkaterroni dhe te shani ate vend dini , ju jeni me keq se pushtusit kopila qe nuk doni atdhe ,shkaterroheni prap çoheni ne zero qe ti plotesoni deshiren gjysherve tuaj qe kan luftuar kunder kti vendi per shkaterrimin total te kombit ton , jepini bejeni rrealitet deshiren e kriminelve parardhesve tuaj bashkepuntor te nazifashizmit dhe agjenturave te huaja ne at koh , qe sot i keni kamufluar ne heronj , jepini shqupista çprisni rrac pler qe nuk meriton atdhe.pun kafshesh e duan me dhun pushtetin.dhe ankohen i ka ra me qaf kot PPSHja qe i ka vra e burgos , jepini shkaterroni ta marin vesh gjith bota qe sju kan vrar pa arsye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *