Presidenti Trump sulmon përsëri mediat: Shumica e tyre janë të pandershme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti Donald Trump, sulmoi përsëri sot mënyrën se si media raporton rreth operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, që shumë analistë i shohin si kaotike dhe me largime të shumë prej figurave kyçe të saj.

Në një seri komentesh në Twitter, presidenti e përshkroi Shtëpinë e Bardhë si një makinë “që funksionon në harmoni” dhe me pjesë që ndryshohen herë pas here.

Ai shkruante se ishin të gabuara njoftimet se vajza e tij, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, të dy këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë, kishin orkestruar largimin e këshilltarit juridik të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn për shkak se nuk e mbështeste sa duhet zotin Trump.

Presidenti shkruante se dy anëtarët e familjes “nuk kishin të bënin fare me të ashtuquajturën heqje të zotit McGahn. “Media e Lajmeve të Rreme e ka shumë gabim dhe qëllimisht!” shkruan ai në Twitter.

Zoti Trump shkruan se i pëlqente zoti McGahn, por se nuk ishte ai që e bindi të mos e shkarkojë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions apo prokurorin e posaçëm Robert Mueller, i cili drejton hetimin 15-mujor rreth lidhjeve të mundshme të fushatës Trump me Rusinë në vitin 2016.

Me largimin e tij në javët e ardhshme, zoti McGahn i bashkohet një liste prej dhjetëra zyrtarësh kyç që kanë lënë Shtëpinë e Bardhë në 19 muajt e fundit nëpërmjet shkarkimeve, dorëheqjeve të detyruara dhe largimeve vullnetare.

Presidenti Trump ndërmori gjithashtu sulme të reja kundër dy prej objektivave të tij të preferuara, rrjetet televizive CNN dhe NBC, lidhur me raportimin e tyre për Shtëpinë e Bardhë.

Ai shkruante: “Nuk di si ta përshkruaj se sa të pandershme janë shumica e mediave. E vërteta nuk ka rëndësi për ta; ata kanë vetëm urrejtjen dhe agjendën e tyre”.(VOA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Presidenti Trump sulmon përsëri mediat: Shumica e tyre janë të pandershme”

  1. Kjo eshte me se e vertete .
    Kudo ne medie ,
    nga megjezi deri ne dark
    shef e degjon vetem
    mashtrime
    manipulime
    genjeshtra
    byth kardashjanesh
    dhe Vrymen e Zeze
    te Politikes qe gelltit jete njerezish

    dhe nganjiher kur kalon kufijte
    e vjell perseri ne opinion .
    #i thon Bumerang 🙂

  2. llazi says:

    Lajme leshi, ky nuk eshte sulm por konstatim…..

  3. Aj says:

    Ky nuk eshte sulm. Thjesht nje fakt.
    Tjeter fakt eshte qe kjo gazete dhe kryeministri financohen nga soros armiku numer nje trampit dhe armiku i gjithe botes

  4. stfu says:

    Po te vjen fundi o bushter e Putinit. Lügenpresse e Hitlerit nuk do te funksionoje per here te dyte.

    1. . says:

      Stfu
      Shut the fuck up o bir buceje te qifshin ropt.
      Ca muti ke me trampin o komunist pederast

  5. titi says:

    Trump eshte nje burre i perkedhelur , mashtrus genjeshtar , hakmares po i dole kundra ai te fut ne burg ose te heq nga puna , o zot mallkim per Ameriken ky qen President etetjera mezi po pres qe ta heqin kete kafshe.

Lini një Përgjigje te . Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *