Shqipëria i ka potencialet por nuk prodhon: 100 bizneset më të mëdha, vetëm shërbime, tregti dhe ndërtim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Renditja e 100 kompanive më të mëdha dëshmon se ekonomia shqiptare ka një problem të madh strukturor. Ajo nuk prodhon, por dominohet nga bizneset tregtare, ato të ndërtimit si dhe kompanitë e shërbimeve.

Top Channel publikon listën e 100 bizneseve që realizuan xhiron më të lartë në vitin 2017. Sipas të dhënave të siguruara nga bilancet zyrtare, në total 100 kompanitë më të mëdha të vendit patën një qarkullim prej 6.6 miliardë eurosh, duke dhënë plot 53% të Prodhimit Kombëtar të Shqipërisë. Por, cilat janë ato?

Për vitin 2017, në podin e ekonomisë shqiptare qëndron një kompani publike. Ajo është OSHEE. Monopoli shtetëror i Shpërndarjes së Energjisë arkëtoi 55.6 miliardë lekë vitin e kaluar, duke qenë për të disatin vit rresht kompania më e madhe në vend. Pas saj, renditet Banka Kombëtare Tregtare me 46.4 miliardë lekë dhe Kastrati me 43.5 miliardë lekë.

Dhjetëshja e parë e bizneseve më të mëdha të Shqipërisë dominohet nga kompanitë e naftës. Veç Kastratit, në të bëjnë pjesë Bankers Petroleum, Europetrol dhe Gen Claudis. Pjesa tjetër e listës përbëhet nga dy kompani telekomunikacioni që janë Info Telekom dhe Vodafone, një kompani ndërtimi që punon si nënkontraktore e gazsjellësit Tap si dhe turkja Kurum, e cila ndonëse ka shpallur falimentin prej kohësh, vazhdon të bëjë biznes në rendin e 200 milionë eurove në vit.

Struktura e bizneseve që dominojnë ekonominë shqiptare është e ngjashme edhe tek 100 kompanitë më të mëdha. Nga to, gjysma janë biznese që merren me tregti, 26 janë kompani shërbimesh, ndërsa 15 të tjera biznese ndërtimi.

Në 100 kompanitë më të mëdha të vendit ka vetëm 10 kompani prodhuese, edhe këto të përqëndruar kryesisht në shfrytëzimin e pasurive natyrore të vendit ose në fushën e materialeve të ndërtimit.

Shqipërisë i mungojnë kompanitë prodhuese dhe kompanitë industriale, të cilat krijojnë marka kombëtare dhe vlerë të shtuar për ekonominë. Në vend të tyre, struktura e ekonomisë shqiptare dominohet nga kompanitë që ushqehen me tenderat e qeverisë, bizneset tregtare dhe kompanitë e shërbimeve.(tch)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Shqipëria i ka potencialet por nuk prodhon: 100 bizneset më të mëdha, vetëm shërbime, tregti dhe ndërtim”

  1. Laku says:

    Po Edi shakaxhiu,shoku Ronaldos çfare mendimi ka?Apo per ate Shqiperia prodhon me shume se Gjermania.

  2. Ymeri says:

    Ndermarrjet prodhuese kane qellime serioze dhe kontribuojne ne rritjen dhe zhvillimin e vendit.Ndersa kompanite tregtare kane si qellim pasurimin e shpejte dhe te kollajte,gje qe nuk i sjell ndonje dobi vendit.

  3. Shkodrani says:

    Te gjitha firmat qe juve po thoni vertet jane firmat me te medha ne shqiperi por aty private qe jane aty te gjitha jane te varur nga pushteti sepse ato jane aksioneret kryesore pavarsisht me letra nuk duken por shikoje mire sa tendera marin edhe monopolet e tyre jane pa kufi prandaj ekonomia jone nuk ka as sindikata asgje jane krejt ne kontroll te pushtetit si ata qe jane ne opozite si kta ne pushtet jane brenda ktyre kompanive qe ne dukje kane administratore qe dihen por pronaret e tyre te vertet dihen kush jane prandaj saliu nano meta rama basha veliaj kane kontroll te gjith ekonomine edhe harbojne gjith kohes se pushteti i tyre eshte i forte ekonimikisht apo politikisht pastaj mediat drejtesine jane krejt po kto kompani me pronaret te tham vecse populli bon llogje pazari kur bohen votimet hapet thesi me miell edhe ca mashtrime te rradhes edhe dihet perfundimi popull dele do ngelin dje emver kurva me mashtrime e me dhune kta sot me te moderuar me mashtrime e me dhunen e ekonomise se i lon pa pune e pa buke keshtu qe i kane blere qe ne djep si dikur qe bonin krushqi qe ne djep e vetmja rruge asht mos delni ne votime le te votojne vet ato qe perfitojn nga kjo pune qe jane 1 perqind 99 perqind mos te votojn e te shohim qka bohet ndryshimi vjen vet kta pisa shkojn atje te vendi ku duhen edhe gjenden paret e tyre mos tju shkoj ne menf nuk mbajn burg ato krejt i nxjerrin mbi 100 miliard dollare mblidhen pare e pasuri e ska nevoje asgje shqipja bohet vend normal si gjith europa poshte pushtat e kuq komunist rrofte demokracia

  4. co‱ says:

    Eeeeee … shteti te vej dore , se ne do vejme dore te kafja

Lini një Përgjigje te co‱ Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *