Sulmi ndaj gazetares, reagon Arta Marku: Hetim transparent për të venë përpara drejtësisë autorët

30 Gusht 2018, 19:54Kronika TEMA

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka reaguar pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares së News24, Klodiana Lala.

Përmes një reagimi, Arta Marku shpreh shqetësimin për sulmin dhe thotë se mbështet hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. 

Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”- thuhet në reagimin e zyres se shtypit te kryeprokurores.

7 komente në “Sulmi ndaj gazetares, reagon Arta Marku: Hetim transparent për të venë përpara drejtësisë autorët”

  1. Arber iliri says:

    Arta spo ben gje me banditet.

  2. mona says:

    Interessant! Gjalle qenka kjo?

  3. Sami says:

    Hetimet nuk jane asnjehere transparente perndryshe sabotohet realizimi i akuzes ndaj fajtoreve.

  4. Hamit Kavaja says:

    Shyqyr qenka gjalle Pr. e Pergjithshme. Ky eshte lajm. Te tjerat varja.
    Por nje gje duhet thene, “me vjen keq qe u be e gjalle kur nuk kish nevoje per te”.
    Ju bashkua dhe Arta korit me te shemtuar ne bote te politikaneve shqiptare
    qe nga Pr. Meta e deri te Sazan Guri, bashke me perfaqesite diplomatike e shoqerine civile.
    Turp me te madh nuk ka. Kulmi i servilizmit publik ndaj gazetareve.
    Ndodhen krime nga me te rendat me disa kufoma dhe nuk u prononcua Arta dhe asnje nga keta burrat e kombit.
    Per kete rast, ku e ku me te lehte, duhej shprehur se “ishin te shqetesuar thelle”
    Sipas meje kjo ngjarje eshte inskenuar nga Sala, Luli, Mona e Meta me dakortesine e Klodit.
    Dhe dihet se: opozites i duhet nje “heroine e gjalle nga gazetaria investigative e Kr.Org…” per vjeshten e nxehte politike.
    Prokurorja e Pergj. (shqyr zotit e perkoheshme) e kompromentoi vehten politikisht dhe hapur fare.

  5. ALBAN DEGA says:

    RESPEKT ARTA MENDJEARTA !

    Ve vast qe eshte nje kopje Banale e shishes ne prapanicen e Jocanovicit ne Kosove … ose Babalja Nr. 3 !

  6. llalla says:

    Kryeprokurorja, pasuesja e denje e merhumit Llalla, nuk paska dijeni se eshte qelluar me arme shtepia e prinderve te gazetares, nderkohe qe kjo, bashkeshorti dhe femijet e saj flinin te qete ne banesen e tyre. Nuk pyeti kryeprok. se ku punonte i vellai i gazetares qe jetonte me prinderit ne banesen e dhunuar?! Pyer nje here zonje se do te thone qe eshte jurist ne burgun e Fush-Krujes. Turp per ty qe iu bashkove korit te babaleve nga kreu i shtetit deri tek i fundit.

  7. IVONI says:

    zonja prokurore , krimi ne shqiperi eshte “monopol” i politikaneve , s`e kupton ?!politikan dhe kriminel nuk ka kuptim ! jepjani pushtetin popullit , atij te cilit vertet i takon . forconi pushtetin ne baze , me njerez te ndereshem qe vertet duan ti rikethejne popullit qetesine e humbur . mjaft me , parate e popullit tu jepen “shpirt zinjve ” te djeshem ..! nga krimineli kriminel do te dale , sidomos sot me propaganden e cmendur te reabilitimit te tyre ! ata qe e ndjejne me te vertete fajin e e prindit , gjyshit etj , duhet te mbeshteten. populli e ka humbur pushtetin ..! kjo nuk eshte demokraci ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje