Vizat, Bushati: Shpresoj që izolimi i Kosovës “të thyhet” sa më parë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati e konsideron vendimin për të hyrë në negociata me Këshillin e Europës për liberalizimin e vizave të Kosovës si një lajm të mirë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, Bushati thotë se shpreson që KE-ja të vendosë sa më shpejt për këtë çështje, në mënyrë që të thyejë izolimin e Kosovës.

Anëtarët e Komitetit të Parlamentit Europian kanë votuar këtë të enjte me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime, duke miratuar kështu raportin e Komisionit Europian që sugjeronte heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Parlamentit Europian dhe Këshillit i duhet pas këtij votimi që të arrijnë tashmë marrëveshjen ndër institucionale.

Postimi i plotë i Bushatit:

Lajme te mira! @EP_Justice miratoi vendimin për të hyrë në negociata me @EUCouncil në #visaliberasation për #Kosovën. Shpresoj se KE-ja do të vendosë së shpejti për këtë çështje, në mënyrë që të thyejë izolimin e #Kosovës! E merituar mirë @pacollibehgjet @HashimThaciRKS @haradinajramush.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Vizat, Bushati: Shpresoj që izolimi i Kosovës “të thyhet” sa më parë”

  1. mirel says:

    Visa liberasation
    Bushat nenkupton qe mezi pret ti jepet veriu Serbise, qe te liberalizohen vizat.
    EU dhe per shqiptaret. Perkethimi- delimitim
    Dhenie deti dhe territori. Keto jane kushtet e Bushatit. Jo te Evropes, se evropa nuk kerkon gje.
    Jane idera te servirura ne tavolina banditesh e spiunesh.
    Ramuti eshte ideatori.

    1. Kalec Dega says:

      Po kush te pyet tu, o ministri i shtetit me alabak ne evrope…..

  2. Frok Martini says:

    So nuk ju vjen ndot me kete future majmuni ,te prezantoni shqiperine ne arenen nderkombetate!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *