Guardiola: Mourinho ja të drejtë, ai është ajka…

Pep Guardiola e ka cilësuar Jose Mourinho me termin “top, top manager” dhe më pas ka shtuar se portugezi është ajka e trajnimit botëtor.

Pozitat e portugezit në “Old Trafford” janë lëkundur si pasojë e dy humbjeve radhazi në Premier League dhe shtypi ka shkruar se ai mund të shkarkohet nëse nuk fiton ndaj Burnley.

Edhe pse në të kaluarën ka pasur shumë debate dhe luftë fjalësh me trajnerin e Manchester United, këtë herë Pep del në krah të “Special One”.

“Fatkeqësisht kjo është puna jonë. Varet gjithmonë nga rezultatet, – tha Guardiola. – Kur fitojmë jemi të mirë, kur nuk fitojmë nuk jemi të mirë. Unë mendoj se Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, bën pjesë në ajkën e këtij profesioni. Ai është “top, top, top manager”.”

Më pas, trajneri i Manchester City shtoi: “United mbetet një skuadër shumë e fortë. Jemi vetëm në muajin gusht. Ka ende shumë pikë në dispozicion për të gjitha. Sezoni fillon me të vërtetë pas pushimit të kombëtareve. Në këtë periudhë të gjithë kemi udhëtuar dhe punuar shumë, por nuk kemi pasur kohë t’i përgatisim ndeshjet ashtu si duhet.”

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...