Ikona seksi e kinematografisë italiane përndiqet nga ish- i dashuri. 60-vjeçarja: Kam frikë, s’dal dot në rrugë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Serena Grandi, një nga ikonat e kinematografisë italiane, është në telashe me ish-të dashurin.

60-vjeçarja thotë se ai e përndjek.

“Historia jonë ka përfunduar prej më shumë se një viti, por ai më përndiqte me telefonata dhe në rrugë poshtë shtëpisë, kam frikë.

Shpesh meshkujt nuk e pranojnë ndarjen, po pse?

Nuk funksiononte mes nesh, unë jam një grua e pavarur, por ai nuk e pranon fundin e kësaj historie.

Jam e dëshpëruar dhe kjo gjë nuk i bën mirë punës sime.

Nuk arrij as të dalë vetëm, shikoj rotull dhe vëzhgoj makinat që kam nga pas.

Kam ndryshuar numrin e telefonit, sepse ishte një ferr.

Bllokova thirrjet dhe mesazhet, por më vinin të njëjtat telefonata me numër privat.

Im bir tani do të shkojë të punojë në Milano dhe do të jem e vetme, si t’ia bëj? Situata po bëhet e rrezikshme”, thotë ajo mes lotëve.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *