Jari entuziast për 3 shtatorin: Do kalojnë dhe mbi trupin tim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jari u bë entuziast sot nga kërcënimet e Lulit.

Vendosi dhe ai t’i japë një dorë thirrjeve të tij.

“Më 3 shtator duhet të kaloni dhe mbi trupin tim” shkruajti Jari.

Dhe më pas vazhdoi sqarimin:

“Të nderuar lexues. Jari ju sqaron!

Është e vërtetë që kjo puna e kërcënimeve të Lulit është bërë pak e pabesueshme, ngaqë është betuar dy herë se Fatmir Xhafaj do kalojë mbi trupin e tij, dhe ai ka kaluar.

Ndaj për ta bërë më serioze, unë kam ofruar dhe trupin tim më 3 shtator, nëse Edi Rama do të tentojë të kthejë dekretin e presidentit për Teatrin.

Kjo është një çështje shumë serioze.

Kur PD iku nga pushteti, Doktori u konsultua me mua dhe më tha çfarë të bëjmë ndonjë punë këtë verë, meqë nuk do jem më në pushtet.

I thashë liro ndërtesën e PD dhe të bëjmë ndonjë ndërtim aty tek parkimi, se kam dhe tokën e gruas.

-Mirë, më tha.

Brenda ditës mori vendim dhe zhvendosi PD nga aty tek SHQUP.

Puna ishte të lirohej toka dhe parkimi për ndërtim.

Unë mendova se PS do merrej me SHQUP, se PD po i merrte selinë e veteranëve.

Por PS në vend të SHQUP, u mor me tokën time dhe ja si e përfundoi.

Gjithë hapësirën ja dha Fushës dhe pronarëve të tjerë, ndërsa ne na la ashtu siç ishim.

Kjo është luftë klasash.

Komunistët më ’45-n nuk kanë bërë më shumë se kaq.

Edhe ata këtë kanë bërë, ta zhvlerësonin pronën apo ta merrnin me zor.

Mua nuk ma kanë marrë, por i kanë heq vlerën.

Dhe kjo, e gjitha për luftë politike.

Ndaj kur them se ata do kalojnë dhe mbi trupin tim, kam parasysh se nuk e bëj vetëm për partinë, por dhe si qytetar i ndërgjegjshëm, se me këta nuk shtyhet më në pushtet.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *