Jose Mourinho revoltohet: Jam trajneri më i mirë në botë, Klopp doli i katërti dhe s’thotë gjë njeri

Jose Mourinho ka deklaruar sot se ai është një nga trajnerët më të mëdhenj të historisë së futbollit, më i miri në qarkullim. Trajneri i Manchester United do të drejtojë ekipin e tij kundër Burnley, ditën e diel, ku fitorja është alternativa e vetme, pas humbjeve radhazi kundër Brighton dhe Tottenham, që i kanë lëkundur pozitat e tij në “Old Trafford”. Ai është sjellë si një filozof në konferencën e fundit për shtyp.

“Unë jam trajneri i një nga klubeve më të mëdha të botës, por gjithashtu jam një nga trajnerët më të mëdhenj në botë, – tha Mourinho. – E keni lexuar ndonjëherë Hegel? Ai thotë se e vërteta është gjithmonë në tërësinë e gjërave. Keni menduar ndonjëherë se Mauricio Pochettino, që u rendit vjet i treti dhe Jurgen Klopp, që doli i katërti, meritojnë më shumë kritika? Ndoshta ju nuk doni të pranoni se vendi i dytë i kampionatit të kaluar ishte një sukses për Manchester United.”

Më pas, Mourinho shtoi: “Unë e analizoj gjithmonë punën dhe paraqitjen time. E përsëris që dy vite më parë patëm një sezon shumë të mirë që fituam Europa League. Jemi skuadra e fundit angleze që ka fituar në Europë. Unë kam fituar tetë tituj. Mendoj se jam akoma më i miri, sepse tërësia e Hegel më jep të drejtë. Jam trajneri i vetëm që kam fituar në Itali, Spanjë dhe Angli, që faktikisht janë kampionatet më të mëdha në botë. Si mendoni, a bëj mirë që kam konsideratë për veten? Nuk dua të përdor lojëra fjalësh kur shpreh mendimin se jam një nga trajnerët më të mirë në futboll.”

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...