"Liria e medias dhe një mesazh i freskët nga prokuroria për sulmin barbar ndaj gazetarit Fundo"

31 Gusht 2018, 13:42Politika TEMA
"Liria e medias dhe një mesazh i freskët nga prokuroria për

Nga Artan Hoxha 

Me qe jemi te ngazellyer nga perfshirja per mbrojtjen e lirise se medias dhe gazetareve, ja nje mesazh tjeter qe na serviret i fresket nga agjensite e zbatimit te ligjit.

E mbani mend si e masakruan Elvi Fundon mengjesin e 8 marsit 2017?!!! E kam gjetur te masakruar ne spitalin ushtarak sa dukej se nuk do te ngrihej me ne kembe.

Per fat te mire ia hodhi paq me ca operacione ne koke dhe ne fytyre por e mori veten dhe e kemi serish nesh.

Autoret qe e kryen krimin para kamerave sapo Elvi kishte dale nga banesa, u kujdesen qe tia percillnin qarte mesazhin.

Ta demtonin sa me shume te ishte e mundur ne fytyre, ne goje ne nofull, duke ia theksuar mesazhin se nese nuk e qepte ai gojen do te kujdeseshin ata ta benin nje gje te tille. Edhe ate kohe u be zhurme, u fol per cenimin e lirise se medias dhe per pasigurine e jetes ne Shqiperi.

Ja ku jemi 18 muaj me pas, per ironi te fatit me 31 gusht 2018, nje dite pasi prokuroria, Policia dhe gjykata u shprehen njezeri se e denojne sulmin ndaj Klodiana Lales.

Me poshte keni vendimin e fresket te prokurorise per pezullimin e hetimeve per moszbulimin e dy autoreve qe sulmuan barbarisht Elvi Fundon.

Elvi tani duhet qe brenda 10 ditesh te apeloje vendimin ne gjykate ose ndryshe …tia mbathe nga syte kembet nga ky vend pasi autoret(kete radhe edhe me te inatosur se heren e pare) mund te rikthehen serish te mbarojne ate qe nisen mengjesin e 8 marsit 2017.

Zoterinj te ligjit faleminderit qe na ngushelloni, por detyra juaj eshte te zbuloni krimet, te ndeshkoni autoret, te vendosni drejtesi.

Kur pas nje viti e gjysem pezullohen hetimet per masakrimin barbar te Elvi Fundos, ngjarje qe ndodhi diten per diell, vetem 500 metra nga sheshi Skenderbej, para kamerave qe e filmuan ne cilesi maksimale sulmin, mes dhjetera deshmitareve qe i pane live autoret, si mund te kemi shprese se do te zbulohet sulmi ndaj baneses se prinderve te Klodiana Lales, ngjarje qe ndodhi ne nje zone thelle ne periferi te Kamzes, ne erresiren e nates, pa asnje kamer rreth e rrotull, dhe sigurisht pa asnje deshmitar?!!!

E di qe shume njerezve ne kete vend mund te mos u pelqeje ajo qe shkruan apo qe thote Elvi Fundo dhe media e tij.

E cilesojne te idhet, farmak, por kjo nuk do te thote qe te rreshtohen me maskat qe e masakruan me doreza dhe leva hekuri, e te gezohen qe ata do te jene serish te lire….

Sepse ato maska me leva hekuri jane ende ne qarkullim rrugeve te Tiranes, te gatshem per tu shfaqur para baneses tuaj, per te percjelle te njejtin mesazh.

Nese heshtim sot, dhe i leme vetem koleget tane pavarsisht bindjeve apo opinioneve qe ndajme me ta, neser do te jete shume vone.

Aq vone sa nuk do te kemi kohe per te fiksuar as syte e krimineleve qe fshihen pas maskes, ndersa ndjejme mbi trup egersine e dhunes se tyre.

13 komente në ““Liria e medias dhe një mesazh i freskët nga prokuroria për sulmin barbar ndaj gazetarit Fundo””

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Goja llap
    e shpina dap!
    Po si një herë Berishët
    dajaku s’i ka kap?!

    1. Gimi says:

      Ky akuzon Edi Ramen kur Prokuroret e plepave jane te Sali qenit. Ta kane fajin prokuroret e Sali dobicit te Serbise or tej i Fundosur.

  2. Zimi says:

    Artana Lulaj eshte nje nga kokat e korrupsionit ne Prokurorine e Tiranes.

  3. cuni says:

    Shikoni nga kush presim drejtesi ne shqiptaret. Keta gjyqtare e prokurore qe nuk njohin gjuhen shqipe, nuk formulojne drejt gramatikisht nje shkrese me dy paragrafe, cfare mund te ndodhe nese kerkohet me shume. Shikoni shkresen tek foto, ne koken e shkreses ai shkruan ‘Vendosa’ (veta e pare njejes), e me poshte paragrafi 2 vazhdon: te njoftoje (kush? ai apo ajo)
    Ne po te njejten fjali shkruan: Te njoftoje per kete vendim kallzuesin, e cila ka te drejten…
    Aty ku duhet cituar i cili shkruhet e cila.
    Per te qare hallin e te gjitheve ne ku kemi rene dhe nga cilet presim te vendosin drejtesi. Keta persona me diploma juridiku por qe akoma nuk kane mbaruar filloren po e cojne drejt gremines dita-dites kete vend.

  4. Ivan i madh says:

    Me sa duket dhe ti ke rene ne llumin e kesaj medie duke ngatruar rastin e Fundos ne flagrance me rastin e kesaj gazetare partiake që gjate te shtenave ka qene larg shtepise ku pati te shtenave. Dmth me sipas asaj logjikes sate edhe sikur te ishte jashte shtetit shoqia tende e te qelloheshe shtepia e prindereve atentati i eshte bere asaj. Me duket dhe ty te ka rene e nxeta e veres ne koke mor A. Hoxha që flet e shkruan percart duke krahesuar rastet e Fundos me Lales. Gazetarin e drejte e te sinqerte se prek kush qofte dhe ky kriminel ndersa mashtruesin dhe lepirsin e padronit që manipulonin lajme sipas interesave te tij e te padronit ekonomik e politik te tij e uren dhe percemon si rasti i kesaj palio gazetare që ti na i quan heroine i gjithe populli. . Si ata që ka dekoruar Nishani dhe Likja kohet e fundit edhe pse ishin kriminele e bashkepuntore te fashizmit.

    1. Komentuesi says:

      Artan Hoxha! Po e pjerdh fare.Me duket se te ka ikur truri ne drejtim te paditur.Nuk mund te krahasohet ngjarja e FUNDOS me ate gazetaren e Saliut Klodiana Lala.Mos i ngaterro gjerat.Klodiana nuk u godite,por shtepia e prinderve te saj,ndoshta per faj tjereve dhe jo per detyren e saj si thua ti apo ai shalngjKomentuesiituri Basha.Qe kur ke ndryshur mendjen ti? Ti ke qene kundra Berishes,kurse sot mbron gazetaren e tij.Klodiana Lala eshte nje gazetare palaço,dhe e ka hak urrejtjen e njerzeve.Mbroje,eshte e drejta jote,por shkrimi qe ben nuk te shpeton ty,dhe nuk ja ndryshon opinionin Berishes.

  5. Alban says:

    GAZETARI ME I RREZIKUAR NGA MAFIA NE SHQIPERI !?

    KUR MAFIOZET THERRASIN KAPINI MAFIOZET !

    – Nuk merren shqiponjat me kukumjacka

    – Genje e genje se dicka do te mbetet nuk eshte gazetari…. eshte propagande gebelsiane !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pse do te qellonin me arme banesen e prinderve te nje gazetarjeje qe vetem gazetare nuk eshte!?
    Me gjeni nje kronike, me gjeni nje lajm, me gjeni nje analize me fakte, me gjeni nje mendim origjinal vetanak te Klodjana Lales ne nje gazete, televizion, nje media….
    Zero Absolute !
    Cinizmi i saj, toni diktues ala Fevziu e ala Zheji i saj, pretencat e saj ala Adriatik Palla e ala Besim Hajdarmataj …. sa ata qene ne kalin e kokaines e narko- trafikanteve te fshehur prej tyre nuk ishin te saj !
    Ishin te ketyre krimineleve qe nxirrnin ne pazarin mediatik shashkat e tyre per te fshehur rolin e tyre antiligjor e pazaret e felliqta me kriminele e mafioze shqiptare e nderkombetare me imunitet e impunitet te siguruar nga “ Banda e Gangstereve” e “ … Mafia krejt jashte kontrollit” e ligj mbi ligjin ne baze te kryeligjit te Luigjit te 14-te shqiptar Sali Berisha “ Ligji jam une” !
    Kjo eshte aresyeja pse ato media qe heshten dizinformuan me pagesa te majme te ketyre krye -Gangstereve e kryemafiozeve politike, biologjike, oligarkike e mediatike kur gazetaret e tyre qelloheshin me plumba ne mish e kur koleget e tyre qelloheshin me plumba verbal te kryevrasesit serial te Shqiperise, me dyfishin e viktimave te 46 vjet diktature barbare komuniste ne 13 vjet demokrature 24 karat Salikraci !
    Sapo u goditen cimkat e Klodjana Lales ne Kryeprokurorine e Shqiperise dhe te Tiranes “ shpatarja e antikrimit ala Llalla” ra ne heshtje, mbeti si radiostacioni pa antena dhe si celularet pa internet….
    A mund te duronte “ perendesha” e cinizmit, thashethemeve llallisto…. berishiste, nje situate te tille ku ajo te mos ishte as protagonistja e ekranit, as kukumjacka kobezeze e kazanit mediatik !?
    Papritur me kete fund vere me zheg afrikan qellohet me arme shtepia e prinderve te saj sikur ata e jo ajo te ishin gazetaret e shpataret e antikrimit ne Shqiperi.
    Pa u mbushur 24 ore nga deshtimi i turpshem i Babales Nr. 2 te Partise Babale, Ledio Bianku, vellai prej gruaje i Genci Korofillak Pollos, mbas deklarates rrenuese te vete Gjykates se Strasburgut, krejt lukunia e Partise se masakres se 2 prillit, te ekzekutimit ne tortura dhe zhdukjes se kufomes se atdhetarit Remzi Hoxha, e 10 000 te vrareve, sakatuarve te vetvrareve te Piramidave te Faraonit Sali Milloshi, te 26 masakruarve te Gerdecit, te 4 ekzekutuarve pa asnje faj, te dhjetra plagosurve dhe torturuarve te 21 janarit 2011, ne vetem 13 vjet Salikraci dhe aleates se tepsise se saj LSI, vrapuan me turravrap te derdhnin lot krokodili dhe klithje gerditese hijenash kunder qeverise dhe Edi Rames, duke zhurmuar hetimin dhe duke bere kryeprokurorin e kryegjykatesin sikur ta kishin organizuar vete Babalen Nr. 3 me “heroinen” e Llalles me dy L me pak ne mbiemrin e saj.
    Shoqatat e kazanit mediatik qe heshten dhe fshehen plagosjen me plumb ne mish te kolegut te tyre Fatos Mahmutaj me urdher te kryetarit de jure e de facto te PD-se dhe kryetarit te saj de jure sot Lulezim Basha zhveshen shpaten e mizave ala Don Kishoti i Mances kunder qeverise sikur ajo, Edi Rama e Fatmir Xhafaj te ishin bodigardet e prinderve te Klodjana Lales dhe te asaj vet.
    Kryemafjozet e Mafias krejt jashte kontrollit therrasin ne kupen e qiellit kapini mafiozet!
    Kryegangsteret e Bandes se Gangstereve cirren me gjithe fuqine e zerit te cjerrur e te shterur kapini Gangsteret !
    Kryehajnat e 25 miliarde eurove, me 600 milione vetem me nje dore ne Autostraden e Kusarise se Kombit kukasin kapeni hajdutin !
    Shoqatat e gazetareve te kazanit i bashkohen korit te kukumjackave sikur te ishte sulmuar shtepia apo te ishte plagosur ose gerrithur sado pak simboli i tyre Klodiana Lala e jo prinderit e saj qe nuk kane qene as nuk kane shkruar kurre ne gazete as shfaqur ne asnje ekran !
    Nje komedi tipike “ Shume zhurme per asgje!” e Shekspirit !
    Gojen dhe kukamat kobezeza te Klodjana Lales nuk i heshten Mafia dhe mafiozet qe u ndihmuan prej sekreteve qe Llalla Hajdarmataj e co. qe ia jepnin asaj!
    I heshti goditja e nokautit qe ua dha atyre Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu dhe regjizoret e tyre Uashingtoni e Brukseli i dhane kryeprokurorit Adriatik Lllalla dhe kajmekamit te tij Besim Hajdarmataj qe per cdo aksion te fuqishem te policise kunder narkotrafikut njoftonin Sali Berishen dhe ai vepronte menjehere duke i dekonspiruar
    ato live ne gazetat e televizionet e kazanit .
    Po te ishte puna per te goditur gazetare te vertete antikrim, antidroge e antivrasje, Gangsteret dhe Mafia e vertete e Sali Berishes godisnin majen e gazetarise investigative te Shqiperise, Artan Hoxhen e jo nje laraske e kukuvajke cinike, por aspak gazetare si Lalen qe djallezisht e perdoren Llalla, Hajdarmataj … dhe Mafia e drogave te forta: kokaines dhe heroines me 90 e 613 kilogram kokaine 99.99 per qind te paster ne misionin e saj te vrasjes per se gjalli te miliona shqiptareve e evroperendimoreve!
    Klodiana Lala nuk eshte gje tjeter vecse Babalja e radhes e Partise Babale dhe Mafias krejt jashte kontrollit.
    Kam ndjekur vetem dy emisione te saj tek Klani dhe News 24 . Cinizmi i saj, akuzat e saj, toni sikur kishte celesat e Kutise Magjike te Sabeletodo= Gjithckaditeses dhe te se vertetes absolute … kukamat e saj kobezeza te ngjallnin krupe, neveri, gerdi deri ne vjellje!
    Ne vend te jepte fakte konkrete, informacione bindese, prova te pakundershtueshme, deshmi te qarta ala Artan HoXha me ze e figure per cka fliste ajo bente jo vetem kryehetuesen, kryprokuroren por edhe kryegjykatesen supreme me llogje Kavaje e pallavra plakash Sofratike tek Sakaku i te Marreve te Kadarese se madh .
    Askush si ajo nuk dha efektin e kundert te mesazhit te mbrapshte e cinik qe synonte te diktonte me zor a me hater, me hir a me pahir tek degjuesi e shikuesi e bente edhe me cinik e me alergjik me zerin e ngritur e tonet urdheruese e vendimarrese te dores e instances se fundit …
    Nje fakt flet me shume se nje ton me pallavra, eshte mesimi qe kam marre nga goja e babait te gazetarise moderne, bashkekohore dhe botuesi i mbretit te shtypit boteror “ The New York Times”, Sullzberger, ketu e 28 vjet me pare ne Seline e OKB- se ketu ne Nju Jork.
    Cdo lloj gazetarie tjeter eshte fake njuz e gazetari mashtruese pa asnje vlere !
    Eshte propagande ala Gebelsiane: Genje e Genje se dicka do te mbetet !
    Klodiana Lala nuk eshte gje tjeter vecse Babalja e radhes e Partise Babale dhe Mafias krejt jashte
    kontrollit !

  6. orient says:

    ..ajo shprehja lapidare..germo Tare germo ..,qendron,por tek ky gazetari Fundo, gjate germimit qeni doli i gjalle dhe i hengri turite….!!

  7. Niku says:

    IVANI I MADH ka plotesisht te drejte kur thote se gazetaret e vertete, ata qe shkruajne te verteten pa shpifur dhe fryre ngjarjet, pa i hyre ne hak kujt, nuk i nget kush sado fort te godasin. Keta tipat si kjo nga Laknasi klodiana Lala apo ky skrapalliu Artan Hoxha per tu bere te njohur perdorin fryrjen e ngjarjeve dhe fakteve qe ua jep policia nen dore. Keta luajne per interes te policise dhe perfitimit te tyre duke mos i degjuar palet e tjera te prekura qe mund te jene dhe eksponent te botes se krimit por qe mund te kene te drejte. Dhe kur luan keshtu sigurisht do lendosh njerez qe do te kunderpergjigjen. Seshte e thene qe ata te jene mafioze, sikurse po shkruhet, por edhe njerez te thjeshte te fyer nga shpifjet dhe qe ne vend te rruges ligjore zgjedhin ate te krimit ordiner. Ndaj dhe keta gazetaret duhet te jene korekt ne lajmet qe japin. Sa per rastin Fundo eshte vertete per te ardhur keq dhe turp ti vij policise e prokurorise pasi Fundoja e hetoi dhe e zbardhi vete ngjarjen, identifikoi dhe autoret, ia dorezoi policise qe u tregua e paafte ti zbrthente duke i liruar. Dhe ky legen prokurori e mbyll dosjen. Me zi nuk ka.

  8. Aldi says:

    Tani qe ju cenohet interesi dhe jeta gazetareve,pikerisht tani po shohe nje artikull ku gazetat dhe lajmet po godasin ne menyre te drejteperdrejt institucionet per mosfunksionim dhe paaftesi te saj per te zbardhur nje ngjarje e cila per mua perben nje lajme te zakonshem se fundja s’ka dite ku televizionet shqiptare mos te japin nje te kesaj natyre,ku autori apo bashkautoret ne 80% te rasteve nuk jane identifikuar.Pikerisht tani gazetaret po thone me gojen e tyre qe neve jemi pjese e kesaj maskarade qe po i ndodhe shqiperis,neve jemi ata qe po ju manipulojme,neve jemi ata qe kur skemi si te mbulojme injorancen edhe paaftesin e qeverise aktuale akuzojme injorantat e qeverise se shkuar,edhe ky proces zgjat e zgjat gjere sa nje dite keta zoterinje nuk do arrijne te dallojne realitetin nga iluzjoni.Bravo Gazeta Tema dhe bravo ju gazetar(Kriminela) qe po mbroni dhe manipuloni.Shpresoj prej 3 vjetesh qe te shohe nje lajme ku mbizoteron llogjika dhe jo ngjyrat politike,keshtu qe te gjithe ju qe e quani veten gazetare kesaj here mos kerkoni qe populli t’ju mbroje dhe t’ju jape te drejte ,dilini balle vete situates se fundja neve asnjehere sna mbrojtet.

  9. Kollodoku says:

    Kshu fitohet azili politik. Ec aty .

  10. Riku says:

    NE Shqiperi jane bere te gjithe iinvestigues , te gjithe juristeduke dhene mendime njeri me ” kopetent” se tjetri bertasin e shajne sipas oreksit e interesit te partive duke krijuar nje mishmash te vertete E shihni si ka ecur Shqiperia calamane zvzre zvare me kete drejtesi ? e tani qe ka filluar reforma shtypi nuk eshte me nje ze te vetem perkrah saj ,por mbron interesat e partive e behen bashke kur ju preken interesat Nga kjo gazetare nuk kam lexuar ndonje gje qe paska qene kaq e ” besdisshme” sa te veprohet keshtu por jam plotesisht i dindur se nga lajmi I vertete , I sakte pa u deformuar per qellime te ndryshme edhe me krimineli ka frike
    Pse duhet ky person te godasi ne shtepine e prinderve jo te sajen kur e ka me gazetaren??!!
    Nje person qe shkon per te vrare e ka gjendjen ne dore e nuk godet kur personi qe do te godase nuk eshte ne shtepi
    Te gjithe therrasin ish per gazetaren kur drejtesia ska folur
    Plumbat Kane fluturuar ne tavan e cati valle nuk e dinte ku kish njerez , neqoftese qelloi per te ??!!
    Kryetari I opozites e trajton si prone te partise se tij e po u perk nje fije do deje namin Uroj te mos kete kurdisur ndonje babale 1. 2. 3. 4. per kete fillim shtatori Heshtni derisa te flase drejtesia

  11. Julian says:

    Policët mirë që kanë mësuar të vënë gjoba dhe tu çajnë jarin emigrantëve në aeroport se për këto të tjerat v..k.. janë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje