Mashtrimi i frikshëm me koncesionet, tre koncesionet e Rames në shëndetësi, pagesa nga buxheti dhe fitimi, dhe Berisha

Mashtrimi i frikshem me koncesionet! Propaganda qe fsheh normat e frikshme deri ne 47% te koncesioneve te Sali Berishes! Analiza kontrate per kontrate e qarkullimit vjetor dhe fitimit te deklaruar per 2017-ten! Koncesionet e Sali Berishes ju moren shqiptareve 14.5 miliarde leke, prej tyre kane fituar 5. 7 miliarde leke! Ja tre koncesionet e Rames ne shendetesi, pagesa nga buxheti dhe fitimi! Propaganda qe vret te verteten kerkon pergjigje! Lista e 100 tatimpaguesve qe kane realizuar, qarkullimin me te madh gjate vitit 2017-te, fitimin me te madh gjithashtu.

Nga Erjon Braçe

Ka disa te verteta qe dua t’i nenvizoj posacerisht.

Vecanerisht ne raport me temen e dites:

Koncesionet!

Po, dua te sfidoj, propaganden e Ministrise Hije te Propagandes ne PD, prandaj po rendis:

Referuar te dhenave per qarkullimin vjetor-viti 2017;

E para, nder 10 kompanite me qarkullimin me te madh, eshte vec nje kompani nen kontrate-marreveshje koncesioni, Bankers Petroleum Albania Ltd (36. 3 miliarde leke);

E dyta,  nder 20 kompanite me qarkullimin me te madh, shtohet edhe nje kompani nen kontrate koncesioni, Devoll Hydopoëer (17. 1 miliarde leke);

E treta, nder 30 kompanite me qarkullim me te madh, shtohen dy te tjera nen kontrata koncesioni, Albchrome (10. 3 miliarde leke), Limak (9.4 miliarde leke);

E katerta, nder 40 kompanite me qarkullim me te madh, shtohet edhe nje kompani nen kontrate koncesioni, Tirana International Airport (8 miliarde leke);

E pesta, nder 50 kompanite me qarkullimin me te madh, shtohen dy kompani nen kontrate koncesioni, Antea Ceament (7.1 miliarde leke), Porto Romano oil (5.2 miliarde leke).

Deri ne 100 kompanite me qarkullimin me te madh gjate vitit 2017, nuk ka me kompani qe jane nen kontrate koncesioni.

Pra, në 100 kompanitë me qarkullim më të madh vjetor-viti 2017, nën kontratë koncensioni janë vetëm:

Bankers Petroleum Albania ltd (36. 3 miliarde leke), Devoll Hydopoëer (17. 1 miliarde leke), Albchrome (10. 3 miliarde leke), Limak (9.4 miliarde leke), Tirana International Airport (8 miliarde leke), Antea Ceament (7.1 miliarde leke), Porto Romano Oil (5.2 miliarde leke).

Asnje nga kompanite koncesionare, per te cilat,  ministria e hije e propagandes ne PD apo vete Lulzim Basha etj, kane nisur e po zhvillojne nje beteje llafesh, nuk ekziston ne listen e 100 kompanive me qarkullimin me te madh gjate vitit 2017;

“Te vertetat” e propagandes per qindra milione euro dhene nga buxheti i shtetit per to, jane rrena!

Referuar te dhenave per fitimin e deklaruar ne kete vit fiskal;

E para, nder 10 kompanite qe kane realizuar fitimin me te madh, jane tre kompani nen kontrate koncesionare, Tirana International airport (3. 8 miliard leke), Bankers Petroleum Albania ltd (2. 6 miliard leke), Albchrome (2. 1 miliard leke);

E dyta, nder 30 kompanite qe kane realizuar fitimin me te madh, shtohen dy kompani nen kontrate koncesionare, Transoil Group (851 milione leke), S2 Albania (696 milione leke);

E treta, nder 40 kompanite qe kane realizuar fitimin me te madh, shtohet nje kompani nen kontrate koncesionare, Aleat (604 milione leke);

E katerta, nder 80 kompanite qe kane realizuar fitimin me te madh, shtohen vec dy kompani te tjera nen kontrate koncesionare, SGS (337 milione leke), Durres Container Terminal (312 milione leke);

Deri ne 100 kompanite qe kane realizuar fitimin me te madh, nuk shtohet me asnje kompani tjeter nen kontrate koncesionare.

Pra, nder 100 kompanite qe kane realizuar fitimin me te madh qe eshte deklaruar gjate vitit 2017, jane vetem:

Tirana International Airport (3. 8 miliard leke), Bankers Petroleum Albania ltd (2. 6 miliard leke), Albchrome (2. 1 miliard leke), Transoil Group (851 milione leke), S2 Albania (696 milione leke), SGS (337 milione leke), Durres Container Terminal (312 milione leke).

Asnje nga kompanite koncesionare, per te cilat, ministria e hije e propagandes ne PD apo vete Lulzim Basha etj, kane nisur e po zhvillojne nje beteje llafesh, nuk ekziston ne listen e 100 kompanive qe kane realizuar fitimin me te madh te deklaruar gjate vitit 2017-te;

“Te vertetat” e propagandes per qindra milione euro te fituara ne nje vit, permes normave te cmendura te fitimit garantuar nga kontrata koncesionare, jane rrena!

Perkundrazi, ato qe kane ralizuar qarkullim te madh e per pasoje dhe fitime te medha, jane kompani nen kontrata koncesionare krej te tjera, te nenshkruara, garantuara dhe mbrojtura nga qeveria e Aali Berishes.

Tani, dua tu tregoj te verteten tamam per to!

Tre kompanite nen kontrata “koncesionare”-jane kontrata te partneritetit publik privat, ne shendetesi, kane keto te dhena:

Kompania 3P Logistc, ka realizuar nje qarkullim vjetor 885 milione leke dhe, ka realizuar fitim te deklaruar 100 milione leke;

Norma e fitimit 11%!

(cfare genjeshtre pretendimi i nje televizioni qe ka nisur te gjobise se kjo kompani ka normen me te larte te fitimit ne tregun e koncesioneve)

Kompania Saniservice, ka realizuar nje qarkullim vjetor 953 milione leke dhe, ka realizuar fitim te deklaruar neto 110 milione leke;

Norma e fitimit 11. 5%!

(cfare genjeshtre pretendimi i nje deputeteje qe bertet e uleret se, po ju vidhen shqiptareve mbi 110 milione euro)

Kompania Dia Vita, ka realizuar nje qarkullim vjetor 561 milione leke dhe, ka realizuar nje fitim te deklaruar 77 milione leke;

Norma e fitimit 13. 7%!

(cfare genjshtre pretendimi i nje analisti gjithollog per diktaturen e koncesioneve qe po ju merr shpirtin njerezve)

Dua te kujtoj se, per sherbimet ne shendetesi nga keto tre kompani nen kontrate te partneritetit puublik privat, qytetari shqiptar paguan zero leke drejtperdrejte nga portofoli i tij.

Po mire, si eshte qarkullimi dhe fitimi i realizuar per koncesione te tjera te dhena kohe me pare, kryesisht nga qeveria e Sali Berishes e qe tani vijojne te jene ne kulm te aktivitetit te tyre?

Kompania Bankers Petroleum, ka realizuar nje qarkullim vjetor 36. 3 miliarde leke dhe, fitim te deklaruar e pastaj te zeruar-sipas marreveshjes 2. 6 miliard leke;

Norma e fitimit 7. 2%;

Kompania Tirana International Airport, ka realizuar nje qarkullim vjetor 8 miliarde leke dhe, fitim te deklaruar 3. 8 miliard leke;

Norma e fitimit 47. 5%;

Kompania Aleat, ka realizuar nje qarkullim vjetor 2. 4 miliarde leke dhe, fitim te deklaruar 604 milione leke;

Norma e fitimit 25%;

Kompania SGS, ka realizuar nje qarkullim vjetor 982 milione leke dhe, fitim te deklaruar 337 milione leke;

Norma e fitimit 34%;

Kompania Sicpa, ka realizuar nje qarkullim vjetor 1. 1 miliarde leke dhe, fitim te deklaruar 128 milione leke;

Norma e fitimit 11%;

Kompania GFI Albania, ka realizuar nje qarkullim vjetor 414 milione leke dhe, fitim te deklaruar 167 milione leke;

Norma e fitimit 40%;

Kompania S2 Albania, ka realizuar nje qarkullim vjetor 1.6 miliarde leke dhe, fitim te deklaruar 696 milione leke;

Norma e fitimit 43. 5%!

Sic e shihni diferenca eshte shume e thelle.

Kontratat e lidhura, te rinovuara dhe blinduara nga qeveria e PD njehere dhe pastaj PD e LSI bashke, kane nje norme fitimi te frikshme.

E realizojne kete fitim duke detyruar drejtperdrejte qytetaret e ketij vendi dhe jo vetem, te fusin duart ne portofolet e tyre dhe te paguajne keto kompani.

Une po e degjoj shpesh ministrine hije te propagandes ne PD, Lulzim Bashen vete, aradhen e gjate te atyre qe s’dine por japin mend neper televizione per koncesionet se, me ligjin e tyre antimafia, te cilin nuk e zbatuan nje here te vetme sa ishin ne pushtet ndaj koncesioneve me norma te frikshme fitimi, do prishin kontratat koncesionare ne shendetesi!!

Por nuk po i degjoj te thone asnje fjale per, koncesione te dhena ne kohen e tyre, te cilat, drejtperdrejte, vetem gjate vitit 2017-te, ju kane marre shqiptareve 14.5 miliarde leke;

Prej tyre kane fituar 5. 7 miliarde leke!

Ne nuk ja dolem ti prishim!

Ishin blinduar aq sa penaliteti nese ndodhte, do rrezonte perfundimisht buxhetin e shtetit.

Po ju?

A do nise ligji juaj antimafie nga keto, per me teper kur as atehere dhe, as sot, nuk dime ende pronarin e tyre?!

Kete duhet ta thoni.

Tani, a ka probleme me kontratat koncesionare ne kete vend?

Per mua po!

Cilesia e zbatimit te tyre thuajse nuk kontrollohet dhe kjo duhet te ndryshoje menjehere.

Nderkohe per “koncesionet ndertuese” duhet te kene ne thelb te tyre transparencen dhe garen;

Transparencen per propozimin e tyre te pakerkuar, analizen transparente te projektit, kostove per cdo ze;

Garen reale per cmimin me te mire, cilesine gjithashtu.

Une mendoj qe keto bejne mire!

Te thuash se nuk ja vlen tu pergjigjesh ketyre per gjera themelore per interesin publik, eshte kot, nuk vlen.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...