Paralajmërim për rrezikun e ksenofobisë: Fjalët sinjalizuese përballë thirrjeve tallëse

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në bisedën me qytetarët në Chemnitz, kryeministri Kretschmer bëri thirrje për besim te shteti juridik.

Rreth ambientit ku zhvillohej takimi u mblodhën qindra demonstrues të djathtë. Policia qe e pranishme me shumë trupa.

Kryeministri i Landit të Saksonië, Michael Kretschmer bëri thirrje në një vizitë në Chemnitz për besim te rendi shtetëror, pas trazirave të ditëve të fundit në këtë qytet.

“Parimi bazë i bashkëjetesës sonë është demokracia dhe shteti juridik”, tha Kretschmeri në fillim të një bisede me qytetarët.

Paralajmërim për rrezikun e ksenofobisë

Ai paralajmëroi për rrezikun që paraqet armiqësia kundër të huajve dhe u bëri thirrjeve banorëve të Chemnitzit që të distancohen nga radikalët e djathtë. Kur në një manifestim përshëndetet me përshëndetjen e Hitlerit “atëherë është keq që të jesh i pranishëm aty”. Kryeministri i Landit takoi në Chemnitz edhe një qytetare me origjinë kineze, që jeton prej shumë kohësh në qytet dhe të cilën e patën ngacmuar e tallur. “Këto qëndrime ne duhet t’i kundërshtojmë të gjithë, me të gjithë fuqinë”, u bëri thirrje ai qytetarëve të pranishëm.

Chemnitz – Polizeibeamte bei einer Besprechung vor dem Stadion Chemnitz (picture-alliance/dpa/R. Hirschberger)
Përsa i përket vrasjes së një gjermani 35 vjeçar fundjavën e kaluar politikani i CDU-së tha:”Ne do të bëjmë gjithçka, në mënyrë që të sqarohet ky krim dhe të shlyhet”. Por kjo është tani detyrë e drejtësisë dhe e gjykatave. Bisedën me qytetarët ai e hapi me një minutë heshtjeje për të vrarin.

Kryetaren e bashkisë së Chemnitzit, Barbara Ludwig (SPD), e cila bëri gjithashtu thirrje për tolerancë, e ndërprenë në manifestim disa herë me thirrje tallëse.

Në vendin e manifestimit u mblodhën qindra demonstrues të djathtë. Ata iu përgjigjën thirrjes së lëvizjes së djathtë “Për Chemnitzin”. Policia qe e pranishme me shumë trupa në vendin e manifestimit, për të penguar eksese të reja. Policinë e Chemnitzit e mbështetën trupa policore nga Bavaria, Berlini, Hesseni, Saksoni-Anhalti, Tyringia si dhe nga Policia Federale dhe nga policia e gatishmërisë së landit të Saksonisë. Por me sa duket grumbulli i njerëzve u shpërnda ngadalë gjatë kohës që zhvillohej biseda.

Vizita e Kretschmerit dhe e kolegëve të kabinetit të tij qe planifikuar prej kohësh. Në bisedën në stadiumin e Chemnitzit qenë parashikuar të lejohen rreth 500 qytetarë.

Kisha evangjelike-luteriane ftoi në mbrëmje për të bërë një falje për paqe në kishën St.Petri të Chemnitzit. Për të dielën kisha ka planifikuar një manifestim në qendrën e qytetit.(dw)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Paralajmërim për rrezikun e ksenofobisë: Fjalët sinjalizuese përballë thirrjeve tallëse”

  1. F. K says:

    Përfundimisht, rrota karesh,,, që kërkojnë të maskojnë problemin emigrant në Gjermani me ksenofobine

Lini një Përgjigje te F. K Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *