Policia dhe Prokuroria: Metoda speciale të hetimit për zbardhjen e autorëve të sulmit në banesën e prindëve të Klodiana Lales

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë dalë në një deklaratë të përbashët lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë mbi banesën e babait të gazetares Klodiana Lala.

Sipas komunikatës, po përdoren metoda speciale të hetimit për zbardhjen e autorëve të sulmit.

Ndër të tjera komunikohet:

“Në lidhje me veprimet e kryera për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 30 Gusht 2018, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala, i ati i gazetares Klodiana Lala, informojmë se:

Në datë 30 gusht 2018, rreth orës 06.40 minuta, Policia e Tiranës u njoftua se në rrugën “Shkëndija”, fshati Bruk, Tiranë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për pasojë është dëmtuar fasada ballore dhe dera hyrëse e banesës. Në momentin e sulmit, në banesë ishin prindërit e gazetares, vëllai, dy fëmijët e gazetares dhe dy miq të afërm të familjes. Personat brenda banesës nuk kanë pësuar dëmtime.

Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po vijon me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe procedural, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thuhet në komunikatë. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Policia dhe Prokuroria: Metoda speciale të hetimit për zbardhjen e autorëve të sulmit në banesën e prindëve të Klodiana Lales”

  1. Kaonia says:

    Tani do shikoni babale 3 hahhaha

  2. nardi says:

    si gjithmone as puplat do ti kapin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *