“Qoka” në listën e kombëtares U-21 të Alban Bushit: Ftohet djali i zëvëndës-presidentit të FSHF dhe lihet jashtë talenti i Superiores

31 Gusht 2018, 16:11Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi publikoi këtë të premte listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicon për sfidën eleminatore kundër Spanjës në Cordoba, dhe miqësores me Italinë, në Cagliari.

Në listën e publikuar nga Bushi shihet grumbullimi i disa lojtarëve që luajnë në kampionatin shqiptar si dhe rikthimi i dy lojtarëve të Kombëtares A Kristal Abazajt dhe Ylber Ramadanit.

Por, ajo që është anormale në këtë listë, është lënia jashtë e një prej mesfushorëve më të mirë dhe të talentuar që luan aktualisht në Kategorinë Superiore.

Bëhet fjalë për talentin e skuadrës së Partizanit, Esat Mala, që me lojën e tij në sezonin e kaluar dhe në këtë edicon është vlersuar nga të gjithë dhe konsiderohet një nga talentë e së ardhmes.

Biles gjatë muajve të verës nuk munguan dhe ofertat nga shumë klube jashtë Shqipërisë për të pasur në skuadrën e tyre talentin Mala që preferoi që të vijonte dhe për këtë sezon karrierën e tij tek 15 herë kampionët e vendit.

Por, pavarsisht lojrave të tij të shkëlqyera dhe vleresimeve të marrë nga njerzit e futbollit, për trajnerin e Federatës Shqiptare të Futbollit ai ka mbetur jashtë planeve.

Ajo që e bën qesharake listën e Bushit është “qoka” që ai ka bërë për të ftuar në skuadër djalin e zëvëndës-presidentit të FSHF-së Lutfi Nurin.

Marlind Nuri është djali i zëvëndës-presidentit të FSHF-së Lufti Nurit që edhe pse nuk njihet si një lojtarë që ka bërë ndonjë diferencë në ekipet ku ka luajtur ( edhe aty ku luan e mbajnë prej babait) ai ka arritur që të jetë një nga mesfushorët e ftuar nga Bushi për këto dy takime.

Një lojtar që nuk ka asnjë video as në youtube për të parë nivelin e tij ftohet në Kombëtare, ndërkohë që lihen jashtë lojtarë me të ardhme të sigurtë.

Kjo tregon vlersimin që FSHF-ja për talentët shqiptar! (TemA)

 

2 komente në ““Qoka” në listën e kombëtares U-21 të Alban Bushit: Ftohet djali i zëvëndës-presidentit të FSHF dhe lihet jashtë talenti i Superiores”

  1. Keshtu osht kur Ekipet Kombetare perfundoj ne duart e jebgjiteve te dikurshem te Kombinatit turp e faqja zeze na mbyten kolonet ne cdo cep te vendit

  2. Zike Kau says:

    Merni ne ekip kombetar Erjon Bracen o njerez te FSHF dhe shikoni pastaj qe Shqiperine nuk e rivalizon dot as Brazili as Gjermania. Minjte e Lozhanit kane teguar se kane energji pa fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje