Rama mbledh kryebashkiakët: Në qershor ka zgjedhje, shumë nga ju s’do jenë më

31 Gusht 2018, 11:54Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryeministri kryebashkiakët dhe prefektët, për të folur për sezonin turistik të këtij viti dhe masat që duhen marrë për vitin e ardhshëm.

Edhe pse, sipas Ramës, shumë nga kryebashkiakët e sotëm s’mund të jenë vitin e ardhshëm, për shkak të zgjedhjeve.

“Bëni reflektimet tuaja e bëni propozimet pa humbur kohë për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet e shumë nga ju mund të jenë në fushatë.

Shumë mund të mos jenë, po përgatitjet duhen filluar”, tha Rama para kryebashkiakëve.

Disa prej kryebashkiakëve demokratë nuk ishin të pranishëm në këtë takim dhe Rama shprehu keqardhje për këtë gjë.

‘S’dua të bëj politikë, por më vjen keq që s’janë të pranishëm kryebashkiakët e PD, ndërkohë që flasim për një temë të përbashkët.

S’ka arsye të kemi ndarje politike.

Një sipërmarrës në Velipojë më tha si i ishin ulur taksat, por në rrugë s’ishte hedhur asnjë lopatë me rërë.

Kjo është këmbanë për Bashkinë e Shkodrës.

Secili mund të dëgjojë për këmbana të tilla në të gjithë territorin.

Duke pasur vetëdijen se sa shumë janë nevojat tuaja, duhet të shohim bashkërisht mundësinë që të bëjmë ndërhyrje të zgjuara”, tha kryeministri.(TemA)

3 komente në “Rama mbledh kryebashkiakët: Në qershor ka zgjedhje, shumë nga ju s’do jenë më”

  1. Vladimir Dushniku,pensionist. says:

    Cfare pune keni ju zoti kryeminister qe te mblidhni kryebashkiaket,kur ata nuk jane emeruar nga qeveria,por zgjedhur nga populli?
    Ne se e kam gabim,atehere si spjegohet,qe kur une ju informova ju personalisht me email,se Ujesjelles -Kanalizime (UKT) i Tiranes ,qe varet nga Bashkia e Tiranes,se po VJEDH QYTETARET,ju m’u pergjigjet se “UKT NUK VARET NGA QEVERIA”?
    Kur ju propagandoni se “bashkeqeverisni me qytetaret”,mos e keni fjalen per UFO-t?
    Po kur na beni thirrje ne popullit qe te “denoncojme korrupsionin”,mos e keni fjalen per ata qe nuk jane ne pushtet,ose kane vdekur?

  2. fshatarete meros says:

    Ma keni bllokuar komentin o policat e Meros..pse o fhatare te ndyre?

  3. ymer says:

    Te genjen mendja z.rama ,ty nuk te ze qershori,,,do ikesh tani kur duam ne ne shtator,,,koha jote mbaroi.///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje