Shqiptarët i bëjnë paratë llaç e tulla, s’ndalen ndërtimet: Numri i lejeve të reja ne Tirane rritet me 61 %, ja qytetet e tjera

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Sektori i ndërtimit është para një perspektive pozitive për shkak te numrit të madh të lejeve që po jepen në qytetet kryesore për të ndërtuar. 
 
Sipas të dhënave të INSTAT në gjashtëmujorin e parë të vitit numri i lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 498 me një rritje prej 65 për qind në krahasim me 6-mujorin e vitit të kaluar.

Rritja më e madhe shihet të jetë në Bashkinë e Tiranës, ku u dhanë  gjithsej 164 leje në gjashtëmujorin e parë, me një rritje 61 për qind në raport me vitin e kaluar. Ato zunë 33 për qind të numrit të përgjithshëm të lejeve të dhëna në të gjithë territorin e vendit.

Vetëm në tremujorin e dytë 2018 janë miratuar gjithsej 270 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 197 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 37,1 % .

Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2018, është rreth 292.895 m 2 , nga rreth 229.387 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 27,7 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e dytë 2018, është 11.4 miliardë lekë, nga 14.1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rënie prej 19,1 %.

Sektori i ndërtimit i është rikthyer ciklit rritës përgjatë dy viteve të fundit, si rrjedhojë e rigjallërimit të lejeve të ndërtimit. Në vitin 2017,  në total, në gjithë vendin në 2017-n janë dhënë 819 leje ndërtimi, me një rritje prej 88.3% ose 384 leje më shumë.

Por kjo rritje e lejeve të ndërtimit nuk po shoqërohet nga zgjerimi i huasë për këtë sektor, në një tregues indirekt se lulëzimi i ndërtimit nuk po financohet në pjesën më të madhe nga kreditë bankare. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj 2018, stoku i huasë për ndërtimin

Më herët bankierët kanë pohuar për Monitor se e shohin me shumë optimizëm rendjen e sipërmarrësve drejt ndërtimit dhe as nuk janë shumë aktive në financimin e këtij sektori, madje janë të frikësuara se kjo mund të kthehet në një bumerang në afatin e gjatë. Ata pohojnë se për këtë kanë diskutuar dhe me autoritetet shtetërore, duke i paralajmëruar se po shtrohet rruga drejt një flluske.

Ndërtimi ka qenë historikisht një sektor problematik dhe deri në fund të vitit 2015, huaja e pakthyer në afat e ndërtuesve ishte sa 38.1% e totalit, sipas të dhënave të fundit të disponueshme të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse pesha e huave me probleme ka rënë për shkak të fshirjeve, kjo bën që bankat të jenë shumë të kujdesshme me huanë e re.(monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Shqiptarët i bëjnë paratë llaç e tulla, s’ndalen ndërtimet: Numri i lejeve të reja ne Tirane rritet me 61 %, ja qytetet e tjera”

  1. shqiptari i vertet (itali) says:

    JOOO MORE!!! Bashkia e tiranes ben vetem parqe e kende lojrash!!!! O njerez, a e kuptoni apo jo se cfar po ben Veliaj?
    Nderton kend lojrash me nje rreshqitse dhe nje lisharse ne 10 m2 dhe betonizon pjesen tjeter e qytetit…. kur asfaltohet nje rruge e gjat 50 metra, aty e keni, gjithmon neper gazeta e ne tv, duke ber propagand, nderkoh nga ana tjeter e qytetit nderton pallat 20 katesh…..
    eshte e vertet qe ka ber shume gjera per Tiranen dhe e pergzoj per kte, por smundet mos te evidentohen kto gjera.

    1. arnauti says:

      si mendon ti shqioete mos ndertohet?

      1. shqiptari i vertet (itali) says:

        Nuk ndertohet pa kriter o njeri! Tirana ska nevoj per ndertime kur gati gjysma e pallateve te reja jan bosh…

  2. sapa says:

    Me e bukura eshte se keta rilindasit qe deshirojne teorikisht te bejne shtet duke dhene leje ndertimi nuk bejne asgje tjeter vetem se legalizojne pronat e vjedhura padrejtesisht.Ne cdo vend te botes do kishte nje stop te lejeve te ndertimit pa u sqaruar problemi i pronave por jo ne kete vend Krimi.

  3. Tonin says:

    E vetmja zgjidhje perfundimisht per strehimin.Ka shume familje qe posedojne mbi nje shtepi si dhe shume dhoma per pak antare ne nje shtepi te nje familjeje.Te konfiskohen te gjitha dhtepite e dyta e me tej.Tu jepen falas te varferve.Po ashtu te sistemohen ne nje pjese te shtepive ku ka dhoma te teperta familje te pastreha.Kjo praktikohet ne shume shtete.

  4. anisa says:

    C’DO GJE QE BEN veliaj ka ne themel fitimin per vete dhe klanin e ps,,,,ndertoi kend lojrash tek liqeni per te prishur ate tek rruga e elbasanit,,dhe e mbani mend qe donte ta bente me tren,,sepse donte te zevendesonte trenin e hequr tek rruga e elbasanit,,,,shtron tuba uji tek rruga e kavajes sepse po nderton pallat gjigand tek ish muzeumi I kafsheve,,,pra I sherben pallatit per te marre fitime,,kur Tirana ka nevoje te shtroje tuba uji gjithandej,sepse per kete rriti cmimin e ujit por qellimi I tij nuk eshte permirsimi I furnizimit me uje te tiranes qe dhe ne te heqim fucite nga tarracat,,,,te mos flasim per premtimin qe beri qe Tirana nuk do kete ndertime;;;tani po nderton pallate me lejen e tij tek rruga e kavajes,,kendi I lojrave tek rruga e elbasanit,tek rrugica cameve,tek teatri duan te bejne 6 kulla,,etj,,,,te gjitha ne qender,,sepse aty eshte fitimi me I larte,,,,,a mund te votohet nga qytetaret e tiranes me ky palaco kryebashkiak,,,pa permendur dhe njemije probleme qe ka Tirana ne trafik,,nevojen per metro,tramvaj,punesim,plan urbanistik, stacion treni,,,populli te mendoje vete ,//

  5. Vito Kermilli, shoku i Nikos qe mashtroi me kultivimin e kermillit says:

    Ornela e Varuzhanit , hahahahahahahaha

Lini një Përgjigje te sapa Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *