Top Channel zyrtarizon Eni Vasilin, ja detajet

Eni Vasili është zyrtarizuar nga Top Channel, si moderatorja më e re e këtij televizioni, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Vasili ka firmosur kontratën me drejtuesit e televizionit, duke u bërë kështu pjesë e këtij ekrani.

Vasili do të drejtojë emisionin politik më të rëndësishëm të këtij ekrani, të hënën dhe të enjten.

Tashme Eni Vasili me një karrierë të gjate në gazetari, do të shfaqet jo vetëm në një logo të re ekrani, por edhe me logo të re emisioni, ashtu siç do jetë risi edhe koncepti i programit në tërësi.

Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili, do të ketë një logo të re ndërkohë që edhe studio ku do të zhvillohet debati politik, do jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...