Zbardhen bisedat telefonike mes Boris Jelcin dhe Bill Clinton: Si u zgjodh president, Vladimir Putin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në media janë publikuar disa biseda telefonike mes Boris Jelcin dhe Bill Clinton gjatë kohës që ishin në pushtet.

Përmbajtja e këtye bisedave lidhet jo vetëm me disa nga çështjet më të mprehta politike, por edhe me komunikim për çështje private.

Me interes është rrëfimi i Boris Jelcin, se përse zgjodhi Vladimir Putinin si pasuesin e tij.

Siç rezulton nga transkriptet e një bisede të bërë rreth një muaj para fjalimit të datës 9 gusht 1999, kur Jelcin shpalli para popullit rus emrin e Vladimir Putin si pasues të tij, presidenti rus i kishte analizuar në hollësi Klintonit se kush do të ishte pasardhësi i tij.

“Më mori një kohë të gjatë për të menduar se kush do të bëhet president i Rusisë  në vitin 2000. E takova (Putin), kam studiuar biografinë e tij, interesat, rrethin e tij e kështu me radhë.

Kam dalë në përfundimin se ai është një njeri me vullnet, i cili është i vetëdijshëm për çdo gjë që është nën kontrollin e tij. Ai gjithashtu i jep rëndësi të mëdha detajeve, është i fuqishëm dhe shumë komunikativ.

Mund të krijojë lehtësisht marrëdhënie të mira dhe kontakte me njerëzit me të cilët punon. Unë jam i bindur se ju do të shihni te ai një partner shumë të kualifikuar” mësohet  t’i ketë thënë Jelcin, presidentit amerikan

Presidenti i atëhershëm i Rusisë siguroi Bill Klinton  se Putin do të vazhdojë rrugën e demokracisë.

“Ai do të vazhdojmë rrugën në drejtim të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik dhe të zgjerojë kontaktet e Rusisë. Ka energjinë dhe intelektin që të ketë sukses” tha Jelcin.

Pas publikimit të bisedave zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se American Library e Bill Clinton nuk kishte arritur ndonjë marrëveshje me Kremlinin për publikimin e bisedimeve të ish-president rus  Rusisë, Boris Jelcin në lidhje me Vladimir Putin.

Ai shtoi se ka një praktikë ndërkombëtare  të heqjes së konfidencialitetit në bisedimeve të tilla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zbardhen bisedat telefonike mes Boris Jelcin dhe Bill Clinton: Si u zgjodh president, Vladimir Putin”

  1. olimpia says:

    CUDIA…..i pa afti GORBACOV IA LA PUSHTETIN NJE IDIOTI—JELCINIT,,,,KY I FUNDIT PER HABI I HAPI RRUGEN NJE NJERIU SHUME TE ZGJUAR ,PUTINIT-NDEKOHE QE GORBACOVI U NGRIT NE SAJE TE NJE DHELPRE TE VJETER TE KGB ANDROPOVIT -pra historia can perpara nepermjet rastesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *