Zyrtare, Eros Grezda prezantohet tek Rejnxhers: Ishte koha e duhur për të bërë hapin e madh

31 Gusht 2018, 16:19Sport TEMA

Tashmë gjithçka është zyrtare! Eros Grezda është lojtari më i ri i skuadrës skoceze të Rejnxhersit.

Është vetë klubi skocez që ka bërë të ditur zyrtarizimin e talentin të Kombëtares Shqiptare që i jep fund aventurës së tij në kampionatin kroat ku ishte pjesë e ekipit të Osjekut.

Grezda ka nënshkruar një kontratë kontratë 4-vjeçare me klubin që drejtohet nga legjenda e futbollit anglez Stiven Xherard.

Për të bërë të mundur këtë transferim Rejnxhersi i ka paguar Osijekut rreth 1.8 milionë paundë.

“Që kur kam qenë fëmijë ëndërroja që të luaja në një klub të madh dhe tani ja ku jam. Do të jetë një eksperiencë e pabesueshme për mua dhe po e pres me optimizëm.

Jam 23-vjeç dhe besoj se kjo ishte koha e duhur për të bërë hapin e madh.

Jam në një ligë shumë të fortë dhe jam gati që të tregoj vlerat e mia si futbollist, pasi realisht besoj se kjo është koha e duhur për mua”, ishin fjalët e parë të Grezdës pas prezantimit tek Rejnxhersi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje