Deputeti gjerman: Gjermania në çështjen e kufijve nuk do të lëshojë pe. Në Ballkan, me përjashtim të Zaev, asnjë lider se do bashkimin me BE-në

1 Shtator 2018, 17:26Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Josip Juratovic, thotë se korrigjimi i kufijve do të ndikojë që edhe më shumë shtete të distancohen nga njohja e Kosovës dhe rruga e Serbisë drejt BE-së do të ishte përfundimisht e mbyllur.

Ai apelon që në Kosovë dhe në Serbi të ketë një përqendrim në zhvillimin ekonomik dhe social, para se këto vende t’i braktisin edhe të rinjtë e fundit. Juratoviq kritikon profiterët e luftës, të cilët duan t’i ruajnë privilegjet e tyre feudale në dëm të shumicës së qytetarëve.

Së fundi ju keni vizituar disa shtete të Ballkanit. Me çfarë përshtypjesh jeni kthyer nga atje?

Gjendja në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë shumë shqetësuese. Sidomos sa i përket perspektivës së integrimit në BE. Kam përshtypjen se të gjithë bashkëbiseduesit lokalë flasin për dëshirën që të anëtarësohen në Bashkimin Europian, por shumë prej tyre do të ishin të lumtur nëse kjo s’do të ndodhte kurrë. Një përjashtim paraqet qeveria aktuale maqedonase të prirë nga Zoran Zaev.

Nga mediat rajonale jeni cituar me fjalët se Europa nuk do të lëkundet nëse nga SHBA-të vijnë kërkesa për të vizatuar kufij të rinj në Ballkan. Sa unike është Europa në këtë çështje?

Për fat të keq në këtë çështje nuk ka qëndrim të vendosur të Bashkimit Europian. Për mua shtrohet pyetja se me çfarë kredibiliteti Europa do të kërkojë zbatimin e 35 kapitujve që duhet negociuar me BE-në, kur njëkohësisht heq dorë nga parimi i shtetit juridik të qytetarëve të barabartë. Ky paradoks nxit shtete etnike nacionale. Për mua këtu vihet në pikëpyetje besueshmëria e vlerave demokratike kundrejt tensioneve që ndërlidhen me suksesin e nacionalizmave autokratikë që po shfaqen në mbarë botën.

Fundjavën e kaluar komisioneri i BE-së Johannes Hahn nuk e përjashtoi në mënyrë eksplicite ndarjen e Kosovës. Ai tha se presidentët e dy shteteve do të gjejnë një zgjidhje.

Unë mendoj se këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje, por për kredibilitetin tonë dhe para së gjithash për konsekuencat, të cilat mund ta vënë në rrezik stabilitetin e mbarë Ballkanit Perëndimor. Kjo ka të bëjë sidomos me Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën. E njëjta vlen edhe për Ukrainën apo Transnistrinë. Tërë Bashkimi Europian, përfshirë edhe komisionerin Hahn, duhet të kenë qëndrim të qartë, unik ndaj kësaj teme, nëse vërtet duan ta mbajnë gjallë dhe besueshëm BE-në si projekt të paqes.

A po bie si kullë prej letre uniteti i BE-së pasi edhe këshilltari i Donald Trumpit për siguri nacionale, John Bolton, foli për mundësinë e shkëmbimit të territoreve?

Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor dhe e Bashkimit Europian është detyrë ekskluzivisht europiane. Ne përherë përpiqemi që SHBA-të të jenë bashkë me ne si partner i rëndësishëm i BE-së. Por, e kemi kuptuar edhe ne se SHBA-të kanë një qeveri të re, e cila jo patjetër synon një BE kredibile dhe të fuqishme.

Që nga viti 2011 BE moderon, përkrah dhe mbikëqyrë negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës. Përherë është folur për një afrim hap pas hapi të palëve, më 2013 është nënshkruar një marrëveshje, të cilën diplomatët e BE-së e kanë quajtur «si historike». Tani të dy presidentët, Vuçiq dhe Thaçi, përkrahin idenë e kufijve të rinj. Kush kënd e ka tërhequr këtu për hunde?

Si presidenti Vuçiq ashtu edhe kolegu i tij Thaçi duhet ta ngjallin përshtypjen para qytetarëve të tyre se vërtet duan të jenë pjesë e BE-së. Njëkohësisht ata mendojnë se duhet t’i ushqejnë forcat nacionaliste në vendet e tyre. Ato janë të gatshme për çdo gjë, edhe për pengimin e anëtarësimit në BE. Këtu bëhet fjalë për një pakicë të profiterëve të luftës, të cilët duan t’i ruajnë privilegjet e tyre feudale në dëm të shumicës së qytetarëve. Kjo pakicë është fuqishëm e lidhur me strukturat qeverisëse dhe rrjedhimisht pjesë e sistemit.

Nëse Perëndimi lejon ndarjen e Kosovës dhe ua mundëson 4 komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës të bashkohen me Serbinë, me çfarë argumentesh BE dëshiron t’i bind 100 mijë shqiptarë në Serbinë jugore që të mbesin pjesë e Serbisë? E njëjta pyetje shtrohet edhe për mbi gjysmë milioni shqiptar në Maqedoni, për serbët në Bosnjë, shqiptarët në Mal të Zi.

Pikërisht ky është problemi kryesor. Sipas cilave kritere pranohet legjitimimi i spastrimeve etnike në një vend dhe në tjetrin kjo synohet të pengohet? Kjo nuk vlen vetëm për shqiptarët në Ballkanin perëndimor, por edhe për serbët apo kroatët në Bosnjë.

Kancelarja gjermane e ka përjashtuar ndryshimin e kufijve në Ballkan. A mund të pritet ndonjë angazhim konkret i Berlinit në këtë drejtim?

Vendimet e BE-së duhet të merren unanimisht. Jam i bindur se Gjermania, së paku nën drejtimin e kësaj qeverie, në çështjen e kufijve nuk do të lëshojë pe. Sepse Gjermania e di shumë mirë se çfarë pasojash do të kishte ky vendim. Pasojat nuk do të kufizoheshin vetëm në Ballkan, por në mbarë BE-në. Tërheqja e kufijve të rinj dhe lëshimi pe ndaj separatistëve do të kishte për pasojë që vetëm në Europë do të krijoheshin deri në 40 shtete të reja. Kështu BE do të përjetonte fatin e Jugosllavisë.

A nuk do të ishte ndarja e Kosovës një zgjidhje e mundshme? BE që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ia ka arritur t’i bind pesë shtete anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës.

Korrigjimi i kufijve do të ndikojë që edhe më shumë shtete të distancohen nga njohja e Kosovës dhe rruga e Serbisë drejt BE-së do të ishte përfundimisht e mbyllur. Andaj, jam i mendimit se në të dy vendet duhet të kenë një koncentrim në zhvillimin ekonomik dhe social, para se këto vende t’i braktisin edhe të rinjtë e fundit. Për këtë duhet të ketë bashkëpunim rajonal dhe jo kufij të rinj.

15 komente në “Deputeti gjerman: Gjermania në çështjen e kufijve nuk do të lëshojë pe. Në Ballkan, me përjashtim të Zaev, asnjë lider se do bashkimin me BE-në”

    1. Flm says:

      E morren vesh Ramyn, qe nuk e do Europen dhe dredh bishtin me Sulltanin.

    2. Ximi says:

      Kjo eshte bajge e paguar nga esadiste dhe Robt e gomarit qe pranojne te paguhen si Torobelli.

    3. NjeQytetarOptimist says:

      Korrekt thote ky, ai po djersitet. Lexo pyetjen dhe pergjigjen e fundit qe e barazvlefshme= Shtete qe s’kane njohur Kosoven, do distancohen ta mos njofin me shume.. Hajde mendje hajde. Kosova ka 20 vjet e cliruar dhe akoma keto 5 vende te BE-se I bien xurrunase.. Kur do ta njohin o ok ?!?! Kur te mbije bari nje pellembe mbi sy !! Te kene zhvillim social thote ky plepi. Serbia s’po lejon TEC-at qe te Kosova te bej tregeti. E ka bllokuar Serbi dhe ky thote bashkpunim. JO JEPJA TI DAJAKUN.. Je perfaqesues I BE-se. P’se nuk e pyet p’se nuk e lejon dicka te tille. Kerkoji llogari sepse ata ne letra kane rene dakort, por ne praktike nuk po bashkepunojne me Kosoven.. He has failed and he better change his perspective how to know the reality in the ground..

  1. Shaba says:

    Mbiemri jot tregon shume!! Po ik mos na caj derrasat. Ujku qimen e nderon por zakonin se haron.

    1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

      imagjino se cfare mund te tregoi llagapi yt islam,nje ……….turk safi 100 karat!
      sa per deputetin gjerman,ai thjesht u ben thirrje ballkanit per rritje ekonomike[teper normale per popujt] duke lene menjane ”autocthonus” e extremiste politikane………..

  2. Iliria e bashkuar says:

    Faleminderit Gjermania. Nje arsye me teper per mos ndarjen e Kosoves eshte fakti i thjeshte historik. Kosova eshte toke Ilire dhe nuk duhet te shitet per 3 fshatra me shumice serbe.

    1. Esati says:

      Tok ilire?? Ore a jeni mire nga trute? Po italianet ca duhet te thone per romen, apo bizanti apo turqit apo francezet per kohen e karlit e keshtu me rradhe… token nuk e ben historia por popullsia. Nqs nje vend ka shumice shqiptare eshte Shqiperi, nqs ka shumice serbe eshte Serbi, gjithmone kjo popullesi te kete disa breza ne ate vend.

  3. mirel says:

    Me qarte se kaq uk behet.
    E kam thene dhe me pare, pushtat e politikes shqiptare e shikoje Shqiperine si feud, ku pushtetin e kane absolut per aq sa ju jep fitim, ndersa njerezit i kane mall te lire qe e shesin dhe e blejne si te duan.
    Jashte ciflikut. nuk ju intereson. E japin me te dyja duart ate cope qe ju sjell pazar te mire.
    Po dhe ky plera Bushatlliu jone deklaroi eshte per mareveshje “reciproke”, ndersa te gjithe argumentet qe paraqet deputeti gjerman tregojne qe mareveshja nuk ka asnje lloj perfitii pervec rrezikimit te mosnjohjes se Kosoves.
    Per kete po punojne Thaci dhe Ramiu?

  4. emigranti says:

    Pra, e gjithe elita shqiptare brenda dhe jashte kufirit shteteror shqiptar nuk e duan bashkimin me Europen, por luajne teater me popullin duke e trajtuar si bageti.

  5. emigranti says:

    Pra, e gjithe elita politike shqiptare brenda dhe jashte kufirit shteteror shqiptar nuk e duan bashkimin me Europen, por luajne teater me popullin duke e trajtuar si bageti.

  6. Fieraku nga Ferrasi says:

    Nuk jam c’ti shtoj komentit
    Iliria e bashkuar
    sa mire na njohin te huajt.

  7. Kuq e zi says:

    Nqs politika jone do kishte koqe te debatonte kush eshte e jona dhe kush e huaja pastaj te uleshin e te merrnin vesh me serbet

    Psh i kujt eshte nishi? Shqiptaret qe larguan atje jane ende gjalle ne turqi
    I kujt eshte sanxhaku? Shqiptaret atje kendojne me lahute dhe me plis te bardhe dhe thone qe jane boshnjak
    Mbase te zgjidhte se kujt i perkasin keta zona politika jone, doja te pyesja ket gjermonin
    Ne baze te kujt rregulli i referohet se kufijte jane ata te duhurit konferences se londres apo traktatit te berlinit dhe te na tregoi se kush e perfaqsonte popullin shqiptar kur ju vendosnit kufijt

  8. Jak Boston says:

    Une shume here ne komentet e mia kam shkruar se per mua fajin e ka gjithmone ai qe eshte ne pushtet. Kur ishte Saliu e kishte Saliu, por tani pas me shume se 5 vite te Rames ne pushtet smund ta kete fajin perseri Saliu. Pasi nese perseri e ka Saliu atehere i bie qe Rama te jete me faj edhe kur ishte Saliu ne pushtet.
    Politikanet hajduto-kriminelo-tradhetare jane me parimin me mire i pari i fshatit se sa i fundit ne qytet.
    Politikanet hajduto-kriminelo-tradhetare nuk kane qene asnjehere te interesuar qe populli te jetoje me mire dhe te rriten standartet e jeteses dhe te qeverisjes pasi kjo i pengon ata (politikanet) te vjedhin dhe percudnojne ashtu si deri me sot . Pershembull nuk ka ndonje vend te botes ku zaptuesit te prones se dikujt ti thote pronar dhe pronarit te ligjshem ish pronar. Pra shteti ne vend qe te mbroje pronen, behet pale me zaptuesit e pronave. Kjo ska ndodhur as ne koken e pushtimeve. Ne koken e pushtimeve jane perdorur pagesa te vogla apo tatime te larta, por jo grabitje pronash.
    Edhe komunizmi beri shtetezimin por jo grabitjen e prones. Keta pushtetaret e pas nentedhjetes bene hapin tjeter duke cuar deri ne fund ate qe nisen komunistet para tyre.
    Shqiperia ska per te hyre ne BE me te drejta te plota as ne 2050 pasi lemshi eshte bere aq i madh sa do duhet shume kohe te shkaterrohet nese do te detyrohen nga te huajt pasi per ndergjegjesim as qe behet fjale.
    Hajduto-kriminelo-tradhetaret politikane cdo gje e kane bere te miremenduar dhe prandaj nuk reflektojne ne ate cfare ka ndodhur, plus qe nuk jane nga rraca me ndergjegje te larte shpirterore te brendeshme apo kombetare.
    Keta jane ata qe ngrysen pabuksa e gdhine drejtora e ministra, vene kollaren dhe nuk njohin me as veten e tyre cfare ishin nje dite me pare.
    Keta na kane drejtuar qe nga mbarimi I lufte se dyte boterore dhe keta vazhdojne me emra te ndryshem, por me mendje te njejte.
    Deri kur keshtu?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje