Eni Vasili rrëfen për Mapo Weekend pse-të e lëvizjes më të fortë të këtij sezoni televiziv

1 Shtator 2018, 21:17Sociale TEMA

Gazetarja e njohur Eni Vasili tregon motivet që e nxitën për të vijuar misionin e saj në televizionin “Top Channel”. Çfarë premton Eni Vasili për publikun dhe synimi për të vijuar evolucionin duke mbartur një karrierë mediatike prej dy dekadash.

Është kjo një ndarje me “Studio e Hapur” apo nisja e një udhëtimi të ri?

Ky moment është një nga ato çastet e rëndësishme në jetë kur ajo që lë pas dhe ajo që të pret janë dy anët e një medaljeje që shkëlqen. Ky moment nuk është as ndarje, as bashkim, as revolucion, por është evolucion në tërë kuptimin e fjalës. Pas një karriere 20-vjeçare në këtë etapë të jetës pikëtakohen qartazi eksperienca, njohja dhe ndjenja e sfidës që shoqëron çdo profesionist në rrugëtimin e tij. Dhe ky rrugëtim ka kulmet e veta, ku një prej tyre është edhe ky i tanishmi.
Kjo verë për mua thuajse nuk erdhi kurrë jo në kuptimin e temperaturave, por të ritmit të punës. Nuk them asgjë të fshehtë nëse pohoj se gjatë kësaj vere kam patur oferta nga disa televizione.

Nuk them asgjë të fshehtë nëse pohoj gjithashtu që gushti i nxehtë më ka përfshirë në negociatat më të ethshme, ato me Top Channel. Negociatat zgjatën gati një muaj dhe ka qenë edhe kjo një përvojë që më ka pasuruar. Vendimi nuk ka qenë i thjeshtë dhe negociatat kanë qenë komplekse por të frytshme për sa kohë interesi i përbashkët është t’i japim tregut mediatik një produkt dinjitoz me parametra profesionalë që shpesh mungojnë në studiot e debatit televiziv.

Kalimi nën një logo të madhe të një televizioni gjeneralist është një ekuacion me disa të panjohura për mua që vij nga një eksperience e ndryshme, ajo e televizionit News24, televizioni më i madh informativ në vend. Por unë dhe stafi i emisionit u ndjemë gati për këtë sfidë. Shtatori do të na gjejë nën një logo të re, në një shtëpi të re mediatike dhe me një studio të re për të cilën stafi i profesionisteve në Top Channel po punon me përkushtim.

Si u ndjetë për largimin nga ‘News24’?

5 vitet e kaluara në News24 dhe suksesi që emisioni “Studio e Hapur” pati aty i gjen arsyet jo vetëm në punën dhe përkushtimin tonë por edhe në mbështetjen e jashtëzakonshme të gjithë stafit të televizionit dhe drejtuesve të tij. Viti i shkuar për shembull ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për emisionin, për nga dinamika e transmetimeve, kurba e audiencës, faktori i impaktit etj. Vendimi nuk ka qenë i lehtë, përkundrazi. Dje kam marre shumë telefonata nga pjesëtarë të stafit të News24 të cilët bashkë me urimet më shprehën edhe trishtimin për largimin nga televizioni. Janë ndjenja të mirëkuptueshme pasi realisht aty kam gjetur profesionistë të shkëlqyer dhe njerëz të mrekullueshëm dhe kemi kaluar një kohë shume të bukur profesionale së bashku.
Gjej rastin të shpreh një falënderim ndaj këtij televizioni dhe zotit Hysenbelliu, i cili besoi në projektin tim, e zhvilloi dhe e mbështeti atë.

Studio e hapur ka një rrugëtim prej gati 15 vitesh… si do ta konsideroje këtë rrugëtim dhe a është kjo mbyllja e një cikli?

Nuk mbyllet asgjë thjesht vazhdon, rritet, përmirësohet, pasurohet, evoluon. Evolucion do ishte fjala çelës që do ta shpjegonte më së miri këtë proces. 15 vite të programit Studio e Hapur, një brend që e kam marrë me vete në tri televizione kanë qenë vite të shkëlqyera nga pikëpamja profesionale. Po të kujtoj tani larminë e personazheve, diversitetin e debateve, mijëra orët e transmetimit live, mund të them se është një jetë e jetuar në ekran. Kjo fazë që përfundoi në News24 nuk është një cikël që mbyllet, thjesht po kapërcen kufijtë e saj, po rritet dhe zhvillohet në një etapë të re profesionale dhe jetësore.

Pse Top Channel dhe pse tani?

Sepse Top Channel është Top Channel, televizioni që lindi si një ëndërr e dikujt dhe u bë ëndrra e shumëkujt. Është një nga pasuritë dhe asetet më të rëndësishme kombëtare, një shtëpi mediatike që çdokush do të donte ta ndjente veten pjesë. Jam sigurisht e lumtur që “Top Channel” më ftoi të jem pjesë e skuadrës dhe shpresoj ta justifikoj besimin.

Do të jeni sërish në një hapësirë debati që dominohet nga politika, në orare ku të tjera debate kryesohen nga burra në ekrane të tjera. A e bën kjo më të fortë garën?

Garën nuk e bën më të fortë përkatësia gjinore. E bëjnë qëllimet, objektivat, betejat për të cilat je i gatshëm të luftosh. Unë jam gati për betejën time.

10 komente në “Eni Vasili rrëfen për Mapo Weekend pse-të e lëvizjes më të fortë të këtij sezoni televiziv”

  1. Vito Kermilli, shoku i Nikos qe mashtroi me kultivimin e kermillit says:

    Na mbyten kurvat !

  2. Ciu ciu says:

    NGA E GJETET GAZETARE E NJOHUR. KJO ENI ESHTE NJE KOKERR DEBILE QE.NUK E JA SHOQEN.NUK JA GAZETARE NE SHQIPERI KA VETEM SHERBETORE TE POLITIKES QE PER PARA NXJERRIN FHE BYTHEN JASHTE.

  3. Konica USA says:

    Qe te jem i sinqert plotesisht,kjo Vasili nuk me ka pelqyer asnjehere,jo pse eshte skajshmerisht e njeanshme,por sec rezaton nje ligesi te btendshme,qe mua me duket e neveritshme,dhe kjo eshte mjafte e dukshme ne mimiken e saj,bile dhe buzeqeshja (qe eshte e rralle) e ka ligesine brenda.

  4. Kiu Muzaka says:

    Gazetare e njohur kjo sharabajka,ne Shqiperi nuk ka asnje gazetar profesionist te mirefillt,vjene pak era gazetar Balla me Furxhiun,po te tjeret jane sherbetor te ponareve.

  5. Telo Kameramani says:

    Kam nje kuriozitet se ku e ka 15 vjet kariere kjo goca? 2 tek Rezart Taqi qe qe ti i bdek banen dhe 5 tek Irfani, bejne 7.

  6. Berti says:

    Eni ka çare perpara me ” djersen” e ballit.
    Kjo gazetare e njohur ? Thjesht njihet si ” berishiane” e thekur.

  7. Arilena says:

    Eni Vasili nuk eshte gazetare e keqe, vetem se ska njeri te pazevendesueshem ne kete bote. Iken Eni vjen Sonila..asnje problem ska ketu..

  8. Muli says:

    E keni parë se si prishet kur flet me berishoviç. Kjo është gazetare?Përveçse një bythlëpirëse.

  9. joel shkodra says:

    Po pse mor Ciu Ciu e sulmon kaq shume, kur nuk kemi asnje grua tjeter qe te drejtoje emisione me debate politike, mire apo keq? Meqe eshte e vetmja grua, nuk ka me ke te krahasohet. Lereni te beje punen e saj. Nese nuk ju pelqen, nderroni kanalin.

  10. Xha Spiroja says:

    Njëmend me ciu ciun. Kur një moderator deklaron se politikanin e dështuar e merr shpesh per intervista, sepse prej tij siguron shumë klikime ( ndryshe do të thotë shumë para) kuptohet se çfarë suksesi ka “i njohuri” apo “e njohura” gazetare apo këngëtare apo politikan e shumë te tillë të tjerë. Por gazetaria ka favore se ” vetë shkruan dhe vetë vulos”. Vazhdoni të vlerësoni të vlerë pakët!
    Xha Spiroja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje