Fraza që tronditi Tiranën e viteve ’60

1 Shtator 2018, 09:26Politika TEMA

Nga Ndue Dedaj

Ka qëndrime e kumte të papërsëritshme në jetën e një qyteti, aq më tepër të një kryeqyteti. Ato ndodhin rrallë dhe nguliten thellë në memorie për vlerën sipërane që mbartin. Ishte dimri i vitit 1963, kur në Tiranë sapo kishte përfunduar gjyqi politik ndaj ushtarakut poet Trifon Xhagjika. Ishte dënuar me vdekje për përfshirje në “grupin armiqësor” imagjinar të Temo Sejkos. Në atë heshtje varri, ku as zogjtë nuk fluturonin më nga pema në pemë, teksa Trifoni po dilte i lidhur këmbësh e duarsh nga dyert e gjykatës, befas dëgjohet një zë kumbues: “Mbaje lart kokën, vëlla! Se ke Shqipërinë me vete”. Kishte thirrur kështu vëllai i të dënuarit, mjeku Ylli Xhagjika. Fjala do të shkonte gojë më gojë dhe kryeqyteti nuk do të shqiptonte tjetër fjalë ato ditë, ndërkohë që dhe mbi duart e tij u mbërthyen prangat e regjimit, me akuzën për agjitacion e propagandë.

Ylli Xhagjika, gjithçka mund ta kishte menduar në jetë, po jo se një ditë do t’i duhej të sillej si hero, pa qenë i tillë dhe pa qenë në luftë me pushtuesit, ku kishte kuptim të ishe hero. Ai, ashtu si dhe i vëllai, Trifoni, ishte intelektual. Kishte studiuar në Shën Petërburg, Rusi, për Mjekësi në Akademinë Ushtarake dhe ishte kthyer në Shqipëri mjek ushtarak. Është shkruar për Trifonin dhe poezinë e tij, por jo dhe për Yllin. Në shënimet e tij për poetin e ri me fat tragjik, publikuar para pak kohësh në gazetën “Panorama”, shkrimtari i njohur Dritëro Agolli shkruan se ai më parë kishte njohur të vëllain, Yllin, në Leningrad (Shën Peterburg), në vitet ’50 të shekullit të kaluar, kur ishin bashkëstudentë dhe kishin pasur shoqëri, që kishte vazhduar dhe në Tiranë, ku Xhagjika do të ishte dhe mjeku i familjes së shkrimtarit.

Ylli asokohe u kishte folur studentëve shqiptarë të letërsisë e gazetarisë për poezitë e të vëllait, me dëshirën që ata të lexonin diçka prej krijimeve të tij. Bile dhe vetë studenti i mjekësisë kishte shkruar shkrime në shtypin e kohës. “Në fjalën e tij ne ndienim dashurinë e thellë mes dy vëllezërve. Dhe ishte kjo dashuri, që kur shpërtheu në dhjetorin e vitit 1963, e la gojëhapur Tiranën. Ishte ajo ditë kur u dënua Trifon Xhagjika me pushkatim nga gjyqi ushtarak dhe kur po e shpienin policët në makinën e zezë të burgut, Ylli thirri në mes të njerëzve: ‘Kokën lart, vëlla!’ Sakaq, i vunë prangat edhe Yllit për këtë dashuri, që do ta quaja heroike”, shkruan Dritëroi. Doktor Ylli u mbyll në qeli për shumë vite, por mbeti jashtë burgut shprehja e tij proverbiale: “Mbaje lart kokën vëlla!”, duke përshkuar jo vetëm Tiranën, por dhe kampet e diktaturës dhe vendet ku do të shkonte më pas në gjysmë-internim, ndër të parët e të paktët mjekë me gradën “Kandidat shkencash”, ishpedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Gjaku shqiptar nën komunizëm nuk ishte bërë ujë. Rrimë ndonjëherë e tjerrim fraza pafund për disidencën dhe nuk ndalemi para shprehjeve të tilla të pazakonta, që janë kumte të drejtpërdrejta të antidiktaturës. Si e tillë, fraza e tij do të meritonte një instalacion më vete, në mes të kryeqytetit, ku të ishte e gdhendur çdo germë e saj. Çfarë mund të thuhej më shumë? Kishin marrë rrokullimën dy vëllezër atdhetarë, dy ushtarakë të zotë, njëri poet e tjetri mjek, e bashkë me ta një nga familjet e njohura jugore në Tiranë.

Sado ngjarje të bujshme ndodhën më vonë në kryeqytet, asnjëherë nuk u harrua ajo thirrje, si një urdhër lirie, që vinte nga thellësitë e ekzistencës së shqiptarit. Ylli Xhagjika e dinte se i vëllai, Trifoni, ishte i ikur, por kjo nuk e pengoi që të “shkonte” dhe vetë me të, ani se duke mbetur gjallë. Mund të heshtte, të ndiqte fatin e tij në jetë, të vazhdonte të shërbente si mjek e profesor universiteti, mirëpo nëse do të ndodhte ashtu, nuk do të mund ta mbante gjithë jetën pengun e fjalës që nuk kishte arritur ta thoshte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Por jo, kishte folur ndërgjegjja dhe shpirti i tij. “Mbaje lart kokën, vëlla!”

Ylli Xhagjika, pas vuajtjes së dënimit politik, do të dërgohej në Mirditë, sa punëtor në gjeologji, sa mjek fshati në Simon, Perlat dhe së voni dhe në spitalin e Rrëshenit. Për 27 vite, jetën e tij e nxorën nga “shinat” për shkak të asaj shprehjes së famshme. Ishim fëmijë në qytetin e vogël verior, kur patëm dëgjuar se si nën zë një doktor nga Tirana, me emrin Ylli Xhagjika, kishte pas thënë në gjyqin e të vëllait: “Mbaje lart kokën, vëlla!” dhe se për atë fjalë e kishin dënuar e sjellë në katundet tona. Nuk dinim asokohe se cili kishte qenë i vëllai dhe se pse ishte dënuar, ama ajo shprehje na u ngul fort në kokë, edhe pse silueta e doktorit trim herë shfaqej e herë zhdukej për muaj e vite në humbellat e provincës. Rregulli i shkruar dhe i pashkruar i diktaturës ishte ta lëvizte andej e këndej armikun, duke mos i zënë këmbët dhé asnjëherë në të njëjtin vend.

U rritëm dhe rasti e solli të njiheshim me doktor Yllin, disa dhe familjarisht. La emër e nderim mes mirditorëve, të cilët venin tek ai për vizita mjekësore disi speciale (nga emri i “doktorit të shkencave” që e kishte ndjekur pas), siç venin fshehurazi te priftërinjtë për të pagëzuar fëmijët. Ai ishte mjek i zoti, ndonëse nuk i ishte lejuar të specializohej, vazhdonte të lexonte literaturë mjekësore, njerëzit dëftojnë plot raste shërimesh nga recetat e tij. Në Mirditën e viteve ’60-’70, krahas doktor Xhagjikës, punonin dhe mjekët e njohur: Paulin Shqalshi, Nikolla Nesturi, Mëhill Lleshi, Pirro Shtino, Mustafa Selenica, Agim Qarri, Aqif Gjokutaj, Zef Prenga, Begator Dervishi, Tine Arapi etj.

Doktor Ylli ishte modeli i trimërisë civile dhe intelektuale, njeri i urtë e i mençur, që nuk kishte muskuj të fortë për t’u ndeshur dhe nuk mbante pushkë në krah, por kishte shqisën dhe verbin e të papërkulurit. Ka vite që nuk rron, por nuk vdes sidomos kredoja e tij, ajo fraza sui generis e shqiptuar me guxim të pashoq në “dimrin e madh” të viteve ’60.

Së fundi, i dëgjojmë politikanët e sotëm në foltoret e lodhura nga sherret politike dhe fjalori banal, po ashtu parlamentarët që thonë e ç’nuk thonë dhe nuk mbajnë përgjegjësi me ligj (!?) për çfarë qesin nga goja. Atëherë na kujtohet fraza që i kushtoi burgun politik, persekutimin dhe karrierën një intelektuali të elitës, doktor Ylli Xhagjikës, duke na bërë të besojmë se fjala nuk ka vdekur, ajo ka peshë, paçka sa trimëria qytetare, publike e fjalës peshon sot ndër ne…

18 komente në “Fraza që tronditi Tiranën e viteve ’60”

  1. Arturi says:

    Shume mire qe shkruani per njerez te tille, te guximshem e atdhetare.

    1. syri blu says:

      Tjeter i guximshmi dhe tjeter atdhetari , mos i fut te gjith bashke ne nje thes ……..

      1. Arturi says:

        I guximshem se foli pa frike, ne ate kohe te nje rregjimi diktatorial.
        Atdhetar se megjithese i denuar nga rregjimi, pas denimit, ai punoi me perkushtim per njerezit e vendit te tij. Per atdheun nuk luftohet vetem me pushke, por edhe me mend, me zemer e me pune.

    2. Mon Kukaleshi says:

      Respekte i nderuari Ndue Dedaj, e lexova me nje fryme historine e dy vellezerve Xhagjika, kemi nevoje per rievokime te tilla, per heroj te tille.
      Por paragrafi i fundit ishte nje deluzion, sepse bajgat nuk mund te qendrojne ne te njejtin shkrim me heronjte!

  2. ELIOT says:

    BRAVO VELLAI … SE PASKA TRADHETUAR VELLAIN …EDHE NEN PRESIONI E SKIZOFRENVE TE ENVERIT …… POR DIHET TANI .. ENVERI VRISTE TE GJITHE INTELEKTUALET ..SEPSE VET SE BERI KURE SHKOLLEN NE FRANCE ..DHE NGA GJELOZIA I VRAU NJ E E NGA NJE .. DHE KESHTU ME NJE GUR VRISTE 2 ZOGJ …. VENTE COBANE NE QEVERI PER TE DREJTUAT SHQIPTARET DHE ZGUARSINIE ATO QE DININ TE BENIN DICKA PER SHQIPTARET I VRISTE .. CDO KRIM ISHTE STUDIUAR NE DARKE ME NEXHMIJEN BYSHTRE E SHEJTANIT TE DJALLIT ..MERCI GAZETARET E TEMES …NA TREGONI SHUME GJERA QE NUK I DINM …ISHIN FEMIJE NE SHQIPERI DHE GAZEAT NUK TREGONIN ASGJE NGA KRIMET E DKTATURES …JA DICKA QE FASHISTET KOMUNISTA E KANE FSHEHUR PREJ VITESH …. TRADHETARET E SHQIPTAREVE …NDYRESIRAT E DEMOKRACISE .. ..

  3. Moza says:

    Bravo! Shkrim fisnik.

  4. ta says:

    ndue e ke emrin se nga je ku po shkon e di,kujdes mos humbish rrugen shkrimin nuk e lexova se qe ne fillim dukeshe per ku ishe nisur.

  5. Albi says:

    Nderim , u prehshin ne paqe, Faleminderit per shkrimin, pikes I ke Rene .

  6. arban shmili says:

    SHPIRTKATRANË ENVERISTË!

    Keni për të thënë dicka?!

    A mos është edhe kjo ndodhi, sa tragjike po aq e madhërishme, “sajesë” e ballistëve!!, sic e keni zakon të pohoni.

    1. WOW says:

      Ah moj race e dhjere, po perse kerkon t’i perzjesh heronjte me kellirat e ballit? Pse kerkon te na e prishesh meditimin pas nje historije te bukur, te dhimshme, tragjike dhe heroike?

  7. Patriot Mekembenetok says:

    Keta ishin filizat e Shqiptarise se vertete. Me emrin e ketyre patrioteve te ndershem, fisnike e trima jane perpjekur e ende perpiqen te vegjetojne e te kamen vemjet e sotme sali, like floriri e deri tek edvini qe iu ben fresk.

    Urime Ndue Dedes, falemnderit per nje shkrim te ketille.

  8. NNP says:

    Sepse ishin dje ata ashtu ndaj u katandisem ne sot keshtu o qypa/

  9. serveti says:

    AI NUK THA ATE LLAF QE THONI JU .AI THA ,
    MBAHU VELLA , HAKUN DO TE TA MARRIM…….
    KAM QENE BASHKE ME TE TJERE PREZENT SA E NXOREN TRIFONIN DHE TE DENUARIT E TJERE DHE YLLI KA FOLUR ME ZE TE LARTE KUR I VELLAI PO HYPTE NE AUTOBURG…….TE TJERAT JANE FANTAZI E NJEREZVE.

  10. katarakti says:

    Me duket se ketu ka nje ngaterrese. Nga ana ime ndofta. Ose nje perseritje. Po spjegohem. Une kam qene prezent ne njerin nga gjyqet politike me te bujshem te viteve ’70 ne Tirane. U njoh me emrin “Gjyqi i polakeve”. Sepse ishin 2 a 3 polake te martuar me burra shqiptare qe para prishjes me sovjetiket. Nje turme njerezish ishte mbledhur pas Gjykates te Tiranes duke pritur te vinte kamioni i burgut Dhe ai nuk vonoi. Pas pak dolen te burgosurit, ose me mire me thene i hodhen njeri pas tjetrit nga kamioni, me koke ulur dhe duar te lidhura me pranga. Ate moment dikush doli nga turma e njerezve dhe bertiti me ze te plote: “Koken lart vella” ! Njerezit qe ishin aty leshuan nje “Ah” te madhe nga habia dhe guximi i tij. Personi qe i kishte dhene zemer vellait te tij heshti nje çast dhe pastaj tha “Ishte duke rene”! E kishte fjalen duke rene kur zbriti nga kamioni me duar te lidhura. Dhe u largua menjehere. Me pas u mor vesh se edhe ai u arrestua. Ne mos qofsha i gabuar kam pershtypjen se ky gjyq i polakeve ka pasur te beje me gjyqin e Fadil Kokomanit dhe grupit qe mbeshtesnin politiken e Krushovit.

  11. Me vjen mire kur shkruhet per disidentet e vertete,dhe per kete pergezoj Ndue Deden.Une e kam njohur mjekun e talentuer Ylli Xhagjika.Une e kam mbajtur ne dore dosjen e tij,madje e mbaj mend edhe ngjyren e kapakeve te saj ne te kaltert.Se pari do tju shtroja pyetjen lexuesve:A besoni ju se edhe hetuesi e sigurimsi normal ne perfundim te studimit te nje dosjeje te krijoje respekt per kundershtarin e tij?E di qe kane rrjedhur shume ujra dhe eshte e veshtire te besohet,por une pohoj se kur kam lexuar dosjen e Ylli Xhagjikes,jam lekundur nga pozicioni qe mbaja si oficer i sigurimit te shtetit.Para meje figura e tij u shfaq si nje personalitet i vecante,si intelektual i vertete.Sinqerisht une dridhesha para ketij personaliteti ne vend qe te ndodhte e kunderta.Isha i ri ne ate kohe dhe tek shfletoja dosje ne ngarkim te personave te ndryshem,ashtu sic shkruaja ne ditarin tim,ndjehej era “shkrumb” e nenit 55/a te kodit penal.Edhe vite me vone une rralle gjeta neper dosje,njerez si Ylli Xhagjika qe me qendrim burreror ne hetuesi apo ne gjykate,i thoshin diktatures se une jam kunder jush.Masa me e madhe e njerezve qe binin viktime e diktatures,shperfytyroheshin,meshiroheshin se ne te kunderten e donin partine e se jepnin jeten po te lypej nevoja.Ylli Xhagjika ju sherbeu mirditoreve denjesisht jo se kishte friken e diktatures,jo se ishte vellai i te pushkatuarit Trifon Xhagjika,por se brenda tij vlonte profesionalizmi.Me kujtohet rrugeve te Rreshenit,”zonjusha”,sic e quanin te gjithe,Musine Kokalari e cila u nda nga kjo bote ne vetmi,nga e cila ruaj si kujtim nje shterngim duarsh,me kujtohet intelektuali Gjergji Gjergo,me te cilin shkembenim nga nje tundje koke te lehte,kur punonte ne riparimin e trotuareve te qytetit te vogel,me kujtohet Ymeri ish mesuesi kosovar i cili ishte denuar per agjitacion e propogande armiqesore,por qe ne fakt dosja e tij ishte e mbushur me pacavure injorantesh.Duke u kthyer tek mjeku Y.Xhagjika dua te kujtoj dicka qe ai e perdorte shpesh me modesti:Shkon pacienti tek doktori me ndonje grip te lehte,qe mund ta kaloje me nje caj apo ponc ne shtepi,dhe pasi mjeku i jep ndonje ilac,i leshon nje lume me falenderime,por kur polici i terheq vemendjen nje kalimtari qe i rrezikohet seriozisht jeta,ai cfryn nen vete dhe gjith mllef shan neper dhembe policin.I paharruar kujtimi i mjekut te nderuar,disidentit te vertete Ylli Xhagjika.

  12. ELIOT says:

    SERVETI NUK E QUANI AKT HEROIK JU TI THOTE NE ATE KOHE KAMUNISTAVE COBAN QE DO TA MARRIM HAKUN …KESHTU NE MES TE MIJERAVE SPIUNA ??? NE MES TE TIRONES … UNE PER VETE SMUND TA BEJA … SE NE ATE KOHE TE VRISNIN PER NJE FJALE TE TILLE ….BABI IM SFOLI ME 2 VELLEZER PER 40 VJET .. NGA FRIKA SE I HIQNIN NGA PUNA …. SE NE E KISHIM BIOGRAFINE E KEQE … PA BERE ASNJE GJE ASNJE KRIM ASGJE .. DHE XHAJAT MIJ VETERANE TE LUFTES ..QE PUNONI SI SHEFA NE NJE UZINE TE RENDESISHME … SVININ KURRE TEK NE DHE I KUPTOJ SI VEJ FAJ … SE JA HEQNIN BUKEN E GOJES ..DHE KISHIN FEMIJE QE DO TE HANIN ..PO DUA TJU THEM SI NA NDAU PER SE GJALLI ENVERI ..PARTIA E BOLE CHEVIKEVE …. PUSHTAT .. DHE KA SHUME FAMILJE QE JANE DEMTUAR SHKETERRUAR KESHTU KOT SI KETO TE MJERET …..NJE KOMSHIUT TIM JA PUSHKATUAN BABIN NEMES TE RRUGICES …KOT M PRETEKSA TE CMENDURISH …. KY YLLI PASKA QENE BURRE … SE JO CDO NJERI SE BEN SI AI …KADRIU AZBIU E BRAKTISI MEHMETIN VELLAIN E TIJE ..SAPO E PA QE ENVERI ……. UUUUUUU HARROVA KADRIU ISTE LAB TRIM ???????????

  13. dauti says:

    Gazeta Tema i ka kushtuar dy shkrime familjes Xhagjika. Njeren per te ndjerin Trifon Xhagjika dhe tjetrin per te vellane Ylli Xhagjika. Shkrimet kane kundershti brenda tyre.
    Z. Ndue Dedaj thote se Trifon Xhagjika u denua si pjese e grupit te Teme Sejkos. Kjo nuk eshte e vertete. Gjyqi i tij eshte bere ne fund te vitit 1963 dhe ka qene i hapur. Nuk ka qene gjyq ushtarak, por gjyq me 9 te akuzuar, ku dy prej tyre ishin ushtarak: Trifon Xhagjika, kapiten i pare, dhe Mefail Rafaeli, major. U denuan per tentative arratisje dhe, si ushtarake, u denuan me denimin kapital. Ne grupin e tyre, bile si kryetare, ishin Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, te dy gazetare. Edhe ata u denuan me vdekje, por, me vone, denimi iu kthye me 25 vjet. I gjithe grupi ishte me tendence prosovjetike dhe i jepte te drejte Moskes ne grindje me Shqiperine. Keto jane fakte, te pranuara edhe nga 9 te pandehurit, ne nje gjyq te hapur, pra publik.
    Vellai i Trifon Xhagjikes, doktor Ylli, ka qene i pranishem ne kete gjyq, por te dera e salles. Eshte e vertete se, pas shpalljes se vendimit, ai i ka thirrur te vellait: Mbahu si burre Trifon. Nuk ka thene as se, nuk na frikesojne keta (sic shkruante z. Mero Baze) dhe as se kemi Shqiperine me vete, sic thote z. Ndue Deda.
    Fjalet, te guximshme per kohen, i ka thene te dera e salles se gjyqit dhe ato u degjuan mire. Nuk i ka thene te makina e burgut, sepse aty askush nuk shkonte dot. Ne ate kohe, transportimi i te denuarve ishte shume strikt.
    Kjo eshte e verteta shkurt.

    Z. Ndue, ju duhet te dini se njerezit, qe u denuan ne ate gjyq, pavaresisht nga akti i tyre, nuk mund te quhen, ne baze te mendimit te sotem, se ishin e ardhmja e Shqiperise. Ata bene agjitacion dhe shperndane trakte kunder regjimit te Enver Hoxhes, por ishin per nje lidhje edhe me te forte me Mosken dhe Hrushovin. Supozojme se do kishin fituar ata, atehere Shqiperia do vazhdonte ne te njejin regjim, por me nje udheheqje tjeter. Historia shkruhet ashtu si ka ndodhur dhe rishkruhet per t’u perjetuar.
    Denimet, per fjalen e lire, ishin makabre! Sot, kjo pranohet pa kundershtim. Por, sajimet e teperta jane te demshme.
    I ndjeri Ylli Xhagjika ishte njeri i mire dhe ka patur tere respektin e banoreve te Mirdites, ku ka punuar doktor. Duhet te kujtohet me respekt. Ne kete drejtim ju keni te drejte.
    Ne fund, deshiroj t’u them se une, qe po shkruaj keta rreshta, ne ate kohes student, kam qene i pranishem ne ate gjyq, i cili ishte publik. Pra, historine e denimit te Trifonit dhe fjalet e Yllit, ndjese pacin atje ku jane, e kam pare dhe degjuar vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje