Në histori njihen gjerësisht vetëm motrat e Ahmet Zogut.
Por, ai ka pasur edhe një vëlla nga ana e babait.
Quhej Xhelal Zogu dhe ishte vëllai i madh i Ahmetit.
Xhelali ka qenë tre herë deputet në vitet 1924 deri në 1928.
E la politikën pas shpalljes së Monarkisë në vitin 1928 dhe në kuadër të reformës agrare që bëri vëllai i tij, dhuroi vullnetarisht një sipërfaqe të madhe të pronave që zotëronte.
Konsiderohej si njeri shumë bujar e zemërmirë, sidomos te të varfërit, ndoshta edhe për vetë faktin se ka pasur një jetë familjare plot me tragjedi.
U martua 4 herë dhe jeta familjare e tij u shënua nga tragjedi (vdekja e disa fëmijëve dhe e njëres bashkëshorte).
Pavarësisht se ishte fëmija i madh, në vitin 1911, pas vdekjes së babait, roli i beut apo guvernatorit të Matit i kaloi vëllait të vogël 16 vjeçar, Ahmet.
Pas pushtimit Italian në 1939, ai emigroi bashkë me Familjen Mbretërore.
Në vitin 1944 u nda nga jeta.
Xhelal bej Zogolli (1881-1944) ka qene i biri i Xhemal Pashe Zogollit dhe Meleqe Zogollit. Xhelal Zogu dhe Ahmet Zog ishin vellezer me nje baba por me dy nena. Pyeteni te birin e Xhelal Beut qe eshte akoma gjalle, Skender Zogun, se e bija e kujt ishte Meleqja?!
Ku ta gjejme SKENDERIN tani?Na e thuaj ti se na plase.
Sa keq apo sa mire qe shoku enver nuk pati vella. Mund te kishte ngrene ndonje plumb si agjent e shkuar poli-agjentit.
Xhelal i vellai,Xhelal i jati ?
O Alban e bija e kujt ishte Meleqja se Skender Zogun nuk kemi si ta pyesim.
pune xhelalesh,varu kkkkkkkk…….
MELEQE HANEMI ISHTE KUSHERIRA E PARE E TIJ, AFERSISHT ME TE NJEJTEN MOSHE DHE VDIQ GJATE LINDJES.. ME DUKET SE RRIDHTE NGA ALLTUNET E KAVAJES QE ISHIN PASARDHES TE HASAN PASHES, DHENDERIT TE SULLTAN AHMETIT. RRETH SHEK TE XVI