Jari i shqetësuar nga rubrika e re gazetareske e Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Siç dihet, Edi Rama ka hapur një rubrikë të re gazetareske në televizionin e tij personal.

Ai i përgjigjet me video shqetësimeve që përzgjedh në blogun e tij.

Kjo e shqetësoi seriozisht Jarin, pasi ka idenë se kryeministri e bën këtë të intimidojë qytetarët dhe të mos guxojnë të shajnë më.

“Rubrike e re është avaz i vjetër komunist i frikësimit të masave”, shkruajti Jari.

Dhe më poshtë vazhdoi sqarimin:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Siç e shikoni, kryeministri ka nisur të terrorizojë direkt qytetarët, duke ju përgjigjur me video çdo shqetësimi të tyre në Facebook-un e kryeministrit.

E gjithë kjo bëhet që qytetari ta dijë mire, se kryeministri e ka identifikuar, dhe e di kush është, dhe pas përgjigjes me video, do të ketë dhe përgjigje të tjera.

Kjo është rikthim në diktaturë dhe mbyllje goje.

Ne nuk duhet ta lejojmë këtë.

U bëj thirrje shoqatave të gazetarëve të protestojnë ndaj Edi Ramës, i cili në vend të hapë punë për popullin, hap punë për vete, duke punuar si gazetar.

Hapja e rubrikave të reja gazetareske është e drejtë e gazetarëve, jo e kryeministrit.

Ai po u vjedh atyre zanatin.

Ndaj ata duhet të protestojnë.

Kjo është njësoj sikur gazetarët të merren me punë shteti, të marrin tendera, të bëjnë projekte dhe të japin koncesione, gjë që nuk ndodh.

E kundërta është e vërtetë.

Kryeministri po u vjedh gazetarëve profesionin dhe këtë po e bën për të terrorizuar popullin.

Të ngrihemi në këmb, t’i themi jo hapjes së rubrikave të reja në ERTV dhe jo frikësimit të popullit, duke ju përgjigjur me zë dhe figurë.

Ky është terror.

Nuk guxon të thuash një kritikë se të shfaqet fytyra e Edi Ramës.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari i shqetësuar nga rubrika e re gazetareske e Ramës”

  1. Xhevahir Ngjeqaraku.Hek. says:

    Kush e ka frike perballien me te vertetat me faktetdhhe debatin e rregullt e quan komuniste dhe terorizuese pergjigjet ek/ministrit ne ERTV.Po mir mor kodosha sa kohe kini ju shpifarak elepirsa qe intrigoni e baltosni terrorizoni me pamundesin e jetes ne shqiperi!?..Frikacak gazetaruc te pist e te lisq qe si minj haleje shkruani ne gazeta teerrta e te paguare nga kushedi vec jush qarqe e klane antikombetare.Gazeta me gazetar te lir te drejte perdrejt te vertet dhe analist te zote rriten e simpatizohen cdo dite.Lejeni te punoj mbeshteti te vazhdoj dhe keshillojeni te bej me mir ato qe ka nisur edo i nitis Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *