Kërcenimi i gazetares dhe standardet e dyfishta të hipokritëve të Tiranës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Lorenc Vangjeli

Një gazetare është kërcënuar me plumba, qoftë edhe indirekt dhe ky është një lajm I keq.

Reagimi ekstrem në mbrojtje të gazetares, qoftë dhe me patetizëm politik e solidaritet profesional, qoftë me të ndjerë, qoftë me efekt domino, është një lajm i mirë.

Eshtë më shumë se një lajm kronike. Eshtë një argument që tregon se shoqëria shqiptare ka lëvizur, ndonëse me vështirësi dhe ndonëse ngadalë, në drejtimin e duhur.

I njëjti argument mund të përdoret padyshim edhe në rastin e audiopërgjimit të rradhës me dy personazhe juristë, njëri në KQZ-në e Tiranës e tjetri në gjykatën e Strazburgut. Përveç të tjerave, pavarësisht ndarjes së thellë në gjykimin e të njëjtës ngjarje, në parim të gjithë bien dakort se ndërprerja e karrierës zyrtare, lënia e mundshme pa punë në Tiranë e një juristi të kualifikuar dhe me kredencialet më të larta të mundshme profesionale, mbas nëntë vjetësh në Strazburg, është një akt mëkati.

Që Shqipëria ka ndryshuar, që Shqipëria ka ndryshuar për mirë, që Shqipëria e sotme është më e përgjegjshme se e djeshmja e afërt, mjafton të bëhet krahasimi i këtyre dy ngjarjeve të nxehta të javës së fundit të gushtit, jo me të shkuarën e viteve 90-të, por me fare pak kohë më parë. Dhe për t’i parë këto dy ngjarje pak përtej sipërfaqes së një kronike, siç është zakoni dhe tradita me “yrysh” shqiptar që mer “yxhym, o burra” në vajtim dhe në kob. Pa folur as për kalvarin pothuaj mistik të luftëtarit Lesi në Koha Jonë dhe burgun e Frangajt me Lekën, për të mos përmendur Zamir Dulen, Bardhok Lalën apo Fatos Mahmutajn që janë gjallë vetëm për shkak të fatit, por dhe një seri të gjatë me emra që pothuaj u linçuan për shkak të profesionit të gazetarit, dy shembuj të Shqipërisë së dhjetëve vjetëve të fundit, do të mjaftojnë për të kuptuar diferencën dhe ndryshimin.

Një gazetar rebel si Mero Baze ka pasur një marëdhënie më shumë se urrejtjeje me pushtetin e djeshëm të doktor Berishës. Një pushtet që i ka rrezikuar kolegut dhe familjarëve të tij edhe jetën në kuptimin e plotë fizik të fjalës. Në Tiranën e djeshme kishte plot që uronin në mënyrë kriminale që kjo të ndodhte edhe pse qënia njerëzore Mero dhe gazetari Baze ishin e njëjta gjë. Madje, të hidhje një gur kundër Meros në atë kohë, ishte një rresht i rëndësishëm CV-je për gjithë ata që donin pak hije nga dielli shtetëror i Doktorit të tyre.

E njëjta ndarje e egër me dy skaje larg njëri-tjetrit: “solidaritet dhe mirë ja bënë”!, u verifikua jo më larg se vitin e shkuar kur kurajos së kolegut tjetër Elvi Fundo ju përgjigjën me doreza hekuri në fytyrë. Në një akt të pastër hakmarrjeje kundër profesionit të tij. Shqipëria e sotme, ndryshe nga e djeshmja, në rastin e koleges Lala, edhe pse ngjarja kriminale është ende nën hetim dhe vetëm është presupozuar se ka lidhje direkte me profesionin e saj, përkrahja, solidariteti dhe dënimi i aktit është tërësisht unanim. Për fat të mirë.

Në fakt kanë ndryshuar qëndrimet, por jo njerëzit. Dhe me një standart të vetëm, kush ka qenë në anën e kondakut të automatikëve që qëllonin shtëpi gazetarësh, kush ka djegur redaksi, kush ka rrahur gazetarë, kush i ka dënuar me censurë dhe autocensurë, kush i ka fyer duke i përdorur dhe paguar duke i përdorur vazhdimisht, sot duhet të heshtë. Të paktën duhet të heshtë nëse nuk gjen kurajo të kërkojë ndjesë për të shkuarën.

Duhet të heshtin edhe ata që duket sikur po mbrojnë gjyqtarin Bianku nga projektpersekutimi që i ka përgatitur Edi Rama që prej katër vjet më parë. Daltonikët politikë që njohin vetëm të bardhën e të zezën, duhet të kujtojnë se çfarë ka ndodhur me një rast pothuaj identik pak vjet më parë.

Kristaq Traja, absolutisht një nga juristët më të jashtëzakonshëm shqiptarë, jurist e poet dhe një nga njerëzit më të kulturuar të kryeqytetit madje, ish-gjykatës në Strazburg për dy mandate, nuk u kërcënua me lënie pa punë në Tiranë. Në 2010-tën, partia që Lulzim Basha ka marë në trashëgimi, e rrëzoi kandidaturën e zotit Traja për në gjykatën e lartë.

E votuan me unanimitet kundër me një akt të mirëfilltë hakmarrjeje: dikush pse aq dinte, dikush se nuk dinte të bënte tjetër dhe të gjithë votuan kundër sepse ashtu ju tha Berisha. Me një ligësi të skajshme. Me një lehtësi të përbindshme që e pjell vetëm urrejtja dhe injoranca, Berisha, Basha dhe gjithë kompania e juristëve të PD-së së dikurshme, i nxorrën Trajës kartonin e kuq. Nuk e shantazhuan. Kërkuan ta ekzekutojnë profesionalisht.

Sot të gjithë ata që votuan kundër gjykatësit të lartë Traja tetë vjet më pare, nuk kanë pikën e të drejtës të flasin për shantazhin në tentativë ndaj gjykatësit Bianku. Ata së paku duhet t’i kërkojnë ndjesë Trajës dhe të kuptojnë se në Tiranën politike, gjithkush, çdo hipokrit që sot qan, ankohet dhe bërtet, e ka mbajtur së paku një herë një pishtar turpi në dorë: për të djegur së paku njëherë Trojën e vet.

Nuk ka vetëm një të vërtetë absolute në këtë botë. Ka më shumë se një të tillë. E vërteta varet nga koha kur thuhet; ajo bëhet e vërtetë apo e rreme edhe varësisht gojës që e thotë, mënyrës si e thotë, arsyeve se pse e thotë. Mbi të gjitha, e vërteta duhet të jetë e moralshme. Dhe ata që e thonë duhet të kenë moral. Mungesa e moralit nga daullxhinjtë, bën që të tingëllojë kaq fallco edhe solidariteti me shtypin, edhe përbetimi për mbrojtje nga shantazhet politike.

Sot ka shumë gazetarë që vajtojnë dhe janë bërë tërësisht patetikë a thua se e drejta dhe mundësia e përdorimit të fjalës, i bën ata më të rëndësishëm dhe kastë më superiore se minatorët, mjekët, fermerët, nxënësit, gratë shtatzana, çiftet e reja pa shtëpi, të varfërit e shumtë të këtij vendi e kështu me rradhë. Ka shumë gazetarë që sot do t’i donin minutat e lavdisë së koleges Lala, bashkohen në korrin solidar me të dhe ndahen në dy palë që luftojnë paralelisht me duelin qesharak të juristëve Biba e Bianku. Veç të tjerash këto janë shembujt që afrohen për të kuptuar se shoqëria shqiptare po shndërrohet në një shoqëri depresive, e cila me Facebook-un, me komentet anonime në fund të shkrimeve, me spiralen e ankesave qaramane në kancelaritë ndërkombëtare për palën tjetër politike në Tiranë, në takime publike, në ligjërimin e përditshëm politik të vendit, po i ngjan gjithmonë e më shumë lypësit të mjerë, fatkeqit të vetmuar që rri në udhëkryqe duke kërkuar lëmoshë. Që tregon plagë të frikshme në trup për të ngjallur mëshirën e kalimtarëve. Më fakt, edhe nëse mer ndonjë qindarkë për bukë, ajo është monedhë krupe dhe neverie. Dinjiteti është muhabet tjetër; ai nuk mund të blihet! Sepse ende nuk ka dalë askush ta ketë me tepricë që ta shesë a dhurojë, njëlloj si qindarkat e mëshirës, krupës dhe hipokrizisë.

Shqipëria ka ndryshuar për mirë, por jo njerëzit! Ata janë të njëjtët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

22 komente në “Kërcenimi i gazetares dhe standardet e dyfishta të hipokritëve të Tiranës”

    1. Roni says:

      Shqiperia paska ndryshuar per mire,por jo njerezit-thote Vangjeli!
      Sipas tij i bie qe ka ndryshuar toka,malet,deti,ajri,dielli etj!
      Por te gjitha keto i ka rrenuar njeriu,politika,mafia etj dhe bejne sikur vetem gazetaret qenkan njerezit e vetem qe u dashkan mbrojtur.
      Media me keta gazetare,qe hiqen si te vuajtur e te persekutuar kane qene mbeshtetje e shtetit qe u ka mbyllur gojen qytetareve per t’u ankuar nga padrejtesite e horrave te pushtetit,fshijne komentet me emer real kur kritikojne shtetin e Rames per heshtjen ndaj vjedhjeve qe ukt u ben qytetareve,kur buka prodhohet me miell kanceroz serb etj!

    2. cohu enver nga varri says:

      te lumte per cfare ?…qe i thote salikriminelit doktor..mortja qe nuk ju bie !!

      Nuk kam ndegjuar lajm me idiot se ky rasti I kesaj laraske Lala qe nuk eshte cudi te jete nje skenar “tip shukri xhelili” qe kishte regjisore deri ne kupolen e e PEDERAVA.
      .
      U bera pishman qe e lexova se ky L.V-ja thote qe Shqiperia paska ecur perpara nga qe u cuan “ne kembe opinioni” ne face & fuckbuker.
      .
      Ne Shqiperi ka vetem nje postulat qe te ecim perpara;
      NESE NUK BURGOSET KRIMINELI BERISHE QE KA VRARE NJEREZ GAZETARE & QYTETARE..ATJE NUK DO KETE “PAQE NEN ULLINJ”

      NUK KA DITE QE NUK NDEGJOJME LAJME HORROR
      KUSH E KTHEU SHQIPERINE NE KOLUMBINE E EUROPES ?!

      50 nga 10000 krimet më të rënda në Shqipëri nga viti 1990

      1. 29 Maj 1992

      Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Çuko grabisin një banesë dhe vrasin 5 pjesëtarët e familjes, duke përfshirë edhe foshnjen 6-muajshe.

      2. 21 Tetor 1995

      Rrëmbehet në Tiranë dhe më pas zhduket, biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshohet se ka vdekur pasi është torturuar nga punonjës të SHIK-ut. Ende nuk është gjetur trupi i tij.

      3. Mars 1997

      Në Lushnje, vritet dhe më pas i pritet koka një personi. Autori shëtit në qytet me kokën e prerë, në prani të kalimtarëve.

      4. 23 Maj 1997

      Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në kilometrin 29, gjendet e masakruar një grua 35 vjeç. Policia arreston për këtë krim, të dashurin e saj. Ndërkohë që shkaku ishte xhelozia.

      5. 5 Mars 1998

      Në plazhin e Patokut, gjendet i vrarë dhe më pas i djegur, roja i lokalit. Viktimën e kishin lidhur me pranga dhe e kishin vendosur të lidhur në një shtyllë.

      6. 15 Mars 1998

      Në Qafë-Priskë në Tiranë, gjendet në rrugë kufoma e një pedagogu të Inxhinierisë së Ndërtimit, Mirajn Bubsi. Mendohet se autorët e kanë mbytur me peshqir dhe më pas e kanë djegur kufomën.

      7. 9 Janar 1999

      Gjendet rrugës drejt malit të Dajtit, në bagazhin e një makine, trupi i djegur i një të riu.

      8. 19 Shkurt 1999

      Në Qytetin Studenti gjendet e masakruar me një gurë në kokë studentja 21-vjeçare Kozeta Hyseni, e fakultetit Histori-Filologji. Edhe sot, nuk është gjetur autori.

      9. 30 Mars 2000

      Pranë rrugës nacionale Tiranë-Durrës, gjendet e masakruar kufoma e Erieta Avdylit, punonjëses së UNICEF-it, e cila rezultonte e zhdukur.

      10. 7 Shkurt 2001

      Në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” në Tiranë, një ish-punonjës i SHIK-ut vret me pistoletë nënë e bijë, për shkak se vajza refuzoi të martohej me të.

      11. 11 Tetor 2001

      Në Durrës masakrohet me 11 thika një prift italian dhe më pas është munduar të fshihet kufoma.

      12. 3 Korrik 2003

      Në Bërxull të Tiranës, babai vret të bijën 16-vjeçare, pasi u largua një natë nga shtëpia. Në fillim, ngjarja u mbajt si vdekje natyrale, por policia arriti të zbulojë krimin. I ati u dënua me 18 muaj burg.

      13. 4 Shkurt 2004

      Në zonën e ish-kombinatit “Josif Pashko” në Tiranë, babi vret vajzën 22-vjeçare sepse kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.

      14. 16 Dhjetor 2004

      Zhduket nga trageti që po vinte nga Italia drejt Durrësit, Irena Seli, rreth të 40-ve. Mendohet se e kanë hedhur nga trageti në ujë dhe më pas duhet të ketë vdekur.

      15. 9 Shkurt 2006

      Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pajetë në banesën e tyre, tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatëzënë dhe djali i tyre 3-vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.

      16. 7 Korrik 2006

      Në Has, zhduket dhe më pas gjendet i vdekur, mjeku dhe kryetari i degës së PD-së, Behar Kastrati. Mendohet se më parë ai është vrarë dhe është hedhur në rezervuar.

      17. 20 Tetor 2006

      Në Zall-Herr të Tiranës gjendet një kufomë e masakruar e një vajze rreth 20 vjeçe. Edhe sot nuk është mësuar identiteti dhe autorët e këtij krimi makabër.

      18. 7 Mars 2009

      Në lagjen “Allias” në Tiranë, dhëndri ka vrarë me pistoletë vjehrrin, vjehrrën, si dhe ka plagosur djalin e tij 16-vjeçar dhe më pas ka vrarë veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja në familje.

      19. 12 Tetor 2009

      Në Bulqizë, gjenden te vdekur në banesën e tyre, një çift i ri bashkëshorësh. Policia hedh dyshimet, se vrasja mund të jetë një krim brenda familjes.

      20. 3 Shkurt 2011

      Në Tiranë masakrohet me thika dhe digjet në banesë një vajzë e re. Nuk janë zbuluar ende autorët.

      21. 15 Shkurt 2010

      Kapet nga policia një person nga Librazhdi, që kishte masakruar me sopatë të ëmën 75 vjeç. Ai dyshohet se kishte kryer edhe 4 vrasje të tjera në fshat.

      22. 11 Maj 2010

      Në Elbasan, në ambientet e shkollës se mesme “Mahir Domi”, ekzekutohet një 19-vjeçare. Sipas policies, autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten. Shkak është bërë refuzimi i vajzës.

      23. 18 Mars 2011

      Në Elbasan, nënë e bijë janë ekzekutuar me armë, nga djali i shtëpisë. 28-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.

      24. 19 Mars 2011

      Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan, në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e familjes dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Policia po heton në pistën e hakmarrjes.

      25. 1 Korrik 2011

      Në Tiranë, ekzekutohen me automatik në shtëpinë e tyre, burrë e grua. Policia nis hetimin dhe arreston autorin. Shkak për vrasjen, dyshohet martesa e mosaprovuar midis autorit me vajzën e çiftit të vrarë.

      26. 26 Shtator 2011

      Në Durrës gjendet në makinën e tij, i djegur, trupi i pajetë i një punonjësi të SHISH-it. Mendohet për shkak të detyrës.

      27. 15 Tetor 2011

      Në një pyll në Shëngjin, gjendet një vajzë 25-vjeçare e masakruar me 20 plagë, nga goditjet e thikës. Mendohet se vajza ishte nga Fieri.

      28. 13 Gusht 2011

      Në vendin e grumbullimit të plehrave në Korçë, gjendet kufoma e masakruar e një gruaje rreth të 30-ve. Asaj i kishin prerë kokën dhe gjymtyrët. Ende dhe sot, nuk është identifikuar.

      29. 3 Shkurt 2012

      Ekzekutohet në një pritë, me 3 plumba, një grua në Tiranë, me profesion laborante dentare.

      30. 2 Gusht 2012

      Në Arrë të Temalit në Shkodër, babai 45-vjeç vret të bijën 14-vjeç sepse nuk donte të kulloste bagëtinë dhe më pas, vret edhe veten.

      31. 7 Gusht 2012

      Në Poliçan të Skraparit, roja i uzinës vret shefin e tij dhe veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunon kufomën e vrasësit.

      32. 3 Shtator 2012

      Në zonën e plazhit “Iliria” në Durrës, nipi 26-vjeç vret xhaxhain 56-vjeç, me thikë dhe më pas e fsheh kufomën në tualetin e apartamentit ku banonte.

      33. 11 Tetor 2012

      Në Xhafzotaj të Durrësit, një 80-vjeçar ka masakruar duke i prerë kokën një vajze 18-vjeçare, e cila ishte shtatzënë. Sipas hetimeve, turpi për këtë lidhje ka bërë që vajza t’i kërkonte 80-vjeçarit ta vriste dhe ai ka kryer krimin.

      34. 18 Nëntor 2012

      Në Berat ekzekutohet për hakmarrje një 65-vjeçar, pasi ishte vrarë i është prerë koka. Shkak, sipas policisë, është bërë aksidenti që kishte bërë djali i tij, nga ku kishte gjetur vdekjen një 52-vjeçare.

      35. 11 Dhjetor 2012

      Në Orikum të Vlorës, një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke pasur kufomën aty.

      36. 31 Janar 2013

      Në Elbasan, babai vret djalin dhe nusen e tij italiane, pas një debati.

      37. 23 Shkurt 2013

      Në Lën të Fierit, një person ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka vrarë veten.

      38. 25 Shkurt 2013

      Në Luzni të Dibrës, dy nuse masakrojnë dhe më pas i hedhin vaj të nxehtë në vesh, vjehrrës. Më pas, kufomën e groposin në kasollen e lopës, por policia zbulon ngjarjen dhe arreston dy nuset.

      39. 16 Mars 2013

      Kapet në Tiranë pedofili Ardian Përrenjasi, i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe dyshohej se kishte vrarë një fëmijë tjetër.

      40. 17 Mars 2013

      Në një shpellë në Zagorë të Shkrelit, në Malësinë e Madhe, gjendet një kufomë pa kokë mbuluar me gurë.

      41. 28 Korrik 2013

      Në plazhin e ujit të Ftohtë në Vlorë, një 18-vjeçar ekzekutonë me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte ata që i kishin ngacmuar të motrën, por gabimisht janë vrarë tre pushuesit.

      42. 16 Tetor 2013

      Në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, një 57-vjeçar vret gruan dhe më pas veten, në sy të vajzës 25-vjeçare.

      43. 5 Dhjetor 2013

      Në Shkozet të Durrësit, në një orë mësimi vritet me çifte një 15-vjeçar nga shoku i tij i klasës.

      44. 21 Shkurt 2014

      Në Durrës, gjenden të vrarë dhe më pas të djegur në makinë, dy persona.

      45. 9 Mars 2014

      Në Lecco të Italisë, nëna shqiptare Edlira Dobrushi, vret tri vajzat e saj 3, 10 dhe 13 vjeç pas divorcit me të shoqin shqiptar, i cili ishte kthyer në Shqipëri.

      46. 2 Prill 2014

      Gjendet një kufomë pa gjymtyrë dhe kokë, në anë të rrugës, në austrosradën Lushnje-Fier.

      47. 1 Maj 2014

      Në fshatin Kuturman të Librazhdit, nëna mbyt me jastëk foshnjen 2-muajshe sepse bashkëshorti i mohoi atësinë.

      48. 9 Maj 2014

      Në Domgjon të Mirditës, burri masakron gruan dhe më pas var veten. Mendohet se krimi është kryer për motive xhelozie.

      49. 23 Maj 2014

      Në Kurbin, nëna 45-vjeçare vret të bijën 15-vjeçare dhe më pas vret veten. Sipas të dhënave të para, e ëma ka patur si motiv për të penguar vajzën që të shkojë në ekskursion me klasën, por edhe për një lidhje dashurie të saj.

      50. 29 Maj 2014

      Në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, babai vret të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E bija ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe fakti që ajo nuk ka treguar se kush ishte i ati, ka sjellë reagimin e tij, duke e ekzekutuar.
      20 komisare policie te egzekutuar
      500 police te vrare ne detyre
      1.5 miljon ne emigracjon
      25 mije ne burgje
      11 mije te ngujuar
      18 mije puntore seksi ne perendim
      22 mije ne burgjet e europes
      70 mije ne azil vitin e fundit
      a ka shtet moral dhe dinjitet kombetar sot …Joooooooooooooooo
      ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
      Plot pesë shekuj nana priti
      Plot pese shekuj nana priti
      Skenderbeut nji vella ia rriti
      legjendar n’lufte e n’liri
      Enver Hoxha emni i tij
      gjysem shekulli kombi t’pat
      lum si shqipja qe t’pat djale
      tan’ Shqipnia per ket emer
      me dy sy e me nji zemer
      ushton vaji, vaditi token
      shpi per shpi e ne çdo voter
      per ket’ vdekje t’burrit dheut
      qau dhe shpata e Skenderbeut

      Per Enverin qau dhe moti
      tan’ Shqipnin e ka shtang topi
      monumenti Nan’ Shqipni
      i ban roje birit te tij
      asht perkul i perkedhel ballin
      thue e ka t’pavdekshem djalin.

    3. ben says:

      Mbas sorosianes Brizida Gjikondi qe nuk eshte as gazetare dhe per cudi brenda 2 oreve kishte gjithe certifikatat e gjendjes civile dhe librezat e punes te Lales
      Doli sorosiano rilindasi Kikia
      Dhe mbas tij rilindasi Vangjeli
      Qe thone te njejten gje ne thelb
      Kjo gazetare flet shume dhe e ka kerkuar vete.
      Por ca ka thene kjo gazetare qe e paska merituar nje bresheri kallashi???
      Nuk ka pergojuar asnje bisnes ose bisnesmen
      Ajo thjesht ka publikuar faktet se si bandite e kriminele jane edhe rilindas.
      Prandaj edhe reagimi I rilindjes eshte I orkestruar por me kujdes sepse dhe reagimi I njerezise ka qene kaq I madh ne mbeshtetje te kesaj gazetareje.
      Prandaj si me sulmin me arme si me mbrojtjen qe I behet sulmit kuptohet kush eshte ideatori dhe organizatori.
      Kjo eshte dhe faza e fundit e pushtetit te nje bande mbasi I blen ata qe mund te bleje me kundershtaret fillon te perdori armet.

  1. Shoqeria civile says:

    A di Ca’ ban Edi Rama me kete shkrimin Tend?
    Fshin b.

    1. katarakti says:

      O shoqeri civile. Meso te shkruash shqip me pare. Vetem ne nje fjali, se nuk shkruan dot me gjate, ke nja 3-4 gabime ortografike! Mos je gje me Master edhe ti?! Na mbyti injoranca dhe malokeria qe do te jape mend.

    2. Komentuesi says:

      Bravo Lorenc! kame pershtypje jo te mire per ju se jini kthyer pak a shume nga Sali krimineli,por per sote me kete shkrim e ke bere te mire.Jane objektive ato qe thua.Te dukeshme.

    3. nexhat says:

      Rama fshin by….. por ai e paguane per cdo shkrim qe bene ky se vetem ky dhe nja dy tjere Akoma mbrojne RAMEN

  2. gita says:

    Bravo! Po kujt ia thua?

    1. Grigor says:

      Po pse moj Gita, kujt t’ja thotë? Ja pra, na e tha ne? Per Lul Bashën dhe Saliun, ai foli per t’ju qepur gojen. Jo se do e qepin xhanem, por njeriu ben detyren.
      Por, mesazhi i Vangjelit ishte me i madh. “Shqipëria ka ndryshuar, por njerezit jane po ata.”
      Shqipëria eshte populli dhe shoqeria civile. Njerezit Jane ata qe shohim ne parlament, ne konferenca idiote shtypi, dhe ata që u shkojne mbrapa neper mitingje rrugaçesh.
      Por kush e ka ne dore t’i ndryshoje ata njerez, dhe te bjere njerez te tjere? Ne pra ne, ne e kemi, me voten tone. Pra per ne rane kembanat e Vangjelit, per ne që votojme per Saliu Berishen, per Lolo Bashën, per Monika Kryemadhin, dhe per Myslym Murrizin. Me thene te drejtën, kete Myslymin e permenda kot, mund të kisha ndaluar tek Monika. Ata votuesit e Myslymit i kuptoj pse kane votuar, por keta te Monikes, nuk hahen fare, as me vaj, as me uthull.
      Sepse po votuam ne si me perpara, edhe Edi Ramen aty e ke, peshqesh. Dordoleci i Saliut Berishes i tremb te gjithë, dhe populli voton Edi Ramen si e vetmja alternative.
      Eshte paradoksale që votat e PD-se, mbajne ne kembe Edi Ramen, dhe kjo ndodh vetëm ne Shqipëri.
      Prandaj foli Lorenc Vangjeli, per ne. Edhe per ate Klodiana Lalen, e cila e di shumë mire ne se kane qelluar per te, per vellain, apo kane qelluar kot fare. Por ajo nuk e kupton që me mbrojtjen e flakte qe i ben Saliut dhe Lolo Bashës, çon uje ne mullirin e Rames.
      Tani, ti Gita, do thuash qe ti ke te drejtë kur thua “kujt ja thua?”. E di, dhe se si mi nxjerr keto llafet mua ti, si me pinca. Vertet moj vertet, kujt ja thua? Ja, mbushet mendha e atyre që shkojne ne Jalë me paratë e Nonës? Me fal, Monës. Por ajo ne fakt, per ata eshte Nona.
      Mbushen me mend ata që shesin voten per dy thase miell? Po ata që votojne qorrazi per PD, dhe e quajne veten te djathte? Si mund ta quash veten te djathte, dhe te votosh per nje komunist antiamerikan si Saliu?
      Por ama Lorenc Vangjeli, si tribun i fjales se lire, e ka per detyre te na flase. Pastaj, daullet bien per ata që kane veshë.

  3. gita says:

    Bravo! Po kujt ia thua? Pse vertet i kane bere ato qe thua?

  4. Roni says:

    Shqiperia paska ndryshuar per mire,por jo njerezit-thote Vangjeli!
    Sipas tij i bie qe ka ndryshuar toka,malet,deti,ajri,dielli etj!
    Por te gjitha keto i ka rrenuar njeriu,politika,mafia etj dhe bejne sikur vetem gazetaret qenkan njerezit e vetem qe u dashkan mbrojtur.
    Media me keta gazetare,qe hiqen si te vuajtur e te persekutuar kane qene mbeshtetje e shtetit qe u ka mbyllur gojen qytetareve per t’u ankuar nga padrejtesite e horrave te pushtetit,fshijne komentet me emer real kur kritikojne shtetin e Rames per heshtjen ndaj vjedhjeve qe ukt u ben qytetareve,kur buka prodhohet me miell kanceroz serb etj!

  5. zi says:

    [Shqiperia ka ndryshuar per mire, por jo njerzit!]
    Nenkupton;
    Se jemi ne, kafshet?
    Ju jini elita qe ndryshon!,Shqiperia?
    Me gjithe respektin ndaj te dukurve te pa dukur ku aty ketu zgjasin gjuhen e gjate prej bretkose per te kapur gjahun e radhes,
    panvaresisht deshires se pa mundur per te thene dicka,
    gjoja dicka te vlefshme,
    gjuha makabre e nenvlehtesimit,mohimit,percmimit,racizmit.
    Me lejoni te shprehem harbutshe;
    Shqiperia ka ndryshuar per mire,por jo kafshet!
    Te cilet jini ju dhe gjithe elita[bojzeza] qe perfaqesoni.

  6. Vjosa.al says:

    Shqiperia ka ndryshuar per mire.
    Por njerezit jane po ata, te njejtet.
    Duket si gazetari’ leshi!
    Me sa duket, sipas Lencit, tani ne Shqiperi jetojne dhe urdherojne alienet.
    Jo Lenci!
    Shqiperia nuk la ndryshuar per mire.
    Shqiperia eshte po ajo.
    Opoziat eshte po ajo, destruktive, cinike, me shume fytyra dhe e paskrupullt.
    Ajo lincon cdo dite, cilindo, gazetar a politikan qofte, e perbalt, shpif, i merr neper goje familjen, e kercenon t’a terheqe zvarre dhe, sapo te vije ne pushtet, edhe t’a burgose e syrgjynose.
    Opozita ka financuar bastionin e vet mediatik dhe televiziv, mafioz, shpifes, deformues te realitetit ekonomik dhe politik shqiptar, deformues te autorise se krimit politik dhe korruptiv te rradheve te saj, egzekutuese e reformes ne drejtesi per te ruajtur monoploin e mafias se togave te zeza te sendertuar dhe te shfrytrezuar pa pushim, edhe sot e kesaj dite nga Berisha dhe klani i tij.
    Opozita ka financuar taborrin e opinionisteve te paskrupullt, gjobaxhinj, maskarades qe po masakron opnionin publik me mashtrime, nje bande qe nxit dhe ben hosana per marrje te pushtetit me dhune, qe fut shkopnj ne cdo reforme civilizuese dhe shtetforcuese te pushtetit aktual, qe i ben thirrje dhe kompakteson opoziten per destruktivizem dhe mosbindje civile.
    Opozita cirret per Klodianen, sepse ajo eshte llapa e Berishes, e Llalles dhe e Bashes neper studiot televizive, duke servivur materialein qe ja japin te gatshem banda e hetuesve dhe prokuroreve te klanit Berishes, kla qe sot e kesaj dite mban fijet e prokurorise dhe togave te zeza, qe u kane siguruar atyre pandeshkueshmerine e malit te krimeve dhe te korrupsionit.
    Por edhe maxhoranca eshte po ajo, nje turme e kompleksuar nga faji historik i se majtes shqiptare, nje tufe brekedhjeresh qe rendin pas axhendes destruktive te opozites, qe derdhin lot per ushtaret e opozites nga frika dje nga kompleksi se mos akuzohen se jane kunder shtypit te lire.
    Kulmi, akuzohen nga kush?
    Nga Berisha qe dogji gazeten Koha Jone, qe lincoi, masakroi dhe burgosi gazetaret kritike, krahas kundershtareve politike.
    Imaghjinoni se cfare maxhorance te dhjere qe kemi!
    Jo Lorenc, Shqiperia eshte po ajo, dhe njerezit e saj jane po ata.
    Dhe ti je pjese e entorazhit qe ke kontribuar qe Shqiperia te mbetet ajo qe ka qene.

  7. Jkoreshi says:

    Dinjiteti eshte gje tjeter…..
    Me paragrafin e fundit I ke rikthyer ne pleh, ashtu
    si edhe ne fakt Jane.
    Pune te mbare.

  8. Petrit says:

    Z. Vangjeli
    Une qe po shkruaj kete koment nuk jam gjithollog si puna jote.
    Nuk jam jurist.
    Nuk jam as gazetarë ( as ti nuk je i tille)
    Jam nje person qe e kam ndjekur dhe e njoh politiken qe nga ‘ 90 e deri me sot.
    Krahasimi qe mundohesh te besh mes ngjarjeve te ndodhura deri para 10 vitesh me ato te dy javëve te fundit nuk kane asnje lidhje.
    Burgosja (ne shtepi) e Frangajt dhe Lekes ne vitin 92 apo shpullat ndaj Meros nuk kane asnje krahasim me plumbat ndaj gazetares Lala.
    Mos votimi i gjyqtarit Traja me presionin politik mbi gjyqtarin Bianku jane dy histori krejt te ndryshme qe ti i din shume mire por nuk ben sikur !!!
    Ti dhe paçavurja tema po mundoheni qe popullit ti hidhni trute e gommarit.
    Por eshte e kote.
    Megjithese ka akoma dele qe ju pelqen te ushqehen me barin e helmuar te hedhur nga rilindja komuniste.
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

    1. Vjosa.al says:

      Ti nuk je jurist.
      Ti je Petrit i PD-se, je skifter i Sali Berishes.

      Prandaj burgosja e Frangajt dhe Lekes nuk te duket asgje dhe, me siguri, as djegja e gazetes Koha Jone nuk te duket asgje, prandaj edhe masakrimet dhe lincimet e gazetareve kritike nga shikasit e Berishes nuk te duket asgje.

      Ti je i verber, nga rreshtimi ideologjik dhe politik, nga dogmatizmi ose nga limite llogjike te trurit tend, ne mos qofsh vete ne tave, dmth ne mos qofsh nje nga ata te angazhuarit dhe te ngarkuarit e Berishes per te masakruar kritiket ne median e lire.
      Berisha dhe berishizmi mbijetuan ne Shqiperi, per shkak te leshkove si ty ose te bashkeinkriminuarve si ty.

      1. Petrit says:

        Vjosa.al.
        Ka shume mundesi qe te jete e vertete ajo qe thua ti.
        Ka shume mundesi qe te un te jem nje skifter i z. Berisha.
        Biles jam edhe bashkepunetor ne krimet e tij.
        Z. Berisha eshte nje kriminel i madh sepse arriti te dale kunder diktatures me te eger ne bote dhe iu hapi syte shqipetarëve.
        Sigurisht jo vetem.
        Prof. Dr. Sali Berisha arriti te rreshtonte shqiperine perkrah vendeve te fuqishme te botes duke e futur vendin ne NATO.
        Prof. Dr. Sali Berisha arriti ti rreshtonte shqipëtarët perkrah qytetarëve europian duke ju dhene dinjitetin e munguar per te udhetuar pa viza.
        Dhe mos harroni qe ‘97-en nuk e solli Berisha.
        Ate e sollen socialistet ne baskepunim me kriminelet e kohes per te ardh ne pushtet.
        Sali Berisha eshte thjeshtë i madh.
        Sali Berisha eshte nje lexhende e gjalle.

    2. Pse eshte terrorizuar Izet Haxhia ne burg says:

      O PETRIT I SHQUPIT SALES !

      .
      LAJMI ME I MADH ESHTE SOT

      PSE EDIRAMISTET DHE MIQTE TANE NDERKOMBETARE.
      DUAN TE EKLIPSOJNE KRIMET NAZIBERISHIANE DEHHFABRKOJNE
      KETO LOJRA ME KETE LALUCEN QE DUKET SI HISTORI ROZE NE KRAHESIM ME
      SAGEN KRIMINALE CERKSHEKULLORE TE PERBIDESHIT TROPOJES

      sa krime tradheti vrasje ne pabesi qe ka bere burri i shtetit i arvizuse nuk kane bere gjithe kriminelet dhe tradhetaret qe nga koha e skenderbeut

      ..

      Ajo qe ‘TURPERON’ BE DHE USA eshte rrefimi I Izet HAXHISE NGA turqia SOT NE SHQIPERI ESHTE I TERRORIZUAR NGA GRUPI QIFTELIA….sa ka fakte te berishes me TERRORIZEM
      NDAJ
      AMBASADES AMERIKANE NE 1997 QE MBERI NE TENTATIVE
      ,
      DHE KONTIGJEBTIT GJERMAN QE U SULMUA ME URDHER TE BERISHES

      Kjo banda e bashibozukeve e Mul Nokes & Agron Kuliceve ose sic njihet ndryshe “grupi ciftelia” jane te paperfillshem me ate te Padrinos Viqidolit,jane thjesht ca shashka per te mbuluar kraterin gjigand qe eshte hapur ne ate vend te vogel me nje popull te tradhetuar nga te kater anet,Thjesht kemi qeveri absolutisht te pafuqishme per balle nje qikllopi qe po behet gati per here te trete te marre pushtetin si ne 1991 dhe 2005

      INTRODUZIONE

      I penduari Izet Haxhia i ngujuar nga Turqia jep kater intervista rrenqethese ne gazeten Dita dhe cuditerisht nje heshtje varri ne ate vend.

      As shoqeria civile,as mediat,as prokuroria,as pozita ,as opozita dhe me keq akoma dashi washingtonit dhe delja brukselit kane mbyllur syte per aresye qe ato i dine. Nga keto 4 intervista kam nxjerre nje kolazh me deshmite e tij qe mund te benin nje skenar filmi te llojit THE GODFATHER dhe nese do luhej nga Hollivudi patjeter qe do merrte gjithe Oskar-et.

      I vetmi ndryshim do ishte nese spektatoret do ta shihnin per ca ore ne kolltuqet e kinemave,perkundrazi shqiptaret kane 25 vjet qe e kane ndjere ne kurrizin e tyre e kane paguar ne femijet jetime dhe grate shamizeza..;.Mbasi regjizoret dhe muzika e ketij filmi nuk jane shume te qarte te pakten 3 aktore tashme dihen:

      Vito Corleone,……….. Sal Berisha……(marlon brando)
      Michael Corleone,…….Xen Berisha…..(al pacino)
      Tom Hagen,…………..Lul Bashberisha .( robert duvall)
      ………..

      PRIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

      -Në vitin 1999 gjendesha në Tropojë në një kohë që në Tropojë nuk ekzistonte shtet

      -Në atë kohë ka pasur një urdhër nga autoritetet e shtetit që kudo të më shihnin, të më vrisnin pa paralajmërim.

      -Ne 9 dhjetor 1990 ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën kur erdhi nga Ramiz Alia dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi.(Berisha ruhej nga sigurimi)

      -Tregoj vetëm një rast me Shkelzen Berishen që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash te vila e Landit të Jasharit në Vlorë.

      -Filluam të dhunonim barbarisht ata që ishin në opozitë. Kuptohet ideologu ka qënë Berisha. Ai nga një ish-komunist u kthye në një demokrat të tipit fashist.

      -Berisha tregonte çfarë i kish thënë Papës. Imagjinoje çfarë hipokrizie: Berisha tregonte se çfarë i kish thënë Papës: “Na shpëtoni nga myslimanët, duam evangjelizmin”…. në të njëjtën kohë kur flirtonte me iranianët, me arabët me sheikët.

      Saliu e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atë partinë e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtuan nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike. Pse PD? Sepse kjo parti u mbush me njerëz anonim. Me njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, u mbush me klanin më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit dhe fajtor për këtë është Sali Berisha.

      SECONDA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

      -Pse vetëm në Shqipëri nuk u hapën dosjet? Sepse këto janë përdorur gjithmonë nga Berisha. Kur dikush sillet urtë dhe i bindet, është shumë mirë më të; nëse dikush ngre kryet me të, ai nis e tund dosjet!

      -Edhe në Uganda e Ruanda, shteti nuk ka falimentu plotësisht nga një konflikt civil. Në Shqipëri ndodhi ama. Simboli i një shteti që ekziston është burgu. Shqipëria në ’97-ën ka ndenjur një muaj e sa pa burg. Burgu është mjet ndëshkimi, po tregon që në atë vend ka shtet, rregulla, ligje. Pra, dëmi më i madh që Berisha ka bërë, është shkatërrimi i shtetit.

      – ne 1996 thyerja ishte e madhe sepse të mos lejoje opozitën të hynte në disa qytete nuk ishte pak, ta shtypje atë. Mentalitet i atëhershëm, mentalitet i gabuar shumë, që i përket jo një shteti demokratik, por vendeve diktatoriale.

      – Kurrë se ka dashur Berisha Azemin, dhe anasjelltas… ka kërkuar shpesh Hajdari të bëhet Ministër i Brendshëm, prapë nuk e bëri që nuk e bëri kurre Berisha… Nuk ka patur besim te ai. Asnjëherë!

      – Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.

      -Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.

      -Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.

      -Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen.

      **Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në?

      ***Është bërë prita dhe fatmirësisht një person ka mbet i gjallë, dhe historia nuk mbeti një enigmë.
      -Në gusht të ‘98-ës në gazetën “Rilindja” ka dalë një shkrim me firmën e Afrim Krasniqit, ku shkruante: “Tropoja mes Nanos e Millosheviçit”, dhe në këtë shkrim akuzoheshin Haklajt sikur kishin vrarë këtë Ilir Konushevcin (me pseudonimin Mërgimi) megjithë Hazir Manen.

      TERZA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

      Ne 12 shtator 1998 përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja¬nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?
      Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi.

      Unë Izet Haxhia jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha¬jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha. E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar dhe rrinte me frikë

      ULTIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

      -Berisha kanë qenë palë në historinë e Tropojës. Njerëz që kanë qenë rreth tij, dhe që sot janë sërish afër tij, kanë qenë sponsorë të komandos që vranë Haklajt. Në krye të kësaj komandoje ka qenë Anton Gjergji.

      – Historia e Anton Gjergjit është interesante.Atë ditë urgjent kam shkuar te Berisha. Në atë kohë aty ka qenë edhe Gazidede dhe i thashë që kam një informacion të sigurtë që bombën tek firma VEFA e ka vu një Anton Gjergji. Berisha dhe Gazidede janë pa në sy me njëri-tjetrin dhe thanë: Mirë mirë se do e zgjidhim. Më vonë asnjëherë nuk dëgjova që të fajësoheshin këta persona. Dhe fakt interesant është se ky person është shfrytëzu për të vënë bombat në Tropojë. Anton Gjergji ka qenë në krye të komandos që ka vrarë Haklajt. Dhe është njeriu që ka vrarë Fatmir Haklajn në pritën që i bënë. Bombën tek VEFA e vuri ky, dhe Bujar Kaloshin e vrau grupi operativ i SHIK.

      – Pas vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1999 është bërë një takim në Rogner, Pozitë-Opozitë, Takimi ka qenë i papritur sepse qeveria ishte në luftë. Berisha akuzonte PS për vrasjen e Azem Hajdarit etj. Aty është bërë një marrëveshje për eleminimin tonë. Aty Fatmir Haklaj është shqetësuar shumë.

      Një ditë më tha: Dëgjo, ti e don Berishën por Berisha është armiku jot. Por dëgjo, më tha, – Po qe se nuk vritet Berisha, ne do na vijë fundi. Të shkojmë ta vrasim Berishën në Tiranë. Në mënyrë absolute, i thashë, kjo nuk ka për të ndodhur. Berisha nuk është kriminel, i thashë. Kështu mendoja unë në atë kohë për të. Fatmiri më tha se ai është njeriu më hipokrit e i pabesë.
      -Dua të saktësoj diçka, se jam akuzu se kam qenë unë njeriu që kam rrahur Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Ai kur është masakru në ’96-ën nuk ka lidhje me mua.

      Edi Rama është rrahur nga një grup operativ i SHIK-ut të kohës. Unë e di që edhe prokurorit ai i ka thënë që mos e shkruani emrin që më ka rrahur, se ai njeri më vret mua. E ka pas fjalën për mua. Por nuk është e vërtetë. E dinin që isha unë i dhunshëm me politikanët, me 3 a 4 politikanë dhe m’i faturonin mua të gjitha rastet e dhunës. Atë e rrahu grupi i Xhahit Xhaferrit.

      =CONCLUSIONE

      Nqs ne historine e njerzimit dhe kozmosit qe na rrethon
      ne baze te perceptimeve qe kemi ne dispozicjon ka
      dy permasa kryesore “unlimited” qe jane koha dhe hapsira.
      .
      Kurse ne hapsiren shqiptare
      te pakten keto 25 vitet e fundit dy permasa jane unlimited:
      -veprimtaria diabolike prej satanai e Sali Berishes
      dhe e dyta hipokrizia e nderkombetarve
      qe kane ndjekur nje politike “See No Evil”
      qe duhet ti jepet fund duke dorzuar koken e Vito Corleones & sons..

      .
      PSE METASTAZAT KRIMINALE TE SALIBISHES QE VEPROJNE AKOMA NE MMP TERRORIZOJNE IZET HAXHINE SOT

      ky eshte lajmi kryesor sot qe merobazet dhe keto lorencat & plencat fshihen si struci

  9. Vjosa.al says:

    Moderator, ku eshte komenti im i postuar 10 ore me pare?

  10. Te habit cektesia e mendimit dhe gjykimit e shqiptareve ne pergjithsi! Gjera te tilla ndodhin ne te gjithe boten!Por cfare ka Shqiperia dhe shqiptaret ne vecanti? Ne jemi akoma ne shek e 20,ne fillimet e tij! Mentaliteti i shqiptarit ka ngelur prapa shume larg ne kohe dhe hapesire! Gazetare medioker ka patur dhe do te kete kudo dhe kurdohere! Gazetare te mire dhe jo servile ka patur dhe do te kete! Por ne ,shqiptaret,jemi midis osmanllinjve dhe botes se qyteteruar! Si jeta e Stambollit, qe eshte e disafishte, me te gjitha ngjyrat e mundshme! Pra duke patur nje mentalitet te huaj,te vjeter ,komunistet tip Sali, shfrytezojne shpirtin mercenar te disa militanteve dhe gazetareve si dhe etjen per para te lehte dhe shpirtin e shqiptarit per hakmarje si pune e Tos Lubonjes,Tak avukatit,Arthur Zhejit apo Andi Bushatit! Por c’do gje behet me komplekse me nderhyrjen e politikes dhe binomit Sali-like! Elvi Fundo,medioker, eshte kamikaz i Saliut dhe ta sjellesh si shembull per drurin qe i dhane eshte “naivitet”,Zheji i Metes dhe me radhe! Klodiana nuk flet vetem me fakte por edhe me porosi! Le te presim dhe t’i lutemi Zotit per drejtesi!

  11. Soni says:

    Ajo qe kerkohet eshte qe te ndryshosh ti Lorenc. Te ka ngel sahati majtas. Jo se nuk duhet te te ngec diku, por si gjoja gazetar fol per interesin e Shqiperise dhe te shqiptareve jo te partive dhe lidereve te tyre. Pusho njehere mor burre se na ke heq petllen me kete majtizmin tend te terbuar.

Lini një Përgjigje te gita Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *