Mustafa Nano për Mapo Weekend: Tek kandidatët për kryebashkiak do të shoh ‘shijen’ e Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Sfida e Bashës është të ndërtojë një ekip që të jetë në gjendje të krijojë një imazh fituesi, që të krijojë një erë a një klimë ndryshimi. Dhe këtu Basha është zhgënjyes. Këtë ai nuk po e bën”

Në kampin opozitar kanë nisur parapërgatitje në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale, që gjithsesi do të jenë një test i rëndësishëm për të kuptuar vetë opozita forcën e saj, por edhe nënkuptuar ‘firot’ dhe atë që shkon keq në qeveri. A janë të rëndësishëm emrat që do të konkurrojnë për zgjedhjet lokale? Fushata duhet të jetë denoncuese (sikurse ka bërë deri më tani opozita), apo edhe një formë tjetër me ofrim alternativash?

Emrat janë të rëndësishëm në dy mënyra: 1. Për të ndërtuar një imazh elektoral konkurrues si parti, në të gjithë Shqipërinë; dhe 2. Për të dominuar lojën në bazë, në gara konkrete. Sigurisht, në disa zona të caktuara, rezultati i lojës dihet ende pa filluar gara, por në zona të tjera gara mund të quhet e hapur, edhe pse njëra skuadër mund të ketë një avantazh. Dua të them se po, emri i kandidatit ka shumë rëndësi. Është gjëja më me rëndësi në zgjedhjet lokale. Por partitë ia kanë marrë anën tanimë: kanë mësuar të gjejnë kandidatë që janë në gjendje të çajnë edhe gjendje të bunkerizuara (ju kujtohet Elvis Roshi? Po kandidatët e Lezhës? Po ky i Kamzës?).

Dhe këta kandidatë nuk janë politikanë që kanë dhënë prova ndershmërie, integriteti, zotësie, apo janë intelektualë të shquar në fusha të ndryshme. Përkundrazi, janë njerëz me prerje të forti, që kanë lekë, ose që dinë të mbledhin fonde për fushatë, që dinë ta mbajnë terrenin nën kontroll, që dinë të bëjnë votues për vete me forma nga më të ndryshmet (me shkopin e me karotën), e që dinë “të ngjisin” në elektorat.

Protagonizmi i kandidatëve të fortë është dukuria më e shëmtuar e viteve të fundit. Dhe unë jam i sigurt se kjo dukuri ka për t’u shtritë e përhapur edhe më shumë. Sa për llojin e fushatës, PD-ja e LSI-ja deri tani kanë treguar se dinë të bëjnë vetëm fushatë denoncuese. Dhe mendja ma thotë se do të vijojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Por dyshoj se kjo mund të japë frute. Kjo kartë nuk ecën më, pasi për zgjedhësit shqiptarë, edhe për ata më të painformuarit, palët politike janë njësoj në planin moral.

Është paralajmëruar një koalicion i madh opozitar me kandidatë të përbashkët dhe duket se për shkak të qeverisjes së PS-së krejt e vetme që nga viti 2017, të gjithë partitë e tjera e shohin veten në opozitë. A është ky një avantazh që votat e secilit subjekt në fund të shkojnë drejt një kandidati të tyre të përbashkët?

Një koalicion i madh apo thënë ndryshe, një front i gjerë opozitar, mund të funksionojë më mirë në zgjedhjet parlamentare, për të krijuar një frymë të përgjithshme të përmbysjes së gjërave. Por në zgjedhjet lokale, gjërat janë ndryshe. Votuesit nuk janë të prirur të shohin përtej interesit të tyre të ngushtë, të cilin do kërkojnë ta përmbushin nëpërmjet lojërave që bëhen “në fushën e tyre të vogël”.

Dua të them se mund të krijohet një koalicion i madh në Tiranë, por në terrenet konkrete loja është në dorë të koalicioneve të tjera që do të krijohen prej aktorëve lokalë (e që do të përfshijnë njerëz që kanë influencë në një zonë të caktuar, familjes me nam të mirë, fise të mëdha etj).

Fati i zgjedhjeve lokale varet nga fuqia mobilizuese e kandidatit. Kështu që lupën tonë duhet ta vëmë te kandidatët. Dhe vetë kryetarët e partive do bëjnë mirë që në këto zgjedhje të fokusohen më shumë te kandidatët. Nëse kandidati është i mirë, di ai se si të ndërtojë atje në terren një koalicion që e kapërcen atë të krijuar në Tiranë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar se nga shtatori e në vijim, do të ristrukturojë partinë me zgjedhjen e kryetarëve apo konfirmimin e kryetarëve të degëve, seksioneve apo nënseksioneve, pra një lloj forme për të mbledhur forcën e tij politike. A po krijon Basha një ekip të tijin për ta sjellë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme si një “kabinet qeveritar” në hije? Sa do mundet që ta arrijë kur vetë PD aktualisht duket e përçarë me fraksione që ende nuk janë formësuar, por gjithsesi mbesin të pranishme brenda së djathtës?

Lulzim Basha nuk duhet të ketë frikë nga fraksionet, sepse historia ka treguar se një parti e madhe nuk dëmtohet nga asnjë lloj fraksioni. Edhe vetë fraksionistët e dinë këtë gjë, e prandaj janë bërë të heshtur. Ndoshta janë duke menduar t’i bashkohen sërish partisë. Një e nga një. Ose të gjithë bashkë. Po shoh që Basha po kritikohet se po krijon një ekip të tijin, por edhe kjo kritikë vjen prej atyre që shohin se Basha nuk i ka në listat e tij.

Kështu që Basha nuk i duhet të shqetësohet as prej këtyre. Sfida e Bashës është të ndërtojë një ekip që të jetë në gjendje të krijojë një imazh fituesi, që të krijojë një erë a një klimë ndryshimi. Dhe këtu Basha është zhgënjyes. Këtë ai nuk po e bën. Dhe në këtë pikë, kritikët e tij kanë të drejtë.

Nuk është se ai nuk e ka tentuar ndryshimin, të kuptohemi. PD-ja e sotme nuk është më PD-ja që Lulzim Bashës i mbeti në dorë në krye të herës. Të gjithë e shohin që ai ka filluar të krijojë një ekip të tijin. Madje, leadershipi i sotëm i Bashës është i tëri i tij. Kush nuk është zgjedhur prej tij, është nën hyqmin e tij (Tritan Shehu, Genc Pollo, Ed Paloka etj). Por ky ekip, me pak përjashtime, nuk ka mundur të lërë shenjë. Madje, në shumë rrethana, ka lënë shenjë të keqe.

Me kryebashkiakët e rinj të PD-së (ata që do fitojnë garat), do kompletohet ekipi i Bashës, dhe ky është një rast tjetër në të cilin ne do shohim shijet e seriozitetin e aftësinë e Bashës për të krijuar ekip. Nëse do ta katranosë edhe në këtë rast, atëherë PD-në e presin ditë të këqija.(Mapo)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Mustafa Nano për Mapo Weekend: Tek kandidatët për kryebashkiak do të shoh ‘shijen’ e Bashës”

  1. Julie says:

    Fuck your self all of you Alb village idiots.

  2. gita says:

    Muçostafa ! Jam dakort me ty qe basha ka nje sfide por,ate e ka me Drejtesine.Le te pergjigjet nje here per krimet qe ka bere ,pastaj te kapardiset si kendezi maje plehut. Plehera!

  3. Emigranti says:

    sa te jet berisha dhe basha ne krye te pd, ta haroi pd fitoren. shqiptaret ua njohin mir bemat dhe krimet qe kan ber njohin klanet qe kan krijuar brenda pd, njohin mungesen e demokracis se brendeshme ne pd, moszbatimin e statututit dhe mosrespektimin e forumeve brenda pd, aleancar e felliqura qe ka ber her me ps dhe tani me cizmzxheshen e lsi, e cila e cila meqene se e vetme eshkon drejt rrudhjes dhe asxhesimit shkon hu me hu,, pewr te mar nonje kocke qe drejtusit e saj te vjedhin me shum nmga ckan vjedhur , sa majtas dhe djathtas.
    derisa berisha, basha, e mara nga mend , monika te luftojn per fitore ne zgjedhjet lokale dhe ato qendroret, skan per te par fitore, sic desherojn e trubetojn, jan karta te djegura, nga hipokrizia, paaftesit, vjedhjet, korupsjoni , deshtimet e mashtrimet.
    njer kush u beson ketyre kameleoneve, qe gjat gjith viteve ne pushtet kan menduar , si te pasurohen , vet dhe familjaret e tyre, ndersa popullin e kan len ne dit te hallit. hade e besohu ketyre shushunjave qe kerkijn ti rjepin lekuren qytetareve, se gjakun ja kan pir me koh.

  4. a.f. says:

    Akoma nuk i ke dalluar shijet e Bashes? Ka mbetur per te pare kandidatet per kryebashkiake?
    Ti mbahesh edhe per vrojtues i holle i shijeve sociale, kulturore, historike, politike, gastronomike, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *