“Ndërtimi i vijës së kuqe, jo si Kalaja e Rozafës, pse loja me forcën është pika e dobët e Bashës”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Agron Gjekmarkaj

Dje, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, bëri një deklaratë të fortë para gazetarëve. Në çdo këndvështrim, ajo dukej korrekte. Basha tha një sërë gjerash të vërteta në lidhje me aktualitetin politik, ekonomik e kriminal në vend, i cili kulmoi me agresionin e armatosur ndaj gazetares Klodiana Lala. Ajo çka bënte përshtypje ishte paralajmërimi ndaj Ramës për të mos kaluar vijën e kuqe!

Loja me forcën, në fakt, ka qenë gjithmonë pika e tij e dobët. Raporti mes retorikës dhe faktit ka pasur në mes përrenj të rrëmbyeshëm ngjarjesh, që i kanë mbajtur pafund larg brigjet e tyre.

Nuk është rasti për t’i përmendur ato me radhë sepse në 5 vite që Lul Basha qeveris PD-në, ato janë shumë. Një farë mundi për t’i kujtuar e shkruar duhet, por është momenti për të pranuar se ka trokitur e thekshme nevoja për të ndërtuar një mur të kuq, të cilin, për delikatesë, e thërrasim vijë! Dje, Basha u vetofrua si murator i tij.

Le t’i urojmë punë të mbarë, paçka se do duhej ta kishte filluar me kohë atë punë. Ajo që ka ndodhur me ministrat e Brendshëm gjatë këtyre viteve është e pazakontë, tronditëse, por ende më tepër produkti i punës së tyre, kanabizimi i vendit dhe shndërrimi i Shqipërisë në bazë të narkotrafikut, kapja e të gjitha institucioneve, vakumi me gjykatat e plot bëma të tjera, e kanë merituar me kohë vijën e kuqe. Sot, korrupsioni e tejkalon edhe fantazinë e zënë rob nga propaganda e rilindjes.

Por, çështja është se shpesh opozita nuk ka besuar në kauzat e veta. E fundit qe mosbindja civile, që u katandis në vrasje kohe. Edhe kur ajo ka pasur të drejtë, ua ka ngarkuar në shpinë atyre që s’i mbanin dot. Këtë e ka kuptuar edhe elektorati, i cili ia zvogëloi asaj ndjeshëm mbështetjen në zgjedhjet e fundit.

Duket si paradoks, por është thjesht logjikë. Në këtë kontekst ku Edi Rama hyn si elefanti në kinkalerinë e varfër te shtetit tone pa asnjë vrasje ndërgjegjeje e sidomos pa shenja frike për të prishur Teatrin Kombëtar dhe në vend të tij ta mbushë me kulla e në rrëzë të tyre një hajat që do zëvendësojë godinën klasike, ndjeshmëritë që e tejkalojnë opozitën janë zgjuar.

Personalisht, qysh ditën e parë kur ky lajm i çmendur na zuri derën, kam besuar që opozita duhet ta politizojë maksimalisht këtë kauzë. Shembja e Teatrit ose mbijetesa e tij janë simbolika ndërmjet një demokracie në agoni (siç ngjan teatri i vjetër e i rrjepur) me autoritarizmin pa kundërshtar (simbolikisht i përfaqësuar nga kullat e betonit).

Basha ka premtuar vijën e kuqe. Ai duhet ta dijë se inflacioni me deklaratat dëmton, së pari, autoritetin e tij, së dyti, fuqinë opozitare dhe çka do të ishte më tronditëse, i jep mundësi Ramës të dëshmojë forcë dhe të ndjellë frikë për kohën në vazhdim.

Kryetari i PD-së ka një mundësi të madhe për të futur në një kallëp identitar, deri tash të munguar, lidershipin e tij. (Basha të kujdeset që të mos i trembë qytetarët me disa prej deputetëve të tij.

Ata le të sjellin ujë e panine për protestuesit e të largohen me vrap). Por pas çdo mundësie fshihet një rrezik i madh.

Fati ndihmon guximtarët, na ka mësuar Virgjili dhe sa herë guximi mungon, ai s’të ndihmon dot. Me çadrën, Basha e mori një leksion kësisoj.

Nëse e zbyth Ramën nga zgrapsja e tokës publike, Lulzim Basha duhet të merret seriozisht pas asaj dite. Nëse vija e kuqe shndërrohet në llastik si plënci, që fryhet sa më shumë që ha, opozita s’i ka bash mirë punët për gjatë. Deri tani, ndërtimi i vijave të kuqe ngjan me legjendën e Rozafës që endet ditën e prishet natën. Të shpresojmë që nga folklori po kalojmë në realitet.

Një gjë nuk ndryshon përtej veglave të opozitës për të ndërtuar apo jo, e vërteta se Edi Rama ka nevojë për një mur të kuq për të na shpëtuar ne nga mënyra si qeveris dhe veten nga barra e madhe e mëkateve.

Duhet ta ndihmojmë veten dhe qytetarin Edi Rama, pse jo duke i besuar edhe dje Lulzim Bashës me shpresën që nuk do kalojnë mbi trupin e tij përsëri.(Panorama)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Ndërtimi i vijës së kuqe, jo si Kalaja e Rozafës, pse loja me forcën është pika e dobët e Bashës””

  1. Vjosa.al says:

    Profka e dengla ne fund te beharit.
    Ky trim pas kompjuterit, e heq veten si trim ne fushen e betejes.
    I ngjan atij qe kendon per te trembur friken kur kalon naten i vetem ne varreza.
    Ky zoteri qe akoma qan Cadren e Lulit qe nuk perfundoi me gjak dhe me terheqje zvarre te Rilindjes i vjen qark e i ben fresk krekosjeve te Lulit dhe te opozites, pa thene se cdo gje perfundon me bishtin nden shale dhe me breke te shurrosura per tre arsye bazike:
    – Kauzat e opozites nuk jane kauza, por fallcitete te nje opozite destruktive pa ide dhe pa perspective.
    -Opozita e ka humbur shumicen elektorale dhe per kompesim egzistence u bie trumpetave te dhunes, rrugacerise dhe marrjes se pushtetit me dhune.
    -Opozita e ka humbur Tiranen perballe ortekut Veliaj qe mengeperveshur dhe me vizion po e transformon ate ne nje kryeqytet europian.
    Gjemarkaj, para se te vere ne seder Lulin per te ndertuar “murin e kuq” ne vend te vijes se kuqe, duhet t’i tregoje atij kush jane kauzat e verteta per betejat elektorale te opozites, nese kane te tulla, dhe te mos tregoje perrallat me theater dhe kulla.

    1. naimi says:

      Se ku e shihni transformimin ne kryeqytet europian nuk e di. Mire na e ben..

  2. PD says:

    Që Basha shfaq gjithmonë e më tepër mungesë talenti politik, mungesë lidershipi, pasiguri, frustracion, ndjenjë inferioriteti, dialektikën agresive e një impotenti depresiv, kjo duket sheshit. Por ajo që është akoma dhe më e papranueshme është ky pozicioni tallës dhe nxitja fashistoide që i bëjnë Bashës, elementë pranë PDsë që deri dje i thurnin himnet idealizuese, nga më poshtërueset dhe pandoflalëpirëset që “intelektualët” mund ti bëjnë politikës.
    Çdo lloj produkti berishist në PD, nga Basha tek Zhozi, nga Gjeka tek Peka, vetëm do ta fundosë përfundimisht partinë.
    Fatëkeqësisht asnjeri prej tyre nuk arrin të ofrojë alternativë moderne lidershipi, përveç kufomës së dekompozuar të berishizmit. PDja e tanishme porsi talebanët është strukur tek shtresat më të pazhvilluara dhe orjentale të shoqërisë, tek ca militantë të paaftë dhe injorantë tashmë të papunë, që ushqehen vetëm nga gjiri i administratës shtetërore, tek ca provincjalistë barktharë, grykës dhe fashistë dhe e fundit, rinia bathoriste. E gjithë partia qen roje tek kolibja e luksit, mbretërimit dhe paprekshmërisë së Shkëlzen dhe Argita Berishës.

  3. olimpia says:

    Care kerkon GJekmarkaj ..lufte civile…sepse ne demokraci shumica qeveris ,pakica ben opozite per te fituar zgjedhjet e radhes.Por GJekmarkaj eshte pinjoll i atyre qe bashkepunuan me pushtuesit ,me serbet .Natyrisht nje mentalitet primitiv tribal njeh vetem dhunen.Sepse vija e kuqe sipas GJEKMARKAJT eshte marrja e pushtetit me puc banditesh berishiane .Jeton akoma me endrra kriminale-Nuk e kupton se po vajti problemi tek dhuna ,shumica derrmuese nuk pyet me per liberalin RAMA.KJO SHUMICE,qe ne Shqiperi gjenetikisht eshte e majte brenda 24 oreve mesjetaret e BERISHES ,vilat luksoze te hajduteve politikane dhe lapanjozet zjarrndjelles si GJekmarkaj i fshin nga faqja e dheut brenda 24 oreve.
    Kaq per sot GJekmarkaj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *