Nuk ka shtyrje, në 17 shtator fillon pagesa te "Rruga e Kombit" ( ja tarifat)

1 Shtator 2018, 10:25Ekonomia TEMA
Nuk ka shtyrje, në 17 shtator fillon pagesa te "Rruga e Kombit" (

Në datën 17 shtator do të nisë pagesa për “Rrugën e Kombit”. Data është bërë me dije nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë prezantimit të paketës lehtësuese për qytetarët dhe bizneset që aksesojnë  shpesh këtë rrugë.

Ndërkohë që, përfaqësues të këtij dikasteri thanë për TV SCAN se nuk do të ketë asnjë shtyrje të afatit, duke rikonfirmuar nisjen e pagesës në këtë aks rrugor.  Po ashtu, ata shtuan se gjithçka do të pasohet edhe nga një fushatë informimi. Referuar paketës lehtësuese,  banorët dhe 11 linjat e autobusëve që operojnë në Qarkun e Kukësit do të pagujnë 100 lekë për çdo kalim në rrugën e Kombit.

Për të përfituar reduktimin e vlerës, këta përdoruesit do të marrin falas pajisjen elektronike telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës. Kjo tarifë e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda peridhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime. Pjesë e uljes së tarifës do të jenë edhe bizneset që kryjenë mbi 20 kalime në muaj. Për këto kategori do të përdoret një reduktim çmimi i përshklllëzuar, i cili rritet me rritjen e numrit të kalimeve.

Kështu, për 20-30 kalime në muaj, këto automjete përfitojnë 10% ulje të tarifës, duke shkuar në 40% reduktim për automjetet me mbi 60 kalime në muaj. Kjo do të thotë se për një kamion të rëndë, që për 20 kalime do të duhej të paguante 450 euro, duke u aplikuar tarifa e reduktuar prej 10% do të duhet të paguajë 405 euro, apo 45 euro më pak.  Ndërkohë që, për të njëjtin kamion, që kryen 60 kalime në muaj, vlera e reduktuar shkon në 540 euro, duke qenë se me tarifat e paracaktuara do t’i duhej të paguane 1350 euro, ndërsa tani 810 euro.

Skema lehtësuese u miratua pas kundërshtimit  të tarfiave të vendosura dhe djegies së kabinave ku do të kryhej pagesa nga banorët e Kukësit. Ndërkaq, për automjetet që nuk bëjnë pjesë në këto kategori, mbeten në fuqi tarifat e bëra publike më herët. Më konkretisht, për mjetet me 3 rrota kjo pagesë do të jetë 2.5 euro, për veturat 5 euro, për autobusët dhe kamionçinat 11.2 euro, për kamionët e mesëm 16.2 euro, ndërsa për kamionët e rëndë 22.5 euro.

Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit

Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës;

Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda peridhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime;

Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë  në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar;

Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës;

Për automjetet e cilësuara më  lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës;

Tarifimi i autobusëve të linjës

Janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;

Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;

Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova):

Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;

Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;

Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;

Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë  një zbritje në masën 40%;

Shembulli i reduktimit të tarifës për kamionët e rëndë:

Tarifa zyrtare 22.5 euro/kalim

Për 20 kalime/ muaj 450 euro

Përfiton 10% reduktim (45 euro)

Paguan 405 euro

Për 60 kalime/muaj 1350 euro

Përfiton 40% reduktim ( 540 euro)

Paguan 810 euro

Pagesa për kategoritë që s’bëjnë pjesë në paketën lehtësuese:

Motorr 2.5 euro

Veturë 5 euro

Autobusë dhe kamionçina 11.2 euro

Kamionët e mesëm 16.2 euro

Kamionët e rëndë 22.5 euro

(SCAN)

8 komente në “Nuk ka shtyrje, në 17 shtator fillon pagesa te “Rruga e Kombit” ( ja tarifat)”

  1. Fatosa says:

    TE PAGUANI SEPSE RRUGET NUK RIPAROHEN ME FRYMEN E SHEJTE,,,,APO DONI TE PERFUNDONI SI URA NE GENOVA ,,,,POR MENDOJ QE GJYSMA E TE ARDHURAVE TE KALOJNE PER BASHKINE E KUKESIT DHE GJYSMA PER KONCESIONARIN PER RIPARIM.///

  2. Doni me per Belulin.. says:

    Vjedhja eshte pakesuar 10 %, ndersa mashtrimi mbetet 100% …

    1. arban shmili says:

      DONI,
      pohim me vend, brenda mashtrimit është varrosur një qen i ngordhur – me emrin abuzim me popullin.

  3. arban shmili says:

    PSE NUK ZBATOHET
    praktika e Sllovenisë, e Austrisë, e Ungarisë, e Sllovakisë, E Cekisë?
    PSE?!
    Unë e di përgjigjigjen. Me këto tarifa 15 – ditëshe ose, 10 euro, 1 – muajshe, ose 15 euro, ose 3 -muajshe, (?) ose vjetore, (?) drejtuesit e makinave kanë një lehtësi të madhe dhe një liri të pakufizuar qarkullimi.

    Tek ne, koncesionistët dhe “punëdhënësit” kanë një ujdi “MIRËSJELLJEJE të NDËRSJELLË”, në favor të dëmtimit e rëndimit të jetës së “konsumatorëve” të rrugës.

    E padurueshme, jo e patolerueshme. Më vije keq që e pohoj këtë të vërtetë lakuriqe. Flas me përgjegjësi njerëzore.

    Për mua si vizitorë sezonal, rasti, një taksë disa euroshe nuk më sjell fare telashe, por për jetën e popullatës paraqet një zhvatje mafioze.

  4. LENCI says:

    ruga u be nga BEJ BERISHA E KETA KAURET CA DREQIN DUAN JANE MESUAR ME PARA QYL KAURET .TE GJITHA MINISTRET E MINISTRAT 90% JANE KAURE ,SIKUR MBARUAN MYSLYMANET PUNETORE QE PERBEJNE 82% TE POPULLSISE …JU HENGERT MUTI SHALET O MYSLYMANE LESHI QE VETEM TE PAGUANI KAURET DINI JU , SE KAURE PUNETORE RALLE GJEN .. HIQINI KERMAT NGA PUSHTETI SE KAHURI PER KAHURIN PUNON MESOHENI MIRE E MIRE KETE GJE..

  5. LENCI says:

    BOTOHENI JU LUTEM

  6. sapa says:

    Rilindja detyron popullin te paguaje per hajdutin Basha.Thuaj po deshe qe nuk jane miq te mire Rama e Basha.Nuk u mjaftua me shperblimin e nderteses pa leje ne det por do ta beje nderin tamam.

  7. atdhetari says:

    Rruga u ndertua me taksat e popullit dhe perseri po mirbahen me taksen errugesqe e paguajne be siguracionin e makinave. Firma Amerikane Behchtel vodhi lwket dhe e beri rrugen me cilesi katastrofe Hidjrni ne gjyq firmen dhe merrini leket po nuk kenu bythe ju o politiqen se jeni veglat e Ameriqenve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje