Tirana mirëpret Edicionin e 6-të Ndërkombëtar të Shahistëve Frankofonë, Veliaj: Sporti i shahut në shkollat komunitare, mundësi fantastike për të rinjtë

1 Shtator 2018, 14:08Sociale TEMA
Tirana mirëpret Edicionin e 6-të Ndërkombëtar të

Loja e shahut do të bëhet pjesë e të gjitha shkollave të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Shahut, do të hartojë një program për zhvillimin e sportit të shahut për të gjitha shkollat e Tiranës, si një mundësi fantastike për të rinjtë. I pranishëm në  Edicionin e 6-të Ndërkombëtar të shahistëve frankofonë, turneu i parë ndërkombëtar i shahut në Tiranë, me pjesëmarrjen e 132 shahistëve nga 22 vende të ndryshme të botës, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se përmes këtij projekti synohet masivizimi i këtij sporti tek të rinjtë.

“Është shumë mirë që të rinjtë po merren me sporte fizike, me basketboll, futboll, volejboll, por edhe sporti i mendjes është po aq i rëndësishëm. Ndaj, mezi pres që, bashkë me presidentin Shalsi, të hartojmë një program për të gjitha shkollat tona, si një mundësi fantastike për të rinjtë, të ndjekin kurse shahu në shkollat komunitare”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi organizatorët për zhvillimin e kampionatit të shahut të Frankofonisë dhe u shpreh se Tirana i ka të gjitha mundësitë të mikpresë jo vetëm aktivitete ndërkombëtare, por edhe për të rritur angazhimin e të rinjve në sport. “Jam shumë i lumtur sot që Tirana është bërë shtëpia e shahut të frankofonisë. Falenderoj organizatorët, por mbi të gjitha presidentin tonë të shahut, mikun tonë Eduard Shalsi, i cili këto ditë e ka kthyer Tiranën në kryeqytetin e shahut. Jam shumë entuziast mbi potencialin që kemi, jo vetëm për të krijuar aktivitete ndërkombëtare, por për të pasur një përditshmëri të angazhimit, sidomos të të rinjve dhe të fëmijëve me shah”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se kjo traditë e bukur e nisur nga kryeministri Edi Rama dhe Eduard Shalsi që në vitin 2000, po vijon edhe në administratën e re. Veliaj deklaroi se zhvillimi i edicionit të 6-të ndërkombëtar të shahistëve frankofonë në Tiranë, është një përpjekje për të sjellë më shumë kulturë dhe më shumë përkushtim ndaj një sporti të veçantë për gjeneratën e re. “Më vjen mirë që tradita që solli administrata 2000-2011 në Tiranë, po vazhdon në këtë administratë të re, për të çuar në një nivel më të lartë ambicien që kemi për Tiranën, e cila nuk është vetëm në infrastrukturë, por mbi të gjitha kulturë. Kjo e sotmja është një përpjekje për më shumë kulturë dhe më shumë përkushtim ndaj një sporti të veçantë, që do na përgatisë edhe gjeneratën e ardhshme të mençur të shqiptarëve”, deklaroi Veliaj.

Bashkia e Tiranës synon që ta kthejë këtë kampionat në një stacion të përvitshëm, duke inkurajuar jo vetëm sportin e shahut, por edhe gjenerimin e ekonomisë së qytetit. “Mezi pres që ta kthejmë Tiranën në një stacion të përvitshëm të kampionateve, të cilat jo vetëm inkurajojnë sportin e shahut, por mbi të gjitha sjellin një lloj tjetër turizmi, një tjetër veprimtari ekonomike dhe vizitori në qytetin e Tiranës”, tha ai.

Patrick Van Hoolandt, Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare Frankofone të Shahut, vlerësoi mikpritjen dhe organizimin e këtij aktiviteti në Tiranë. Ai theksoi se të gjithë shahistët janë të kënaqur për faktin se kanë zbuluar një vend të mrekullueshëm. “Falenderoj qytetin e Tiranës për mikpritjen e rezervuar në edicionin e 6-të ndërkombëtar te shahistëve frankofonë. Organizimi është i përkryer. Federata shqiptare e shahut paraqiti një ekip të fortë. Po ashtu, gjatë kësaj kohe, organizuam edhe ekskursione të ndryshme për të vizituar e njohur vendin. Të gjithë shahistët u shprehën vërtet të kënaqur për faktin se kanë zbuluar një vend të mrekullueshëm”, tha Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare Frankofone të Shahut.

Në tre vitet e fundit Tirana është kthyer në një qendër të rëndësishme për organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive, jo vetëm kombëtare, por edhe atyre ndërkombëtare.

4 komente në “Tirana mirëpret Edicionin e 6-të Ndërkombëtar të Shahistëve Frankofonë, Veliaj: Sporti i shahut në shkollat komunitare, mundësi fantastike për të rinjtë”

  1. Web# says:

    “Shah frankofon”
    Është shprehja më idiote qe kam dëgjuar ndonjëherë.

  2. Jo Frankofonizmit - Reciprocitet says:

    Frankofonet na e futen gishtin ne bythe per negociatat per BE me Makaronin dhe na e kane futur vazhdimisht si gjenerali francez qe dekonsiproj sulmet e NATO-s kunder Milloshevicit (sa per nje shembull) dhe ju na beni edicione nderkombetare frankofone. Veliajn ju mmbeshtesim per gjithcka, por jo per kete. E kuptojme se desheron qe te besh miq, por miqesite jane ndare more i dashur shekuj me pare dhe fiton Kisha ndaj Xhamise. Vellezerit serbe jane pjese e Klubit francez, jo ne, per Francen. Ne nukm kemi problem me ata dhe duket qe i respektojme. Por a e kane edhe ata respektin per ne reciprok? Une mendojn se JO. U krye! Tung!

  3. Frankopordha says:

    Do fitoj midhja e Met Begës

  4. teri says:

    Kur e propozoi Taci qe ishte kryetar i federates nuk i liheshin takime neper zyra shteterore… sot qe ja morri Shalsi me urdher federaten po studiohet si do behet. ky eshte shteti ku politikanet bejne privatin e privati politikanin o vlla…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje