Dhjetë arsye pse aleanca PD-LSI nuk mund të jetë fituese!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Zamira Çavo

Nën presion interesash ose jo, aleanca PD-LSi nuk mund të jetë aleancë që do të funksionojë. Nuk bëj aspak Kasandrën, por me një vështrim empirik të realiteti cilido që largon nga sytë perden e militantit mund ta analizojë.

1- Partia demokratike gjatë gjithë përiudhës së saj opozitare nën drejtimin e Bashës, nuk ka arritur qoftë edhe një fitore politike. Kjo dëshmon për paqartësi, mungesë programi dhe mangësi të theksuara organizative.

2- Z Basha si lider i kësaj partie nuk ka asnjë cilësi që të inspirojë, apo të krijojë besim tek përkrahësit.  Diskursi I tij politik është I vakët, pa thelb  dhe shpesh I ngjan një aktori amator që aktron pa e kuptuar përmbajtjen e asaj që reciton.

3- Të rinjtë e partisë demokratike janë një kopje e keqe e  kryetarit  që sa herë dalin para kamerave aq herë dëshmojnë paaftësinë e tyre politike dhë narcizmin e tyre social.

4- Lëvizja socialiste për integrim, hyn në këtë aleancë me një histori të qëndrushme tradhëtish politike. Kjo e bën këtë parti të pabesueshme në aleanca politike dhe pse interest mund ta kërkojnë një të tillë. LSI është gjithnjë në “lëvizje” për të kërkuar partner që I garantojnë asaj qëndrimin në politikë, ndaj fate mirë me një oefrtë “kërcënuese” ajo mund ta lerë në baltë PD-në në momentin kulmor.

5- LSi e ka të domosdoshme të shfaqet si aktore kryesore e politikës, pasi lidershipi I saj është në vëshirësi ligjore. Si e tillë LSI  I intereson rrëmuja dhe “mosbindja civile”.  LSI e vetme nuk arrin të ngerejë as siparin e shfaqes politike ndaj I duhet detyrimisht një parti e madhe. Kjo do të thotë se LSI kërkon me ngulm të përfshijë PD-në në  rrugën e saj  por jo për të realizuar qëllimet e përbashkëta të opozitës por për tu bërë “factor I rëndësishëm” politik në kohen e reformave të mëdha, duke siguruar të ardhemn e saj politike.

6- Partia Demokratike e nxitur nga z Berisha, mik besnik I ish liderit të LSI-së, mesiguri do të bjerë në kurthin e LSI-së duke humbur edhe njëherë vlerat e saj opozitare.

7- Diskursi politik I lidershipit të LSI_së është jo vetëm acarues por edhe destabilizues për vendin dhe kjo nuk mund të dakordësohet me vullnetin popullor I cili është lodhur me trazira, djegje e shkatërrime. Ndaj me sondazhe të kryera rezulton se dalja publike e lidershpit të LSI-së në publik ose shkakton irritim dhe përbuzje ose qeshje e humor pafund.

8-  Aleanca PD-LSI nuk ka gjetur dot kalin e betejës politike. AS Z Basha e as Zj Kryemadhi nuk janë në kushte të flasin për “luftë kundër korrupsionit” apo “krimit të organizuar” apo kapjes së shtetit. Të dy këta  në sytë e opinionit publik  më së pari duhet të japing llogari për cka I kanë bërë këtij vendi dhe këtij populli. Ndaj aleanca është kështu pa vizion.

9-  Politikisht të dy lidershipet e kanë të qartë se z Rama nuk mund të rrëzohet me dhunë dhe aq më tepër me “rrëmuja” që fshehin synimet e vërteta. Pra qëllimi nuk është rrëzimi real I Ramës, por krijimi I tymnajave që garantojnë jetëgjatësinë në politikë të atyre që duhet të dalin para drejtësisë sa më parë.

10- Së fundmi është fatkeqësi për vendin që opozita politike shqiptare përfaqësohet nga një aleancë e tillë e cila mund ta mbajë në pushtet z Rama, sa ti dojë qejfi këtij të fundit! Duket se ka ardhur koha për daljen në skenë të një opozite reale njerëzish të ndershëm që e duan vendin dhe popullin! Unë shpresoj dhe besoj se brezi I djemve e vajzave që kanë parë botën demokratike, që janë arsimuar aty së bashku me djem e vajza të Shqipërisë së vërtetë ( dhe jo paramilitarë si LSI-stat e “vegjel”) mund ta bëjë vendin dhe ti japing popullit një elitë të re politike!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Dhjetë arsye pse aleanca PD-LSI nuk mund të jetë fituese!”

  1. spartak says:

    Zamira mi motre . Nji gjo që dihet prej të gjithëve , mos u mundo e mos harxho kohë me ja tregu popullit edhe njëherë , se mërziten dhe i ofendon inteligjencën .
    Do bojshe mirë me i tregu pse nuk funksionon qy kualicjon .
    E ka pasë thonë gjyshi , JANE SHPORTE ME KARAVIDHE , nuk lidhen dot , se i rrëshqasin ene njoni tjetrit prandaj s’kanë mundësi me bo hajër asnjëherë .
    Mjerë ne ç’na ka gjet .
    Ishim me Parlament e President .
    Tani na ngeli n’derë një mbret .

  2. Kalec Dega says:

    PD-LSI sdo jene fituese por do marrin vota te mjaftueshme qe Shqiperia te lengoje ne tmerrin e krimit shteteror ndertuar nga PS+PD+LSI. Pergjegjsi mban Kryeministri humorist dhe “fansi ” i Facebook, lartmadhnija e tej Sh EdRamuti.

    Besoj se edhe militantet me te zjarrte ose Enveristat e Rames jane zhgenjyer nga Piktorin . Pse kane faj maloket qe duan Doktorin apo Hajdutin e Floririt?


    PS financoi fushatt me drogen e rritur nga Tahiri,dhe prape se prape fitorja sishte bindese.Imagjino tani qe genjeshtrat dhe mashtrimet dhe droga e Rames jane zbuluar.Kush budalla do votoi per ta?!

    1. Komentuesi says:

      Po te gjykohet apo te arsyetohet per para droge,Sali berisha ja kalon Edi Rames.Saliu, krijoi kryeqytetin e droges,LAZARATIN,i cili ishte burimi i madhe per parate e droges,aq shume sa sot Berisha dhe Basha blejne jo vetem shqiperine,por edhe Maqedonin.Keshtu qe, akuza per Ramen, se blen votat me parate e droges, eshte shpifje, dhe nje mjete fiktiv per te sulmuar Ramen.Edi Rames,voten ja dha populli, se,,, e pa se ç’hohqi nga qeverisja me e keqe ne histori ,ajo e Sali Berishes.Perseri,populli,duke pare agresivitetin dhe mashtrimin qe i bene pd-ke,Berisha,Basha,Monika,Meta,kurre nuk ka per t’ja dhene voten ketyre horrave,por ps-te dhe Edi Rames.Te pakten Edi Rama dhe qeveria e tij nuk te vrasin,por jane te bashkuar me popullin dhe hallet e tyre.

  3. DIBRAN says:

    Sikur te numerosh edhe 100 mbi keto dhjete arsye, ju nuk keni thene ate qe eshte KRYESORE :
    Kjo nuk eshte opozite apo bashke opozite:
    ESHTE NJE BANDE!!!!!
    Hajdute, kriminele, mashtrues,VRASES, maskarenj, batakcinj, ordinere te pashkolle e te pakulture, kurvare e kurva ( ndjese per zonjat qe nuk jane),grindavece e trimosha-pordhace, injorante ABSOLUTE!!!!
    Pijanece, bastexhinj, kumarxhinj e drogaxhinj…….
    Lista e pershkrimeve eshte e pafund,sikur te perdor te gjithe gjuhet e botes….
    Te tille jane edhe opozitaret…..
    I njejti brume…….
    Fatkeqesia e ketij populli eshte PJELLA E TIJ-opozite e pozite !!!

    1. Albani says:

      O Dibran un ju di te zgjuar,por ti do kesh qelluar me budallai.
      Perse more karagjoz,kur bashkeqeverisi me ps-ne lsi-ja a nuk ishte bashkeqeverisje bandash?

  4. Kadri Kadiu, USA says:

    Po të bashkohen hajdutët dhe kriminelët, digjet Shqipëria.

  5. artan says:

    Zamira, fiks fare.

  6. Albani says:

    10 arsye perse do te fitoje PD-ja.
    Rilindja;
    1-zhduku jo vetem rrenjet por dhe eren e hashashit,ato tonelatat jane miell.
    2-Rilindja zhduku korrupsionin,tani 20 km zgjerim rruge I bejme me vetem 240 + 130 miljone euro.
    3-Rilindja uli vrasjet qe trumpetonte qe do te ulte,tani nuk vriten me nje ketu e nje atje,por pese ketu e tete atje.
    4-Rilindja uli aksidentet per 1000 makina,hahaha,jan rritur thone por ne perpjestim me shtimin e makinave jane ulur,eshte metode matese e rilindjes.
    5 Rilimdja zuri balilin,do ta zeje po e lame dhe 40 vjet te tjera.
    6-Rilindja zuri Balilin e nxori ne treg Habilin,ministrat e Rilindjes kane kusherinj,vellezer e miq shtepie barone droge te denuar ne shtetet fqinje e qe marrin koncesione 160 miljone euro (begaj) nga partneriteti korruptiv privat-shtet,ne baze te ligjit sigurisht,konflikti I intetesit e familjariteti eshte rastesi.
    7-rilindja do ti humbe sepse po tregohet bajge me e madhe se te tjeret,e ne radhe te pare se na mashtroi mbi zbardhjen e aferave te meparshme.
    8-Rilindja zbardhi Gerdecin e 21 Janarin.
    9-Rilindja futi ne burg ate qe hengri 230 miljone euro dhe tani po ha vete me shume.
    10-rilindja do ta pesoje si Fatosi qe e detyroi popullin te risjelle ne pushtet ate qe I beri gjemen ne 97-en,per arsyen se e fulliqen akoma me keq.
    Vota e popullit nuk do te jete vote besimi per Lulin e Moniken,POR VOTE NDESHKIMI PER BUÇET E VJETRA TE KORRUPSIONIT TONE.

  7. Namiku says:

    Tani qe kane gjetur celesin e justifikimit qe zgjedhjet u vodhen do ta mbajne peng opoziten reale qe ka nevoje ky vend.Qellimi i tyre eshte te zgjasin sa te mundin qendrimin ne kete situate me shpresen e ndonje amnistie qe do ti shpetojne pa lagur nga vjedhjet qe kane bere.Qellimi i tyre eshte sabotimi i Reformes ne Drejtesi .

  8. ari says:

    Keta te pd – lsi po mundohen me cdo menyre qe te futen ne torten e tenderave se kan vite qe nuk po hane dhe po shkojn drejte falimentimit. Kurse klasa politike shqiptare eshte fikse si i pershkruan dibrani. Mjere shqiperia dhe shqipetaret qe kan prodhuar nje klase politike te tille, dhe kan per te vuajtur shume.

  9. True says:

    nuk ke thene arsyen me kryesore pse kjo opozite do te ngelet forever ne ato karrike qe eshte .
    Dua te shtoj se perderisa merr fryme si opozitar gjigandi i krimit dhe korrupsionit Salih cjapi nuk ka dhe nuk mund te kete zgjidhje tjeter. Ate e urren 85% e popullsise e kerkojne te varur ne litar dhe pas vdekjes se tij te dizifektohet vendi rreth e rrotull varrit te tij.

Lini një Përgjigje te Namiku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *