Do bëhem ministre e Rendit!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Rudina Xhunga

Para disa ditësh, në fund të pushimeve në Vlorë, që më mbushën me besim, se vendlindja ime do ia dalë të bëhet qyteti më turistik në Ballkan, u ndodha mes një situate dëshpëruese, që nëse nuk e ndaj, nuk do më lërë më të kthehem në Vlorë.

Një makinë na bllokoi makinën,  afër një klubi të vogël ku pinë kafe gjithë njerëzit e Flamurtarit.

Një djalë u ofrua te na jepte numrin e telefonit të personit që e bllokoi.

E morëm dhe ai e kishte me nge. E lajmëruam qe do të kërkojmë policinë dhe na tha; merreni, po ju erdhi dhe na mbylli telefonin.

Policia rrugore erdhi për katër minuta.

Polici me motorr shkoi të sqarohet në klub, por e përzunë vlonjatce.

Erdhi dhe ishte gati te na kërkonte llogari neve, pse e kërkuam kot, kur unë me time bije për dore, mes një skene, ku polici ndiqej nga djemtë e klubit që i hakërreheshin, ndërsa im shoq mundohej të qetësonte situatën, iu ktheva policit;

Si guxojne ata të të poshtërojnë. E dinë ata kush je ti? Ti je shteti!

Ah moj Rudina,- tha polici dhe befas, ndryshoi.

Nxorri fletën e gjobës dhe nisi te shkruajë.

Në çast erdhen çunat, edhe i zoti makinës, me ulërima e hakërrima.

Im shoq më largonte mua. Une nuk i ndahesha policit me vajzën prej dore.

Sa më shumë bënin trimin ata, aq më shumë unë i jepja zemër policit.

Ai nuk reagonte, mbushte fletën, derisa situata po i dilte nga kontrolli.

Atëherë lajmëroi në radio për pengim pune dhe kërkoi përforcime.

Ndërsa dëgjohej nga larg sirena e policisë, ne ikëm.

Por në mendje kisha poshtërimin e atij njeriu, që e beri punën e tij, sapo mori ankesën,  për 4 minuta.

Vetëm pse bëri punën e tij, e benë të ndihej i pafuqishëm, i padobishëm, i mjerë.

I dhashë zemër, pastaj e lashë vetëm.

Sepse ndonëse me armë e uniformë, ai  vetëm ishte.

Bindja e djemve në kafe, se  përballë tij, qenë më të fortë, më trembi njësoj si mua dhe atë.

Mua më shumë. Sepse për mua , ai polic ishte shteti. Një shtet i trembur përballë të fortit nuk më mbron mua, por të fortin.

Kjo më bën mua ose të tkurrem e fshihem, ose të guxoj e bërtas.

Siç po bëj tani, duke e thënë shqip. Nuk kam besim te policia e drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Është efikase dhe e kudondodhur, por kokëulur. Sepse Xhafaj është i tillë. Efikas dhe i kudondodhur, por kokëulur.

Nuk e mori veten nga situata me të vëllanë. Nuk ështe peng i krimit si shumë para tij, por peng i vetes dhe i kompleksuar nga ata që i kujtojnë vëllanë.

Dhe një polic mes nje ministri te kompleksuar, dhe nje drogaxhiu, mafiozi, apo dhe të forti rruge, apo trimi stadiumi, do zgjedhë të dytin, ose do struket e do ulë kokën mos e kap reforma, apo ndonjë plumb i verbër.

Sepse ai që duhet të flasë i pari,  po hesht.

Unë i dhashë zemër nje polici të bejë detyrën, unë harrova që isha nënë dhe po tërhiqja një fëmijë në sherr, ndaj e nis këtë shkrim me ofertën, me bëni mua, ministre rendi!

Që të jap shembull se guxoj të përfaqësoj dhe mbroj stafin që drejtoj.

Nuk dua të bëhem vërtet, pa frikë kush ka vënë shishen në radhë.

Dua vetëm, t’i them ministrit tim të rendit:  speak out, fol shqip dhe jepu zemër policëve të tu.

Tregoju që janë shteti, thuaji që shteti sado i dobët të jetë, pa shtet është 97, thuaji që droga do ju japë para që do u shënjojnë ditët, se vite nuk do kenë. Do i vrasin qëllimisht a gabimisht.

Thuaju që vëllain tënd e çove në burg dhe kështu do çosh cdo një prej tyre qe vesh uniformë dhe bëhet me të keqen. Thuaju qartë, kush është e keqja.

Thuaju që do i mbrosh dhe drejtosh, jepu të rinjve ëndrrën të hyjnë ne polici për respekt e karrierë, për t’u bërë të zotë e të çmuar për  vendin, jo pjesë e listepagesës së krimit.

Jepu burrave e grave me kapele,  reformën që i mbron nga politika dhe i bën të vlefshëm për shtetin dhe jo pushtetin e radhës.

Një polic që ka frikë për bukën e fëmijës, është nje qyqar që s’do më mbrojë dot kurrë, as mua, as veten, as ty, kur të mos jesh më në politike.

Qofshja naivja e fundit që besoj te Fatmir Xhafaj, por nëse nuk besoj do më duhet sot, të bëj valixhet e iki, jo të ulem e shkruaj këto radhë.

Por nëse ti nuk flet, nëse njerëzit vriten gabimisht ( kuje, kuje, gabimisht!) , nëse nuk gjendet kush dërgon plumba në beton, para se t’i derdhë në mish, në shtëpinë e gazetarëve, nëse do tregojmë legjenda vere, pa i shkruar e zbuluar për plagosje misterioze, nëse vrasësit shtohen e trimërohen, ndërsa të tutë e të mite, struken e s’duken, atëherë edhe po fole, s’do ketë kush të të dëgjojë.

Sepse ne do kemi ikur, ndërsa ata që do mbesin,  do të vëne ministrin e tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

58 komente në “Do bëhem ministre e Rendit!”

  1. Ergys says:

    Te lumte Rudina.

    1. Mire Dita o plepistat e MerosCamit says:

      O plehrat e Meros, ma bllokuat komentin se nuk ju pelqen mendimi i sinqerte dhe i vertete..Jeni zagaret e llumit mediatik dhe Gazeta 55 ju ka zili per militantizmin dhe censurimin qe i beni komenteve”te padeshiruara”qe kritikojne apo masakrojne ripjelljen e Rames , o funderrinat e fundit te komunizmit , o fshataret e Meros.

    2. Skypion says:

      Kot i kemi rene me qafe asaj socialistes se Beratit. E shkreta grua , nje socialist e thjeshte dhe naive ishte. Injoranca nuk e meriton talljen; nuk e kupton ate, ndaj.
      Socialistet e Beratit i kemi ketu, ne Tirane.
      Rudina Xhunga eshte nje socialiste Berati!
      Eshte e pamundur te mos ndjesh peshtirosje, tek lexon kete shkrim letyre. Aq me shume se kjo zonje, nuk eshte as e nivelit mizerabel te propagandistes socialiste, Anila Bashes; eshte pak me lart si nivel. Aq me shume akoma, kur , laj e thaj, keto jane gazetaret socialiste, ky eshte niveli i tyre; me lart se kaq , nuku ka.
      Dhe, prape, edhe pse nder me te mirat gazetare socialiste, shkruan tepke si nje socialiste Berati!
      Eshte e njejta mendesi, ne thelb, e trasheguar nga koha e diktatures, kur gazetaret e Partise benin “kritika te ashpra” ndaj nepunesve burokrate, te dembelosur e rryshfetxhinj, te cilet , c’eshte e verteta dridheshin kur u venin gazetaret ne vendet e punes.
      Ashtu si Rudina sot, dje gazetaret e Partise, i kerkonin Ministrit, udheheqjes, te merreshin masa per keta rryshfetxhinjte dembele qe kishin nen urdhra, gjithe duke u perkedhelur sedren per perkushtimin dhe punen e mrekullueshme si ministra.
      Nese per gazetaret e asaj koje, megjithate mund te kete justifikime, sepse edhe te deshnin, nuk mund te shihnin dot pertej nje , hajt hajt, drejtori rryshfetxhi; per ta gjithe e keqja ishte tek keta te vegjlit. Udheheqja ishte e paster bilur, si perhere.
      Por, si mund ta justifikojme nje gazetari te tille, sot pas gati 30 vitesh qe ka rene ai sistem i mbrapshte?! Si mund te justifikojme nje gazetari si kjo e Rudina Xhunges?!
      E mbush me levdata Ministrin e Brendshem, i shpreh keqardhjen publike per te keqijat qe e paskeshin gjetur, jo per faj te tij, se ai na qenka nje engjell ,por per faj te te tjereve, te te tjereve te liq.
      Aq e indoktrinuar eshte kjo gazetare, sa nuk i shkon ne mendje, se pyetja me normale qe duhet te beje nje gazetare ne raste te tilla eshte: cili eshte shkaku i kesaj dhune rrugacerore ndaj nje polici te thjeshte ne detyre ?!
      Apo : pse jane kaq te trimeruar rrugecerit, sa nuk e kane problem te dhunojne nje punonjes te Policise se Shtetit ne detyre?!
      Natyrisht, qe nje gazetare e tipit “socialiste Berati”, si Rudina Xhunga, jo vetem qe nuk i ben keto lloj pyetjesh, po asqe i shkon ne mendje t’i beje ato.
      Ne , te gjithe, paperjashtim, edhe ti trushpelare a trushkulur militant socialist qe komenton ne forumin tone te nderuar, e dime qe kjo ndodh, sepse, keta rrugecerit jane te gjithe Agrona e Gerona, a ne mos qofshin te tille, te pakten jane shoke e miq te tij.
      E si mund te veproje ndryshe nje punonjes i thjeshte i Policise , kur ata qe duhet t’i ndeshkoje sipas ligjit, jane Gerona e Agrona ?!

      1. Komentuesi says:

        Skypoin! Na çave m….n.Ti i shikon gjerat me gjyslyke prej derrase.Hapi mire syt.

        1. Grigor says:

          Ama, ky Skypioni, nuk e thote fare qe policing ne kete derexhe e pruri Sali ~Berisha, qe kur vrau shtetin, per te ndertuar rrumpallen.
          O Skypion idioti. Edhe Enver Hoxha qe ishte dictator, dhe te vriste edhe pa gjyq, ju deshen 10-15 vjet qe te vinte rendin mbas lufte, dhe te mblidhte armet. Dhe ate rend qe ai e krijoi dhe e mbajti me force per 45 vjet, Sali Berisha e shkaterroi per nje vit. Tani po mundohemi qe te futim ne shishe shejtanet qe liroi Berisha ne 1991.
          E dini se pse u revoltua Skypioni? Sepse ata trimat qe I hakerreheshin policit ne Vlore, jane trimat e PD-se, qe perdoren per te vjedhur vota lart e poshte kur behen zgjedhjet.
          Por kjo nuk heq asnje vize nga Kritika qe I beri qeverise socialiste kjo Rudina, me kete shkrim shume te ndjere. Ku eshte rendi qe duam o Minister? Nuk mund t’i kerkojme as Saliut, as Rames, dhe as cdo kryeministri qe te behen sherifa dhe te mbajne rendin. As ministri nuk eshte sheriff, qe te dale neper pazar me dy kobure ne brez, per te vene rendin.

          Por ministri dhe kryeministri e kane ne dore qe t’i japin force dhe dinjitet atij policit te thjeshte, qe dikur I vetem bente zap nje lagje te tere, ndersa sot e marrin neper kembe dy lango drogaxhinj, te cilet I ka bere trima Berisha me rrumpallehanen e tij.

          KEshtu behet opozita o Skypion pordha, si kjo Rudina, sepse me opoziten tende, te Saliut, dhe Lolo Bashes, ju vetem sa I shtoni jeten Rames si kryeminister. Ore, pse jeni kaq trapa xhanem? Keni 28 vjet qe nuk merrni dot vota, pervec se duke vjedhur, dhe prape fyellit ne ato vrima I bini. Cfare fitove duke share pa kriter qe nga 2013-ta o Skypion koti? Mut fitove, se mut nxorre nga goja.

          Nderroni strategji dhe politike si PD, hiqni ato dy gishtat idiote nga praktika, ndaloni se shari pa kriter, ndaloni se marruri me inivide si Agron Xhafa qe nuk pjerdh njeri per te. Ndaloni se perdoruri slogane idiote si ato te Lolo Bashes, filloni duke kritikuar me themel punet e qeverise, filloni te jepni alternative, dhe do keni shpresa per te fituar vota. Ndryshe, bisht qeni keni per te mbetur, o Skyion idioti.

      2. Hyyy says:

        Skypion,t’i hash mune socialistes se Beratit
        pavaresisht se ti je mesuar t’u hash mune jenicereve te Berishes!
        Provoje nje here ate te Beratit se mbase nuk do ndahesh dot!
        E japim dhe falas,o krric Skypioni!

    3. Tare says:

      Nuk te ben ministre njeri ty o Rudina,se ti ke mendje te pavarur dhe je idealiste!
      Sot minister vihet shoku,miku,servili i kryeministrit,qe i thote atij lepe peqe dhe kurre nuk u shkon ne mendje ta kritikojne apo te shfaqin pavaresine ne mendime!
      Ku shtet do nje Sulltan Pasha dhe te tjeret sejmene te urte!
      I ke pare ti qe asnje minister,drejtor apo kryetar bashkie te beje pritje populli?
      Asnje!
      A ke degjuar ti qe nga ankesa e nje qytetari te bjere termet ne qeveri sic ndodh ne SHBA e gjetke?
      Nen qeverisjen e Rames fshijne “bythen ” me ankesen e qytetarit,kuptohet me bekimin e kryeministrit!

  2. Igli says:

    Per mendimin tim ministri XHafaj duhet te beje lufte pakompromis krimit.Ta godase ate fuqimisht pa pyetur Ramen dhe pa shikuar ne fytyre asnje njeri kujtdo krahu ti perkase.Ti parakaloje te gjithe ministrat e tjere edhe Ramen ti beje ata te ndjehen inferior para tij.Emergjenca kryesore ne Shqiperi ka qene krimi sepse edhe ekonomia eshte ne duart e krimit.Rames po nuk i peqeu ashpersia e Xhafajt ndaj krimit populli vlereson.Them keshtu sepse ministri Xhafa duket njeri me integritet.

    1. bujari says:

      po mer tare po , por gjafa duhet te godase banden e te vellait me pare qe esht kancer per vloren ….. e pastaj te rregulloj te tjerat! ska asnje lloj morali te kerkoje llogari per krimin kur ai krimin e ka ne familje,,ndaj duhet te largohet!

      1. sorge says:

        A mban ti pergjegjesi per njerezit e tu ndaj po te pyes nuk jemi ne regjimin totalitar te japim llogari ose te internohemi per shkak se vellai daja apo kusheriri kan ber faje Ti bujar jeton ende ne shpella merr saliun se e ke shok jeto me te.

        1. Komentuesi says:

          Xhafa eshte nje nga ministrat me te mire,dhe i zoti.Xhafa nuk duhet te vuaj pasojat e vellait,pasi mire e ka nje komentues me siper,se nuk jemi ne diktature qe per faj te nje personi,internohej e gjithe familja.Opozita ate pune ka qe te shpifin,te akuzoi kot,te baltosin e te çirren me inate sa u ha gurrmazi per Xhafen se ashtu ja do politika.

      2. Kalec Dega says:

        E kane ne gjak krimin Leberit, kot nuk njihen si kriminele hajdute dhe gjoksin me vrime e kane nga betejat e medha per mbijetese, krenari dhe komunizem.

  3. ardian says:

    Nuk ishte shtepia e gazetares. Mos e basardo shkrimin.

  4. Aleko says:

    Shqipetaret jane droguar ose kane marre goditjene tru te vogel, ska minister a polic qe mund te sjelle ne vete pa le me ti trembe..kejo eshte shoqeria jone postkomuniste qe te mos e njohi qeni te zone… shteti ? ha ha ! e ku pyet shqipua per shtetin , mire te tha polici zonja gazetare,e cmund tu beje nje polic barbareve dhe krimineleve aq shume te shtuar ne shqiperin3e demokratike..

  5. polici says:

    Sjellja e policit ka qene shume korrekte, kur ndodhet ne situata si kjo kerkon ndihme dhe punet vazhdojne sipas ligjit sepse te tille jane, zonja XHUNGA ndoshta donte qe polici te nxirte pistoleten dhe ta vriste se i kish zene rrugen por ne punojme me lloj lloj njerzish qe po te vepronim keshtu do ti binte te vrisnim e ti mbushnim burgjet plot se i zene rrugen XHUNGES. Sa per zotin Xhafa them qe inatet personale mos i nxirr ne kete forme se eshte turp.

    1. katarakti says:

      Jo mor cilop. Duhej t’i vriste se e moren neper kembe. Se benin te fortin me shtetin! Jo se i zune rrugen asaj zonjes. Por fajin e ka Rama. Qe nuk ka autoritet.Por fshihet pas drejtesise gjoja te pavarur. Por e korruptuar dhe kriminele gjer ne palce. Shqiperia ka nevoje per nje Duterte ose nje Enver tjeter. Vetem ashtu behet zap krimi dhe te fortet! Dhe eleminohen te gjitha bandat kriminale dhe politike. DUke filluar me Bashen, Berishen Ilir hadutin etj etj. Po ç’e do Rama di vetem te beje gallate dhe batuta.Nuk eshte per kryeminister. Shqiperia sot ka nevoje per nje dore te forte. Po e perseris. Qe tu tregoje vendin bandave. Te forteve te lagjes. Atyre qe i bejne karshillik shtetit. Qe nuk paguajne taksa e tatime. Qe ndyejne ngado. Enveri thone qe vrau nja 6 mije veta. Une them se po te vriten sot nja 60 mije veta Shqiperia do te behet e paster, e bukur, e civilizuar ku ta ka enda te jetosh.

  6. Roza Trendafili says:

    Pika mbi i-ne, kjo eshte!!!

  7. tjetri says:

    A moj Rudina, dhe ku ne vlore, ku depatet(keshtu u thoshte zhelefina deputeteve) eshte vete shoku krieminister!!!!! dhe burri juaj ish zv. minister(nuk e di ne eshte akoma) , po nje qytetar i thjeshte??????

    Zgjidhja! Hajde ikim te tere leme vetem ministrin, Krieministrin dhe horrat ne kete vend

  8. xhuxhi says:

    Kur ky lloj karshilliku ju behet personazheve si Xhunges dhe te shoqit qe gjithsesi kane nje pozicion shoqeror, imagjinoni se c’behet me turmen qe kjo klase politike e perbere nga llumi i llumit diktojne tashme prej 28 vitesh. Te thuash turp, aq me teper kur perballe keta kafshet kane pas nje femer, tregon qartasi se ne c’nivel ka rene ai vend.

  9. Ky eshte nji nder rolet e cdo qytetari ne ate vend .
    Reagimi kundrejt cfaqeve te tilla .
    Nji shtet i cili akoma nuk e ka marr seriozishte detyren e vet
    nji polici e paafte te kryej detyren .

    Kjo duhet te behet teme ne emisjone tv

  10. Virusi says:

    Kur minister rendi ve nje pensionist. Duhet njeri i ri, energjik e ne levizje, Jo xhaje qe pi nje grusht ilace dhe qe do gjumin e drekes.

    1. Mul Noka dhe Paloka says:

      Ha ha ha
      I madh je. Vertet nje xhaje eshte, nga ata qe kruajne kurrizin me shkop, ulur ne nje bythe peme, ne hije.
      Ore, Rama e vuri the djale te ri, por i doli i papjekur, dhe i kishte shumë qejf skafet. Edhe sikur hiç te mos kete gisht tek ato aferat per te cilat akuzohet, prape kerriç e tregoi veten.

  11. Peço says:

    Ti mirë i thua Xhafës të bëhet më trim dhe tu dalë në mbrojtje policëve. Por gabon rëndë në një pikë. Nuk ka frikë Xhafa nga kriminelët ordinerë, ai e di, që ata me një të tundur këmbët nuk dinë ku të futen. Xhafa ka frikë nga mbrojtësi i tyre, i cili, nëse Xhafa bënë atë që thua ti, ai e qëron për dy minuta nga karrigija. Ti i shikon si kriminel ata vlonjatë rrugaçë, dikush i shikon si vota të sigurta për jetëgjatësinë e pushtetit. Dhe ata nuk janë budallenjë, e dinë mirë se jua kanë nevojën, ndaj bëjnë çju do bytha. Por ajo që vërtetë të tmerron është se këtë sistem sjelljeje e kanë pothuaj në çdo institucion shtetëror. Të gjithë si puna e këtyre rrugaçëve sillen në ushtrimin e detyrës sepse e dinë se jua kanë nevojën. Vetëm kur kryeministri dhe qeveria do të lërë të kuptojë, por realisht ama, se nuk ju intereson më shumë pushteti se shteti, vetëm atëherë ke për të parë rezultatet e para të një jete në liri.

  12. Usa new says:

    Qeverria edvin bythes dhe leberve te pjerdhur nga trute

  13. Polici(policia)ka frike nga babalet ashtu sic ka frike edi rama nga saliu qe akoma komandon gjthecka ne kete vend rrumpalle.
    I rrofshin 1 milion votat dhe nuk ve rregull dhe pretendon se do bej shtet.

  14. Firdusi says:

    Sa u mallengjeva nga artikulli i kazanit. Nuk te ben njeri ministre po u bere me partine e te forteve kur is e vij ne pushtet te bejne ministre.
    Nuk e kuptuar A ata u bebe te till ne kohen e mbreterimit te PD asaj kerkoji hesap jo na tregon koke uljen e Xhafes.

  15. Vjola says:

    The lumte
    Rudina. Shte kurre te mos kete frike nga krimi she droga ,jepni shembullin me salen lulin she like Mona floririn .she ta shikojne vrimen e miut droga dhe krimi .

  16. gjoni says:

    raportoje! Pse e ka armen polici i trembur? Te armatoset i gjithe populli

  17. Çentrale says:

    E saktë. Edhe mua mu dukën shumë të edukuar me ca tipa që parkonin në mes të rrugës në Lungomare?!

  18. Tnt says:

    Te lumte goja dora dhe mendja. Shpresoje mos ta lexoje Rama se do tallet sic ka bere 5 vjet, shpresoje Ministri ta shtypi dhe vendosi ne vend te portretit Ismail Qemalit per ca kohe, deri kur te na ktheje besimin…

  19. Pellumb Kulla says:

    Resp[ekte Rudina Xhunga. Perkulem me nderim perpara teje, per nervin, temperamentin qytetar dhe atdhedashurine. Dhe, natyrisht te falenderoj pa mase!
    Pellumb Kulla

    1. Hyyy says:

      Skypion,t’i hash mune socialistes se Beratit
      pavaresisht se ti je mesuar t’u hash mune jenicereve te Berishes!
      Provoje nje here ate te Beratit se mbase nuk do ndahesh dot!
      E japim dhe falas,o krric Skypioni!

  20. Manalati says:

    Është e çuditëshme si zhvlerësohet gjithçka që paraqet interes të jashtëzakonshëm, kur trajtohet me kaq naivitet nga dikush që për zanat ka të trajtoj tema që shqetësojnë gratë shtëpiake. Të bëhesh ti ministre për ti çuar punët ku e lyp nevoja? Shaka më të lezetshme zor se mund të dëgjojnë veshët. Ata rrugaç me suport politik janë gati ti zbathin pantallonat policit dhe të zbardhin dhëmbët, duke bërë me këtë rast një barrë qejf, jo më ty, e nderuara zonjë, që janë të gatshëm ti veshin brekët nga koka. Ndaj them, se ju duhet të keni në radhë të parë të qartë, se rrugaçët e çdo kategorije e kanë të qartë se vlejnë shumë më tepër se ju në kohën që jetojmë. Ata e dinë se në këtë vënd nuk jetojnë njerëz të lirë, por njerëz që vlerësohen thjesht si votë. Jo vetëm kjo, por më kryesorja qëndron në faktin se ata shoqërohen çdo ditë me ministra e deputet dhe ju është krijuar përfundimisht bindja se fakti që rrinë gjithë ditën me ta, i bënë të barabartë me ta. Prej këndej buron çdo sjellje dhe qëndrim që ata manifestojnë. Shkurt, ata e ndjejnë se nuk ka specie më të dobishme se ata në kohën që jetojmë. Dhe në fund më vjen keq për ju zonjë, që bëheni qesharake dhe nuk ju vjen keq për vehten, kur suportuesit e tyre në shoqëri me ta, tallen rëndshëm me sinqeritetin tuaj, duke ironizuar dhe qeshur gjithë kënaqësi, bile duke vënë edhe baste me faktin, që sikur ju të bëheshit ministre, a mundet të gjëndej dikush që do tu ngrinte fustanin dhe zbuluar pjesët intime të trupit? Edi Rama kish për të vënë shumën më të madhe të parave dhe të jeni e bindur se kish për të dalë fitues.

  21. Hysni Kapedani says:

    Po ata njihen si Labet Hajdute me Vrime ne Gjoks. Pse me ata u krujte ti? Milet me shtazarak as ne Tropje nuk gjen.Kot i shani maloket, ska ma tndyre se Leberit.

    Qe ska shtet kjo dihet qysh prej 30 vjeteve.Si PD si PS jane mafje te lidhur me krimin, perfaqsuesit e PS dhe PD/LSI e gjithe Partitive jane rrugace, gangstere,mafjoze e bashkpunetore ne krim.

    1. Genci says:

      Fjala Tropoj rrjedh nga fjala Trap, por maloket u shtojne nje “aj” ne fund fjaleve duke e kthyer ne trapaj. Dhe me pas a-te i zevendesojne me o, sic bejne me Tiranen qe e Shqiptojne Tiron. Dhe keshtu Trapaj u be Tropoj.

  22. fredi says:

    Na mallëngjeve he rudin, tana ja kujtove ministrit, po ministri nuk i ka më xhep ato që i lexon ti,dhe ti e din mirë që ligjin se bën ministri por e ban parlamenti me të tana votat majtas djathtas. Kshu qi bani thirrje opozits ti bashkohen ligjit dhe jo maliqit berisha. Asht bukur kur e shikjon punën e policit si turiste,po kur vjen puna ke ligji,ku me të gjitha nji ato që thu zotrote shtoj dhe rrogën dhe ta po shef se si po tbahet puna.

  23. Turi says:

    Megjithe respektin qe kam per RUDINEN nuk jam me RUDINEN ne kete muabet. Nuk akrohet njeri RUDINES ne VLORE. Policit dhe mundet po RUDINES KURSESI JO

  24. Askushi says:

    Ha ha ha ha, Rudingla Xhungla, Ministre e Rendit të Xhunglës, ha ha ha ha, shokun Hila, bëje Drejtor tè Pordhicisë, e jo zëvënes Ministreshë, se të përgjon, hahaha, kot e përgojon shoun Miri, se tashmo jena msue me shohët Miri, do Zoti bie kjo Qeverri kët Shtator dhe do kemi një shou Miri të ri Ministër , pse jo, shou Mir Mediu, ha ha ha ha, një Gërrdec i ri , do e freskonte qi kët milet t’vjetër sa Xhungla.

  25. tony says:

    Me vjen keq por po te ishin ne New York te gjithe ata: O ishin arrestuar, O ishin pushkatuar!
    Policia nuk kundershtohet!
    Urdheri i policit zbatohet!
    Te drejten e vendos Gjykata.

  26. kirasi blu says:

    Xhafa duhet te shkoje ne Filipine te marre pak eksperience te shohe si vriten qejte e e rruges!!!
    Zonja gazetare te pershendes per artikullin !

  27. Lennard says:

    E more vesh cfare Buri Ke? Ti inkurajoje Policin Ai te prapste nga Vrulli Pozitiv qe kishe marre .Pale ka qene dhe Zv.Minister i Mbrojtjes!!!!

  28. Ilo says:

    Sjellja e policit superkorrekt ndersa per ministrin ndoshta duhet te dale ne terren dhe te ju thote policeve qe keni gjithe perkrahjen dhe mbeshtetjen te mos e rruaje as per akuzat e PD dhe leshelise dhe as per njerzit e Sinan Idrizit mikut te Rames madje te ja beje te qarte edhe ketij te fundit qe lufta ndaj krimit eshte lufte pa kompromis.

  29. Shteti says:

    Keshtu funksionon ne gjithe vendin biles duhet t e ishe treguar me I zgjuar se hajde mbyll muhabetin tani se gjoben do e paguaj vete ay!

  30. Sali Serbi says:

    Humbje kohe Rudine! Policia ne Vlore nuk ka per te ngritur kurre krye.Sepse jane shoket e vellait te Xhafes qe komandojne atje,plus edhe skizofreni Edvin rrumpalla qe ka ulur breket ne Vlore,per ca vota te pjerdhura.Ne nje shtet qe drejton mafja,nuk ka per te pasur kurr polici.Edhe juve po te beheni minister rendi, nje vere ne uje do te beni.

  31. Alban I says:

    Nuk e ka fajin Xhafa, e ka sistemi I sigurise se shtetasve. Sali Berisha I mbylli policet neper komisariate dhe e la popullin nen meshiren e gjakmarrjes, krimineleve e hajdutev. Kthejini policine ne gjirin e popullit sic I ka Amerika (SHBA); vendosni Komisare ne cdo nenprefekture, se nenprefektura eshte pushtet jo bashkia qe ka detyre pastrimin e qytetit. Se nenprefektura ka prokurore qe rregullojne marredheniet e komisareve me njerezit fajtore; se nenprefektura ka gjyqtaret ku shqyrtohen ankesat e qytetareve etj. etj. Pra trekendesshi: KOMISAR+PROKUROR+GJYKATE. Te tre mbidhen ne ndertesen e nenprefektures, shqyrtojne problemet dhe e ndajne shaping nga sheqeri. Po Shqiperia nuk ka asnje ndertese per Nenprefekture!!!!!

  32. Lara says:

    Te lumte Rudina
    E perjetova te gjithe ngjarjen. Me ka ndodhur edhe mua e njejta gje. Te mbeshtes ne cdo rresht qe ke shkruar. S u gjend nje minister rendi i sakte,? Krimi dhe te fortet e te fortat, e tyre, sepse grate e te forteve jane super te forta, po gjunjëzojnë shtetin.
    Ku fle lepuri,? Duan ta boshatisin perlen Shqiperi. Na duan te ikur, te munguar, te varfer, pa dinjitet, pa krenari pa kombesi, sikur te kishte 10000 gra si ti, qe te dilnin ne shesh, te siguroj se do permbysej situata. Flm Rudina e mençur

  33. Merati says:

    Ministri xhafa eshe i shkelqyer por plerat qenat kriminelet antishqiptaret e PD qellimisht kerkuan e kerkuan deri sa gjeten nje dicka qe nuk eshte asgje vetem dhe vetem per ti ulur koken qe policia te mos jete ne lartesine e duhur Rudina kushdo minister te vihet keta plera qe ka Opozita do remijne gjithe qenefet ti gjejne dhe atij dhe tjetrit pas tij nje dicka qe qe tja bejne ministrine mizerje qe policia te mos jete eficente plerat e opozites nuk duan shtet dhe ligj sepse ne kohen e tyre nuk ka patur shtet dhe ligj dhe ne kete menyre justifikojne qelbesirellekun e kohes tyre

  34. ziza says:

    Policia eshte shteti vete, po nuk pati polic me autoritet ske cka lipe ati. Edi rama ashtu si eshte te e zgjidhe problemin e administrates , duhet te merre masa edhe per policine e shtetit, ti jape vendin qe i takon ne shtet , nese duam te behemi shtet seriaz , perndryshe sa here qe dot ngelim keq si rasti Rudines dot therasim ah ku je Enver. se njerezit me pare duan shtet.

  35. hajdarmozi says:

    Kane marre zemer, skapet e ati Sinan Idrizit, se Sinan Comi eshte mbrohet nga Rama.
    Plus qe policat ne Vlore kane frike se shteti nuk i mbron, nate u djegin makine, u ngacmojne familjen etj etj.

  36. çeço Selimi says:

    Shpresoj qe te mos i kete lexuar kete rrefim Lul Basha dhe Mona Kryemadhi se pastaj do te te quajne te lidhur me krimin !!!!

  37. ilir says:

    Kush nuk e ka kuptuar Rudinen ne kete shkrim eshte idiiiiooooot. Nuk ka nevoj se pse. Ata qe kane tru e kuptojne menjehere. O shqiperi qe te mbyten injorantet. Edhe nje shkrim te thjeshte se kuptojne. Poi ajo qew trajtohet aty eshte shum,e shqetesuese. Edhe ne mes te Tiranes ndodh. Se ka akoma te forte dhe policika me te vertet ka dfrik. Prandaj duhet mbeshtetur ajo qe rudina thote ore kokra e idiotit. Po le qe ja fus kot, ne kemi idiot dhe idiote ne parlament si psh.Petriri i LSI, jo ai eshte torrollak

  38. Elba says:

    Shenomeni dhe mua!Polici shkoi ne Klub,por e perzune Vlonjatce.C’jane keto shkrime te nivelit ulet?Eshte kjo grua valle Gazetare?Dhe eshte ne radhe per tu bere Ministre Rendi.Turp!Pyete veten,Police a mund ta besh?Pse nuk thua,se Shteti nuk eshte atje ku duhet.Ne lartesine ku e duan Shqiptaret.Mjaft me! Jeni tallur shume me Shqiptaret.Mendoj,se dhe ju keni Kontributin tuaj ne kete drejtim.E perzune Policin Vlonjatshe!

  39. Ben says:

    Është shumë interesant ose e thënë më shqip për të ardhur keq fakti se çfarë koncepti ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit.
    Më poshtë po citoj pjesë nga një letër e tij që justifikon shkeljen e ligjit nga automjetet e Ministrisë së Brendshme.
    A ka mundësi që duke patur nëpunës të lartë të shtetit që mendojnë kështu “të bësh shtet”? Nxirreni vetë konkluzionin:
    “… Automjetet që përmenden në këtë ankesë, janë mjete të strukturave të Komisionerëve të Vetingut dhe stafit të OMN, të cilët për shkak të statusit, shoqërohen dhe ruhen me Vendim të Këshillit të Ministrave nga Garda e Republikës së Shqipërisë, gjatë gjithë kohës për qëllime sigurie.
    … Të gjitha mjetet e parkuara në rrugën “Gjergj Filipi”, mes Hotel “Rognerit” dhe Pallatit Kongreseve, të fotografuara nga ankuesi, janë të anëtarëve të Komisionit të Vetingut.”

    1. F.A. says:

      Ke plotësisht të drejtë. Ne vërtetë jemi vënd i çudirave. Pothuaj si rregull i pashkruar, tek ne ligjet nuk diskutohen para se të bëhen,diskutimi fillon pasi janë miratuar.

  40. Nik says:

    Mè duhet tè shkoj kundèr rrymès.Pyetja èshtè nèse ekziston policia,po!Ministèr èshtè xhafa por çfar ka ndryshuar me ardhjen e tij ,asgjè.Kush ishte ministèr para xhafès dhe me cilèt bashkpunonte nè vlorè??Kush ishte ministèr dhe zv,ministèr me berishèn me cilèt bashkpunonin?? Atèhere pèrse zonja rudina merr penèn dhe shkruan,ka 28 vjetè qè rendi u shpèrbè krejtèsisht nga jugu nè veri sepse çdo opozit majtas dhe djathtas e ka diskretituar punèn e policis dhe vazhdojn ende.Ndodh edhe jasht shtetit kur makinat vendosen dopjo rresht sidomos afèr bareve nè mèngjez pèr kafe, ka njerèz qè vonojn edhe 5 minuta por bllokojn trafikun etj etj ndèrsa polici mbyll njè sy ose fèrshèllen bilbilit kètè shèmb nqse zonja rudina e dèshiron njè vidio dhe ja dèrgojmè .
    Forcat e policis kanè nevoj pèr pèrkrahje morale,ekonomike,shkollè.kulturè,financime,pèrgatitje profesionale,ngritje rrogash ,kurse,konkurse.Pèrpara pak ditèsh kètu nè “Tema”shkruajta rreth aventurave tè njerèzve tè mij lidhur me ardhjen me avion nga tirana nè itali ishte njè çmènduri e gjithashtu fakti mè i dèshpèruar me tragetet e vlorès sikur tè pèrjetonim ikjen e viteve 90 tè si klandestin atèhere por dhe sotè.
    Forca rudina, kuptoj zemèrimin tuaj tè drejt si çdo vlonjat/e dhe ju dèshironi njè vlorè dhe shqipèri tè kulturuar dhe tè forcuar ekonomikisht ,vlora na i falè kritikat sepse èshtè nèna jonè .

  41. Vito Kermilli, shoku i Nikos qe mashtroi me kultivimin e kermillit says:

    Opo ty te lumte, burre gjete, portal bere, vajzes i gjete baba legal, po kuptimin e shkrimit nuk e kuptova. Ne cdo vend te botes ka te forte qe perballen me policet, por budallacke si puna jote qe shkon e ben sher me te fortet duke patur vajzn me vete , vetem ty te kam pare.
    Cope dru !

  42. Rekja says:

    Nje shkrim, palo shkrim, qe i ben lavde Fatmir Xhafajt. Si moj zonja Rudine ai e coi vellane e tij ne burg? Keshtu vepron gjithnje? Ti transformosh faktet e te besh sikur nuk kursen dhe ministrin eshte edhe me keq. Tani nuk mund te te lexoj me. Turp per nje gazetar qe vepron si ti.

  43. katarakti says:

    Shkaterrimi i policise ishte vazhde e shkaterrimit total te Shqiperise. Jo ne vitin 1997, siç thone disa por qe me 1992-shin. Pikerisht atehere gjendesha prane bankes. Aty ishte edhe nje polic qe po perpiqej te hapte rrugen e zene nga kambistet. Dhe aty pashe ate qe nuk do ta harroj kurre: Dy alabake, me siguri ish hajdute te saponxjerre nga burgu, iu sulen policit me fjale nga me te ndyrat. E bene lecke para gjithe njerezve. Une qe isha deshmitar po me hypte gjaku ne koke kur degjonja ata qelbesira qe i merrnin erzin nje punonjesi te nderuar te shtetit. Thonja me vete:”Po si i duron, or qofsh ti qe je?! Pse nuk e nxjerr ate patllake. Njeriu nje jete ka. Dhe rron per nder. Ty po ta marrin nderin ne mes te Tiranes! Dhe ti rri dhe pertypesh si mumje”! Dhe vertet polici nuk pipetiu me. U largua me bisht ne shale. Qe ne ate kohe u binda se shteti kishte marre fund. Asnje faj nuk ka as Rama dhe as Xhafa. Faji eshte i malokut qe zbriti nga guva me valixhe druni. Ai i vuri minat ketij vendi. Ai duhet varur i pari qe te shpetoje Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *